Tema e projektit: Zhvillimi i artit gjatë shekujve XVI-XVII
Në këtë projekt do të njiheni me zhvillimet në spektrin artistik në periudhën e viteve 1600 – 1700, një etapë e rëndësishme në kulturën Europiano-Perëndimore. E njohur si një periudhë kaosi, konfuzioni e lëkundjesh, por mbi të gjitha ndryshimesh të mëdha, ky terren i dha shkas lindjes së një stili të ri e kontradiktor artistik.
Nëntemat e trajtuara:
-
- Historiku i Epokës Baroke
– Shekujt XVI-XVII përkojnë me vazhdimin e ndryshimeve dhe zhvillimeve historike, kulturore, artistike. Lindja e stilit barok lidhet së shumti me Kundër Reformën që u përhap më shumë në vendet katolike, me krizën e idealeve të humanizmit, lëkundjet politiko –shoqërore që ishin karakteristikë për shekullin XVII. - Cfarë përfaqëson Arti Barok
– Arti barok është shprehje e revolucionit kulturor që bëhet në emër të katolicizmit. Ai shpreh karakteristika të artit manierist, por i kushton rëndësi aspektit emotiv dhe, në disa raste, atij irracional. - Format e shprehjes në arkitekturë, skulpturë e pikturë
– Arktitektura baroke shquhet për alternimin e sipërfaqeve konkave e konvekse, të cilat krijojnë një lojë vizuale të forcave kontrastuese, ndërsa piktorët e kësaj periudhe përshkruan me thjeshtësi realitetin, duke iu dhënë një pamje të përditshme edhe skenave të shenjta. - Disa nga artistët më të njohur të kësaj epoke
– Francesko Borronimi, Xhan Lorenco Bernini, Mikelanxhelo Karavaxho, Rembranti dhe veprat e tyre që i kanë mbijetuar kohës.
- Historiku i Epokës Baroke
Ky projekt është i përshtatshëm për nxënësit e arsimit 9-vjeçar.