fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Adoleshenca – Projekt në Qytetari

 

Adoleshenca

Cdo te thote te jesh “Adoleshent”?
Adoleshenca është periudha kalimtare që ndan fëmijërinë nga mosha e rritur. Vetë fjala
adoleshent, në thelbin e saj ka të bëjë me moshën që është në zhvillim. Kjo fjalë rrjedh nga gjuha latine, adolescere, e cila do të thotë rritem, piqem. Pjekuria seksuale, intelektuale dhe morale nuk ecin paralel, kanë shpërpjesëtime, madje edhe kundërshtime.Ajo është gjithashtu një lëvizje plot fuqi, premtime dhe jetë. Kjo fuqi është tepër e domosdoshme, është energjia themelore e këtij shndërrimi. Në grup adoleshenti ndihet më mirë, ka të njëjtat pika orientimi, një gjuhë të koduar për vete që i lejon të mos përdorë atë të të rriturve. Nuk ka adoleshencë pa shqetësime dhe vuajtje, sepse kjo është periudha më e dhembshme e jetës. Por adoleshenca është dhe periudha e gëzimeve të mëdha. Gracka që ngre adoleshenca është se ti ke dëshirë t’i largohesh gjithçkaje të vështirë, të arratisesh jashtë
vetes, duke u hedhur në aventura të dyshimta ose të rrezikshme, i joshur nga njerëz që i njohin dobësitë e tua ose të zhytesh brenda vetes, duke qëndruar prapa një mburoje të rremë.Adoleshenca siç e njohim sot nuk është vetëm rezultat i zhvilllimit fizik, fiziologjik dhe psikik, por edhe ndryshimeve kulturore dhe sociale. Ajo nuk është e njëjtë në të gjitha pjesët e botës dhe nuk i ka vështërsit e njëjta në vende të ndryshme. Karaketristikat e adoleshencës
gjithmonë ndryshojnë dhe qfarëdo pohimi mbi adoleshencën që nuk ka datë të sakt pak janë të besueshme.
Nëse i referohemi enciklopedisë së lirë në interenet Wikipedia, mund ta gjejm nocionin adoleshenca: Adoleshenca në konceptet bashkëkohore të zhvillimit të personalitetit kuptohet si fazë specifike në zhvillim, e përcjellur me kriza të bujshme psikike, emocionale, morale dhe me shqetësime e bredhje. Trajtohet si fazë kalimtare nga fëmijëria në pjekuri. Në mënyrë aproksimative mosha përcaktohet në mes 12 dhe 20 vjeç kur tek të rinjtë ngjanë ndryshme të
mëdha trupore dhe psikike të përcjellura me ndryshime specifike në sferat sociale. Dallojnë pesë faza: paraadoleshenca, e hershme, e mesme, e vonshme dhe postadoleshenca. Çdonjëra shkakton kriza të ndryshme, ndër të cilat më të rëndësishme janë: kriza(konfuzioni) i identitetit, kriza e autoritetit, asketizmi, hipokondria dhe kriza e seksualitetit.Adoleshenca si një periodë e zhvillimit të njeriut është krijimtari e shoqërisë moderne dhe kushteve të saja të ndërlikuara. Fillon kur fëmija e arrinë pjekurinë seksuale. Pubërteti, si periodë kur arrihet pjekuria seksuale është pjesë e adoleshencës. Për shumicën e vajzavepubërteti fillon në mes 12-14 vjeç, e tek djemtë në mës 13-14 vjeç. Gjatë zhvillimit të hovshëm fiziologjik në pubërtet piqet përbërja e organeve për reprodukim, zhvillohet karakteristikatsekondare seksuale. Si një periodë paraprake e adoleshencës, pubërteti përfundon kur të paraqiten të gjitha karakteristike sekundare seksuale dhe fitohet aftësia e reprodukimit.Kufiri i fundit i adoleshencës në një farë mënyre është arbitrar sepse përfshinë shumë aspekte të cilat varojnë nga shoqëria në shoqëri. Si përcaktues më i shpesht i kufirit të fundit të adoleshencës merret pjekuria emocionale dhe sociale, e kjo do të thotë përvoja, gatishmëria dhe aftësia për ta luajtur rolin e të rriturit. Disa njerëz kurrë nuk e arrinë pjekurinë e plotë emocionale dhe sociale dhe gjithë jetën e luajnë rolin e adoleshentit.Periudha e adoleshences mund te merret si e veshtire, kjo per arsye sepse edhe adoleshentet kane detyrime per veten dhe jeten e tyre. Detyrime te cilat jane:
• Zhvillimi i tutjeshëm i aftësive, posaçërisht atyre intelektuale, të nevojshme për jetën nëbashkësi.
• Zgjedhja dhe përgatitja për profesion.
• Arritja e pavarsis emocionale nga prindërit
•Adaptimi në ndryshimet fizike, pranimi i dukjes fizike personale.
• Arritja e sjelljes së dëshiruar dhe përgjegjëse sociale.
• Arritja e vlerave dhe normave etike si orientim në sjellje, si dhe pikëpamja personale për të ardhmen.
• Vërja efikase e raporteve sociale me moshatarët të gjinisë së njëjtë apo të kundërt.
• Përgatitja për martesë dhe jetë familjare.
• Arritja e pavarsisë ekonomike
• Krijimi i vlersimit real mbi vetveten dhe caqet personale.
Vetëdija mbi veten
Personaliteti është sistem shumë i ndërlikuar, e thelbin e saj e përbën mendimi mbi veten që paraqet vetëdijën e ekzistimit personal, ndjenjë e cila mundëson ta njohim veten në situata dhe kohë të ndryshme. Kjo është mënyrë në të cilën e përjetojmë veten. Ideja mbi veten apo ego ndjenja është e vetmja dëshmi e sigurtë e ekzistimit personal. Ajo gradualisht zhvillohet nga dita e parë e lindjes, së pari përmes trupit personal për t’u zgjeruar në personat më të
afërt dhe përfundimisht duke e zgjeruar vetëdijën personale mbi aftësinë për të menduar.
Vetë ideja mbi veten veç në adoleshencë bëhet vështirë e ndryshar, aty ekzistojnë vështërsi të mëdha për t’i ndihmuar adoleshentit ta ndryshoj personalitetin e tij. Për shembull, nëse për veten ka mendimin se është nxënës i paaftë, vetë përpjekja për ta bindur për të kundërtën është thuajse e kotë.
Shumë faktor janë me ndikim në zhvillimin e mendimit mbi veten, e më të rëndësishmit janë:
• Emri dhe mbiemri
• Konstrukti trupor, defektet, kondicioni
• Aktiviteti hormonal
• Garderoba
• Inteligjenca
• Shkalla e aspiratave
• Emocionet
• Kultura
• Shkolla
• Statuti social
• Familja
Ndikimi i këtyre faktorëve është i ndryshëm tek çdo adoleshent. Pak a shumë disa është e
mundur të kontrollohen, e disa aspak.
Vlerësimi i projektit

User Rating: 3.01 ( 10 votes)

Shihni dhe

Reklama dhe roli i saj në treg – Projekt në Qytetari

 Reklama dhe roli i saj në treg Reklamimi Reklamim (Radio-Televizion) do thotë çfarëdo shpallje publike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)