Turizmi në trevat Shqiptare
Turizmi bregdetar
Përkatësisht turizmi pranë detit i përqendruar në perëndim të vendit dhe veçanërisht në Velipojë, Shën Gjin, Durrës, Vlorë, Rivierë dhe Sarandë, Ksamili është mese i frekuentuar. Këto qytete ofrojnë dhe një numër të madh shërbimesh, hotele dhe restorante, duke tërhequr vitet e fundit vëmendjen e turistëve të huaja.
- Durrësi: sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë si destinacion turistik. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij, i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turiste në ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mire. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik.
- Vlora: me një popullsi prej 150.000 banoresh ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në bregdetin Adriatik. Vlora është një qendër turistike dhe përgjatë plazheve të saj do të gjeni shumë hotele dhe restorante.
- Saranda: qyteti i bukur i Sarandës ofron një stil dhe atmosfere të veçante. Panorama e detit, shumëllojshmëria e florës, e favorizuar dhe nga klima e bute, e bëjnë Sarandën një qendër kryesore pushimesh dhe një qytet të rëndësishëm turistik. Saranda ndodhet në një gji të hapur deti, përballe ishullit grek të Korfuzit.
- Divjaka: Plazhi i Divjakës, i gjatë rreth 12 km, është një nga bukuritë natyrore më mire të konservuara në Shqipëri. Plazhi në të shumtën e rasteve frekuentohet nga banoret vendas ose vizitoret e ardhur nga qyteti i Lushnjes, por edhe nga turiste të tjerë.
- Velipoja: Plazhi i pashfrytëzuar i Velipojës në qytetin e Shkodrës ofron mundësi të reja zhvillimi të turizmit bregdetar.
- Semani: Plazhi i Semanit është një prej plazheve më piktoreske në Shqipëri. Plazhi është rreth 3.5 km i gjatë dhe rreth 2 km i gjerë. Dy prej veçorive unike të këtij plazhi janë: rërë e imët dhe pyjet e bukur me pisha. Deti është i cekët dhe shumë i përshtashëm për pushime familjare e me fëmijë.
Turizmi kulturor
Turistet perendimore preferojne kryesisht ate kuluturor, dhe ne vitet e fundit po rritet interesi edhe te vendasit. Parku me i vizitueshem sot per sot mbtetet Butrinti.
Turizmi malor
Në veri është hapur projekti i 40 haneve me mbështetjen financiare të projektit të GTZ-se. Në jug të vendit ndjehet nevoja e një mbështetje por, gjithsesi, banorë të jugut kanë hapur shtëpitë e tyre dhe po i shfrytëzojnë për qëllime turistike, pavarësisht se ju mungon asistenca e donatoreve si ajo që është dhënë në veri të vendit. Atraktiviteti dhe klima e mbeshtet shume kete strukture por institucionet perkatese bjene shume pak.
Në momente të vështira klimaterike psh. reshjet e dëborës ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e turizmit të bardhë ose malorë pasi bëhen aktivitete si: ski, patinazh etj. Serisht me mbeshtetjen e GTZ jane shenjuar dhe standartizuar disa nga shtigjet e ecjes se këmbësorëve si dhe lidhur ne nje rrjet edhe disa nga bujtinat ne fjstara si Kuçi, Piluri, Fterra, etj.
- Voskopoja: ndodhet rreth 21 km nga Korça mbi një pllaje 1160 m mbi nivelin e detit. Karakteristike e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët dhe kurativ. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Fshati është një nga zonat me tërheqëse nga këto ane të Ballkanit.
- Razma: Fshati i Razmës ndodhet rreth 41 km në veri të Shkodrës; është vendi ideal për të praktikuar alpinizmin malor dhe skitë. Fshatrat e tjerë rreth tij, Vermosh, Boga dhe Vukli janë unike për bukurinë e tyre natyrore. Fshati të ofron mundësi akomodimi për vizituesit.
- Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës: Parku ka një siperfaqe prej rreth 8.000 hektarësh dhe ndodhet 25–30 km në veri të qytetit të Bajram Currit. Vlerat e tij shkencore, turistike dhe kurative janë të kombinuara me një bio-diversitet të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Parku Kombëtar i Thethit: Gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra, ka një siperfaqe rreth 2.630 hektarë. Një monument natyror vërtete interesant është ujëvara e Grunasit. Ujerat e saj zbresin nga një lartësi prej 30 metër.
- Parku Kombëtar i Malit të Dajtit: Gjendet në pjesën lindore të kryeqytetit dhe mbulon një siperfaqe prej 3.300 hektarë. Fauna këtu është e një shumëllojshmërie të madhe dhe e një interesi të madh. Parku është një zonë ku rriten disa gjitare të mëdhenj, si derri i egër, ujku, dhelpra, ariu, macja e egër etj.
- Parku Kombëtar i Llogarasë: Gjendet 36 km nga qyteti bregdetar i Vlorës. Eshtë një park i mbrojtur dhe me një shumëllojshmëri të pakrahasueshme bimore dhe shtazore. Restorantet dhe kampet e pushimit janë të një cilësie të lartë. Ato ofrojnë shumëllojshmëri në kulinari, duke filluar që nga prodhimet tradicionale (mishi i Karaburunit, djathi i dhisë, kos fshati, erëza bio dhe mjalt lulesh mali etj) dhe të gjitha llojet e gatimeve mesdhetare. Monumente kulture janë Pisha Flamur e ruajtur në vite. Mundesitë për kamping dhe aktivitete sportive janë të panumërta në hapsirat bosh të parkut.
12Vite.com Përgatitje për Shkollën e Lartë