fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Planifikimi i transportit urban për një jetë më të mirë – Projekt në Qytetari

Planifikimi i transportit urban për një jetë më të mirë.

Nëntema:

  1. Aksidentet
  2. Ndotja e shkaktuar nga transporti
  3. Masat parandaluese

Ndotja e shkaktuar nga transporti

Vendi ynë është një ndër vendet më të ndotura të Evropës sipas studimeve më të fundit të bëra nga specialistët e mjedisit. Ndotja e mjedisit kryesisht nga transporti është shkaktari i sëmundjeve tek 1500 personave çdo vit në vendin tonë. Të dhënat janë bërë publike nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik të cilët pohojnë se kjo ndotje është më e madhe në zonën përgjatë autostradës Tiranë- Durrës. Por këtë gjë e konfirmon edhe Xhemal Mato specialist i mjedisit i cili thekson se ndotja për shkal të gazrave të automjeteve është kthyer tashmë në një bombë me sahat e cila mund të shpërthejë nga momenti në moment për qytetarët.  Sipas tij ndotja kryesore është ndotja nga grimcat e imëta për shkak të transportit dhe kjo ndotje është tejkaluar mbi normat e BE-së në një masë që shkon deri në 200-300 për qind. ka pohuar specialisti i ambientit Xhemal Mato. Sipas tij, vetëm nga ndotja e ajrit nga pluhurat e imëta në zonën Tiranë-Durrës sëmuren çdo vit 1000-1500 persona. Por edhe studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik i kryer në 6 qytete të ndryshme të vendit, ka treguar se shqiptarët tashmë janë të rrezikuar se kurrë ndonjëherë në shëndetin e tyre jo më nga pluhuri i zakonshëm, por nga bloza e dalë nga makinat. Në qytetet më të ndotura në vendin tonë është Tirana, e cila zë vendin e parë si për grimcat e ngurta ashtu edhe për blozën dhe benzenin. “Zonat më të ndotura në Tiranë janë zonat pranë kryqëzimeve, si qendra e kryeqytetit, “21 dhjetori”, pika pranë Ambasadës Italiane dhe zona e ish-Bllokut”. Sipas specialistëve ndotja e ambientit është 100 mikro gramë për metër kub, që do të thotë disa herë më e lartë se normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Për këtë arsye specialistët bëjnë thirrje për kontroll të rrepte të automjeteve që të mos shkaktojnë ndotje të mjedisit, por në mënyrë të veçantë edhe të karburanteve. Sipas Deliut, Tirana ka nevojë urgjente për gjelbërim si masa ndaj nivelit të lartë të ndotjes.

Studimi
Në një studim të kryer nga ISHP-ja janë përfshirë 6 qytete të mëdha në vend, dhe pikërisht Tirana, Vlora, Fieri, Durrësi, Shkodra dhe Korça. “Po rritet në mënyrë të qëndrueshme edhe përmbajtja e NO2 në ajrin urban të këtyre qyteteve, si rezultat i shtimit të trafikut automobilistik. Bazuar në ecurinë rritëse të tij, gjatë pesë viteve të fundit edhe NO2 pritet të kapërcejë normën e vendeve të BE-së”, është shprehur specialisti i ISHP-së, Agron Deliu pak lojë parë. Sipas tij, deri tani qytetet që e kanë kaluar këtë normë janë Tirana, Korça dhe Vlora. Për të ulur sasinë e këtij pluhuri në vendin tonë, këshillohet vendosja e një norme të përcaktuar, për benzinën që importohen në Shqipëri. Ajo duhet të jetë më e vogël se 5 për qind në masë. Kurse për sa u përket grimcave të ngurta, që janë një tjetër faktor ndotës, edhe këto e kalojnë masën deri në 4.5 herë, në të gjitha qytetet e monitoruara nga ISHP. Përmbajtja e grimcave të ngurta (LNP e PM 10) në ajrin e qyteteve Shkodër, Durrës Tiranë, Fier, Vlorë dhe Korçë në mënyrë të qëndrueshme tejkalon masën, nga 2 deri në 4.5 herë normat e lejuara të vendeve në BE. PNUD ka organizuar një studim mbi zonat më të ndotura në Shqipëri. Prof. Sazan Guri, ekspert i i mjedisit në Shqipëri zbulon pjesë të raportit i cili ka marrë në studim 10 pikat më të nxehta të Shqipërisë. Burime zyrtare nga ana e PNUD (United Nations Development Programe) thonë se studimi ska përfunduar ende.

 

Sëmundjet
Sëmundjet që shkaktohen nga ndotja e ajrit janë ato të cilat në të shumtat e rasteve kanë të bëjnë me kancerin e mushkërive numri i të cilëve për një vit arrin 1400 raste nga të cilat 150 prej tyre pësojnë vdekjen. Por nuk mbeten më mbrapa sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes kancerit të mushkërive etj. Ajo çka mbetet problematike është se ndotja e ambientit po bëhet një ndër shkaktarët kryesore për rritjen e sëmundshmërisë Polmonare por dhe shkaktimin e kancerit të mushkërive por nga ana tjetër specialistët theksojnë se nga sëmundjet kryesore të cilat shkaktohen nga ndotja e mjedisit janë bronkopneumopatia kronike obstruktve e mushkërive pneumokoniozat të cilat janë të ndryshme sipas llojit të ekspozimit Kanceri i mushkërive Astma etj.

 

Vlerësimi i projektit

User Rating: Be the first one !

Shihni dhe

20. Alkenet – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Alkenet Alkenet janë hidrokarbure të pangopura me formulë të përgjithshme CnH2n. Janë izomerë strukturorë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)