fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

22. Arenet – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Hidrokarburet aromatike (arenet)

Fillimisht, emërtimi aromatik është vendosur për shkak të aromës karakteristike që kishin disa përfaqësues. Ndërsa sot termi aromatik nënkupton strukturën karakteristike të areneve. Për të shprehur këto karakteristika, analizojmë benzenin si përfaqësues të tyre. Benzeni (C6H6) ka strukturë ciklike ku të 6 C janë të hibridizimit sp2. Si rezultat i kësaj, cdo karbon është i aftë të formojë një lidhje dyfishe. Mqs, lidhjet π janë shumë pranë me njëra – tjetrën, reja elektronike çlokalizohet duke formuar një re elektronike në trajtë unaze që vendoset mbi dhe nën planin e ciklit të karboneve. Unaza e benzenit është karakteristike për të gjitha përbërjet aromatike (arenet). I pari që ka dhënë një strukturë për benzenin është Këkyle.

Duke qenë se C kanë të njëjtat karakteristika, lidhjet dyfishe nuk kanë pozicione fikse, por lëvizin duke formuar unazën ndaj benzene paraqitet në disa forma mezomere.

Për të përcaktuar nëse një hidrokarbur është aren apo jo, mbështetemi në rregullën Hyckel: nr. e π = 4n + 2, ku n është numri i cikleve që përmban substanca.

Emërtimi:

Emërtimi sistematik i homologëve të benzenit mbështetet në pothuajse të njëjtat rregulla si tek cikloalkanet, që do të thotë numërtimi i ciklit në kahun orar bëhet në mënyrë të tillë që cilësitë e orientuesve të jenë sa më të vegjël. Kur benzeni kthehet në radikal, merr emrin fenil (-C6H5). 

a) metil-benzen (toluen)

b) dimetil-1,2-benzen (o-ksilen)

c) dimetil-1,3-benzen (m-ksilen)

d) dimetil-1,4-benzen (p-ksilen)

e) etenilhekzen (vinilbenzen/ stiren)

f) naftalen

h) antracen


i) fenantren

Shënim:
Numrat 1,2 janë pozicioni orto.
Numrat 1,3 janë pozicioni meta.
Numrat 1,4 janë pozicioni para. 

Gatitja e areneve:

1. Arenet mund të gatiten nga trimerizimi i alkineve.

2. Arenet mund të fitohen nga alkanet nëpërmjet reaksioneve katalitike në temperaturë të lartë.

3.Arenet dhe homologët e tyre mund të gatiten me metodën Friedel-Craffts.

Vetitë fizike:

Mqs, krahasuar me hidrokarburet e tjera, arenet kanë masë molare relativisht të madhe: në temperaturë të zakonshme janë lëngje ose të ngurta. Nuk treten në ujë, por në tretësa organikë. Digjen lehtësisht me një flakë të shoqëruar me blozë, sepse një pjesë e C që përmbajnë nuk kthehet në CO2.

Vetitë kimike:

Pavarësisht se arenet përmbajnë lidhje dyfishe, ato nuk sillen si hidrokarbure të pangopura, sepse unaza e çlokalizuar e benzenit kërkon një energji më të madhe per t’u prishur sesa një lidhje e thjeshtë dyfishe. Arenet sillen si hidrokarbure të ngopura dhe si karakteristikë të tyre kanë reaksionet e zëvendësimit elektrofilik (R.S.E).

1.  Arenet veprojnë me halogjenët duke u kthyer në rrjedhës të halogjenuar të areneve.

2. Arenet veprojnë me HNO3 në prani të H2SO4cc duke u kthyer në nitroarene (përbërje me veti shpërthyese).

3. Arenet veprojmë me H2SO4cc duke formuar acid arensulfonik.

4. Arenet veprojnë në halogjenuralkanoili duke formuar ketone aromatike (Friedel-Craffts).

5. Arenet dhe homologët e tyre i nënshtrohen reaksioneve të oksidimit në kushte energjike duke formuar acid benzoik.

6. Disa prej homologëve të benzenit i nënshtrohen dhe reaksioneve të polimerizimit.

7. Në kushte specifike, arenet i nënshtrohen edhe reaksioneve të adicionit, por produktet e formuara nuk janë më rrjedhës të areneve por të cikloalkaneve.

USHTRIME TË ZGJIDHURA 

Ushtrimi 1: Shkruani formulat e përbërjeve.

a) dimetil-1,3-etil-2-benzen

b) propil-1-izopropil-2-benzen

c) dimetil-1,4-benzen

d) trimetil-1,3,4-benzen 

Ushtrimi 2: Si përftohet acidi benzensulfonik dhe α-naftalensulfonik?

Përftimi i acidit benzensulfonik:

C6H6 +  H2SO4cc → C6H6 – OSO2H + H2O

Përftimi i acidit α-naftalensulfonik:

Ushtrimi 3: Cilat përbërje përftohen nga mononitrimi i benzenit?

Përbërjet qe perftohen nga mononitrimi i benzenit jane:

a) o-nitroetil benzen

b) m-nitroetil benzen

c) p-nitroetil benzen

Ushtrimi 4: Benzeni përftohet nga polimerizimi i etinit. Sa litra etin (C2H2) duhen për të fituar 200g C6H6 dhe sa CaC2 duhet për të fituar këtë sasi etini?

TË DHËNA:

\(V_{C_{2}H_{2}} = ?\)

\(m_{C_{6}H_{6}} = 200g\)

\(m_{CaC_{2}} = ? \)

ZGJIDHJA:

\(3C_{2}H_{2} \rightarrow C_{6}H_{6}\)

\(\frac{3mol C_{2}H_{2}}{1 mol C_{6}H_{6}} = \frac{3 \cdot 22,4l/mol C_{2}H_{2}}{ 78      g/mol C_{6}H_{6}} = \frac{x l C_{2}H_{2}}{200 g C_{6}H_{6}}\)

\(x = \frac{200 g \cdot 3 \cdot 22,4l/mol}{78 g/mol} = 172,3 l C_{2}H_{2}\)

Ushtrimi 5: Sa gram toluen fitohen nga bashkëveprimi i 156g C6H6 me CH3Cl?

TË DHËNA:

\(m_{C_{6}H_{5}CH_{3}} = ?\)

\(m_{C_{6}H_{6}} = 156g\)

ZGJIDHJA:

\(C_{6}H_{6} + CH_{3}Cl  \rightarrow C_{6}H_{5}CH_{3} + HCl\)

Shënim: Ky reaksion ka si katalizator AlCl3.

\(\frac{1 mol C_{6}H_{6}}{1 mol C_{6}H_{5}CH_{3}} = \frac{78 g/mol C_{6}H_{6}}{92 g/mol C_{6}H_{5}CH_{3}} = \frac{156 g C_{6}H_{6}}{ x g C_{6}H_{5}CH_{3}}\)

\(x = \frac{ 156g \cdot 92g/mol}{78 g/mol} = 184 g C_{6}H_{5}CH_{3}\)

Përgjigje: Nga reaksioni fiton 184 g toluen.

Ushtrimi 6: Sa gram O2 nevojiten për djegien e 120g C6H6. Sa gram CO2 përftohen?

TË DHËNA:

\(m_{O_{2}} = ?\)

\(m_{C_{6}H_{6}} = 120g\)

\(m_{CO_{2}} = ?\)

ZGJIDHJA:

\(C_{6}H_{6} + \frac{15}{2} O_{2} \rightarrow 6CO_{2} + 3H_{2}O\)

Ndërtojmë raportin që të gjejmë masën në gram te O2 të harxhuar.

\(\frac{1 mol C_{6}H_{6}}{7,5 mole O_{2}} = \frac{78 g/mol C_{6}H_{6}}{7,5 \cdot 32g/mol O_{2}} = \frac{120 g C_{6}H_{6}}{x g O_{2}}\)

\(x = \frac{120 g \cdot 7,5 \cdot 32g/mol}{78 g/mol} = 369,2 g O_{2}\)

Ndërtojmë raportin të gjejmë masën në gram të CO2 të përftuar.

\(\frac{1 mol C_{6}H_{6}}{6 mole CO_{2}} = \frac{78 g/mol C_{6}H_{6}}{6 \cdot 44g/mol CO_{2}} = \frac{120 g C_{6}H_{6}}{y g CO_{2}}\)

\(x = \frac{120 g \cdot 6 \cdot 44g/mol}{78 g/mol} = 406,1 g CO_{2}\)

Ushtrimi 7: Llogaritni sasinë e ciklohekzanit që fitohet gjatë hidrogjenimit të 150g C6H6 me pastërti 90%.

TË DHËNA:

\(m_{C_{6}H_{12}} = ?\)

\(m_{C_{6}_H{6}} = 150g\)

\(pastërtia = 90%\)

ZGJIDHJA:

Fillimisht, gjejmë sa gram C6H6 të pastër kemi nga 90% pastërtisë.

\(m_{C_{6}H_{6}} = \frac{90}{100} \cdot 150 = 135 g C_{6}H_{6}\)

Shkruajmë reaksionin e adicionit të hidrogjenit dhe ndërtojmë raportin që të gjejmë masën e C6H12.

\(C_{6}H_{6} + 3H_{2} \rightarrow C_{6}H_{12}\)

\(\frac{1 mol C_{6}H_{6}}{1 mol C_{6}H_{12}} = \frac{78 g/mol C_{6}H_{6}}{84 g/mol C_{6}H_{12}} = \frac{135g C_{6}H_{6}}{x g C_{6}H_{12}}\)

\(x = \frac{84 g/mol \cdot 135 g}{78 g/mol} = 145,38 g C_{6}H_{12}\)

Shihni dhe

24. Eteret – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Eteret Eteret përmbajnë C, H, O. Janë izomerë strukturorë me alkoolet. Formula e përgjithshme e …

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)