Alkinet
Alkinet janë hidrokarbure të pangopura me formulë të përgjithshme CnH2n-2. Alkinet në strukturën kanë një lidhje trefishe. Karbonet e lidhjes trefishe janë të hibridizimit sp. Mqs, midis tyre ka dy lidhje π me orbitale p të pahibridizuara, ato shkrihen me njëra-tjetrën duke formuar një re elektronike cilindrike. Si rezultat i kësaj, alkanet nuk shfaqin izomeri gjeometrike si alkenet.
Emërtimi:
Emërtimi sistematik i alkineve ndjek të njëjtat rregulla si alkenet duke patur parasysh që në vend të prapashtesës –en vendoset –in.
Vetitë fizike:
Alkinet kanë masë molare më të vogël sesa alkenet. Si rezultat i kësaj kanë edhe dendësi më të vogël. Përgjithësisht, janë substanca të patretshme në ujë që digjen lehtë në një flakë të shoqëruar me blozë duke çliruar shumë energji. Përjashtim bëjnë alkanet parësore, të cilat treten pak në ujë për shkak të pozicionit të lidhjes trefishe, por edhe për këto substance rritja e radikalit të lidhur tek lidhja trefishe ul tretshmërinë. Kanë temperaturë të ulët vlimi dhe shkrirje.
Gatitja:
1. Ashtu si edhe alkenet, edhe për alkinet mund të gatiten me anë të reaksioneve të eleminimit. Alkinet mund të gatiten nga rrjedhësit e dihalogjenuar të alkaneve që halogjenët i kanë në dy C fqinjë duke i trajtuar me tretësirë alkoolike të një baze të fortë në temperaturë të lartë.
2. Alkinet, gjithashtu mund të gatiten nga rrjedhësit e tetrahalogjenuar të alkaneve duke i trajtuar me metale në temperaturë të lartë.
Etini si përfaqësues shumë i rendësishëm i alkineve që në industri gatitet duke përdorur si lëndë të parë gurin gëlqeror (CaCO3) dhe qymyr (C).
Vetitë kimike:
1. Mqs, alkanet përmbajnë lidhje shumëfishe kanë si veti të tyre kryesore reaksionet e adicionit (R.A), ashtu si dhe alkenet, por për të ngopur të dyja lidhjet π, adicioni është në raportin 1 me 2. Alkinet adicionojnë hidrogjen. Nëse hidrogjenimi është i pjesshëm kthehen në alkene dhe me hidrogjenim të plotë kthehen në alkane.
Shembull: Nga hidrogjenimi i pjesshëm marrim alkene
Shembull: Nga hidrogjenimi i plotë marrim alkane
2. Alkinet adicionojnë halogjen. Në raporton 1:1 kthehen në rrjedhës të dihalogjenuar të alkeneve. Në raportin 1:2 kthehen në rrjedhës të tetrahalogjenuar të alkaneve.
Shembull: Raporti 1:1 jep rrjedhës të dihalogjenuar të alkeneve
Shembull: Raporti 1:2 jep rrjedhës të tetrahalogjenuar të alkaneve
3. Alkanet adicionojnë acide halogjenhidrik. Ky reaksion i nënshtrohet rregullës së Markovnikovit.
4. Alkinet adicionojnë dhe një molekulë uji, duke formuar fillimisht alkoole të pangopur, të cilët duke iu nënshtruar tautomerisë kthehen në aldehide ose ketone.
Tautomeri quajmë dukurinë e shtegtimit të lidhjes π nga pozicioni C-C tek C-O i grupit OH dhe të hidrogjenit të grupit OH drejt C nga iku lidhja π.
5. Alkinet japin gjithashtu reaksione polimerizimi, ku më të rendësishmet janë dimerizimet dhe trimerizimet. Nga trimerizimi i alkineve formohen arene.
Reaksionet e oksidimit
1. Alkinet oksidohen me oksidues të fortë si KMnO4 në mjedis bazik ose acid. Nëse ky reaksion zhvillohet në kushte energjitike këputet lidhja trefishe duke formuar acide karboksilike.
2. Alkinet parësore për shkak të shformimit të resë elektronike tek lidhja trefishe, hidrogjeni i C parësor shkëputet duke bërë që këto substance të shfaqin veti të dobëta acide. Si rezultat i kësaj, alkanet parësore veprojnë me tretësirën amoniakore të një kripe të argjendit (reaktivi Tollens) ose me tretësirën amoniakore të një kripe të bakrit nëvalent (reaktivi Fehling) duke formuar kripëra të patretshme të quajtura acetilure.
USHTRIME TË ZGJIDHURA
Ushtrimi 1: Shkruani formulat e alkineve me 5 atome C.
a) pentin-1 b) pentin-2 c) metil-3-butin-1
Ushtrimi 2: Shkruani formulat e strukturës së këtyre alkineve.
a) hekzin -2 b) dimetil-3,4-hekzin-1 c) metil-4-pentin-2 d) etil-4-hekzin-2 e) dimetil-3,3-butin-1 f) etil-3-metil-4-pentin-1
Ushtrimi 3: Si kryhen kalimet:
C3H6 → C3H4 → C3H8O2 → C3H4 → C3H6 → C3H7Cl
Ushtrimi 4: Sa litra hidrogjen adicionon 0.5 mol propin? Sa litra propan fitohen?
TË DHËNA: \(n_{C_{3}H_{4}} = 0,5 mole\) \(V_{C_{3}H_{8}} = ?\) \(V_{H_{2}} = ?\) ZGJIDHJA: \(C_{3}H_{4} + 2H_{2} \rightarrow C_{3}H_{8}\) \(\frac{1 mol C_{3}H_{4}}{2 mol H_{2}} = \frac{0,5mol C_{3}H_{4}}{x mol H_{2}}\) \(x = \frac{2 mol \cdot 0,5 mol}{1 mol} = 1 mol H_{2}\) Dimë se: \(n = \frac{V_{H_{2}}}{V_{m}} \Rightarrow V_{H_{2}} = n \cdot V_{m} = 1 mol \cdot 22,4l/mol = 22,4 l H_{2}\) \(\frac{1mol C_{3}H_{4}}{1 mol C_{3}H{8}} = \frac{0,5 mol C_{3}H{4}}{x mol C_{3}H_{8}} \) \(x = \frac{1 mol \cdot 0,5 mol}{1 mol} = 0,5 mole C_{3}H_{8}\) \(V_{C_{3}H_{8}} = n \cdot V_{m} = 0,5 mol \cdot 22,4 l/mol = 11,2 l C_{3}H_{8}\)
Ushtrimi 5: Sa gram klorur etini fitohet nga adicioni i 44,8l klorur hidrogjeni, matur në kushte normale nga etini?
TË DHËNA: \(V_{HCl} = 44,8l\) \(m_{C_{2}H_{4}Cl_{2}} = ?\) ZGJIDHJA: \(C_{2}H_{2} + 2HCl \rightarrow C_{2}H_{4}Cl_{2}\) \(\frac{2 mol HCl}{1 mol C_{2}H_{4}Cl_{2}} = \frac{2 \cdot 22,4l HCl}{99 g/mol C_{2}H_{4}Cl_{2}} = \frac{44,8 l HCl}{x g}\) \(x = \frac{99g/mol \cdot 44,8l}{44,8l} = 99 g C_{2}H_{4}Cl_{2}\) Përgjigje: Nga reaksioni janë fituar 99 g C2H4Cl2.
One comment
Pingback: Përgatitje për provimin e Kimisë - Matura Shtetërore - 12Vite.com