Alkoolet
Alkoolet përmbajnë C, H, O. Kanë si grup funksionor të tyre grupin hidroksilik (-OH).
Grup funksionor quajmë tipin e lidhjes kimike, atomin ose grupimin atomik që përcakton vetitë karakteristike të një substance ose grupi substancash.
Alkoolet klasifikohen:
1. Sipas numrit të OH që përmbajnë:
a) alkoole me një –OH (alkoole të thjeshtë)
![]()
b) alkoole me dy –OH (diole)

c) alkoole me tre –OH (triole)

d) alkoole me shumë –OH (poliole)
2. Sipas vargut hidrokaarburik ku është lidhur –OH:
a) alkoole të ngopur (alkanole) CnH2n+1OH
b) alkoole të pangopur: alkenole (CnH2n-1OH) dhe alkinole (CnH2n-3OH)
c) alkoole aromatikë (fenole) Ar – OH
3. Sipas llojit të C ku është lidhur –OH:
a) alkoole parësor, kur –OH është e lidhur në C parësor

b) alkoole dytësor, kur –OH është e lidhur ne C dytësor

c) alkoole tretësor, alkoolet që kanë –OH në C tretësor.

Emërtimi:
Alkoolet e thjeshtë emërtohen me emrin e hidrokarburit me të njëjtin skelet karbonik, duke shtuar prapashtesën –ol + pozicionin ku është lidhur –OH në vargun kryesor.
Alkoolet e degëzuar, vargu kryesor duhet të kalojë nga C që ka grupin –OH. Numërtimi i këtij vargu fillon nga ai skaj që ka më afër grupin –OH.
Emërtimi josistematik përbëhet nga alkool + emrin e radikalit që i përgjigjet skeletit karbonik.
a) propanol-1 (alkool propanoik)

b) propanol-2 (alkool izopropilik)

c) dietil-3,4-metil-5-hekzanol-2

Gatitja:
1. Alkoolet gatiten nga adicioni i ujit tek alkenet.

2. Alkoolet gatiten nga rrjedhësit e monohalogjenuar të alkaneve duke i trajtuar me baza të forta. Ky reaksion ndodh sipas mekanizmit R.S.N.

3. Alkoolet mund të gatiten nga hidrogjenimi i aldehideve, ketoneve, acideve karboksilike dhe estereve.
Shembull: Reaksioni i hidrogjenimit të aldehideve

Shembull: Reaksioni i hidrogjenimit të ketoneve

Shembull: Reaksioni i hidrogjenimit të acideve karboksilike

Shembull: Reaksioni i hidrogjenimit të estereve

4. Alkoolet mund të gatiten nga hidroliza e reaktivëve të Grignardit (R – Mg – X).

Etanoli si alkool shumë i rendësishëm mund të gatitet në industri nga trajtimi me H2O i etenit.

Vetitë kimike:
Duke analizuar grupin hidroksilik, shikojmë se lidhja O – H është më polare se lidhja O – C. Për këtë arsye, lidhja O – H shkëputet më lehtë. Kjo bën që alkoolet të kenë veti të dobëta acide duke rritur në tretësirë ujore përqendrimin e joneve. Megjithatë, përsëri ngelen acide më të dobëta sesa uji.
\(R – OH + H_{2}O \leftrightarrow R- O ^{-} + H_{3}O^{+}\)
\(K_{a_{R-OH}} = \frac{[R – O ^{-}] \cdot [H_{3}O^{+}]}{[R – OH]}\)
\(K_{a_{R – OH}} < K_{u}\)
1. Si acide të dobëta, alkoolet veprojnë me metalet aktivë duke formuar kripëra të quajtura alkolate ose alkokside duke cliruar H2.

2. Duke qenë se janë acide të dobëta, kripërat e alkooleve hidrolizojnë ujin duke e bërë mjedisin bazik.

3. Pavarësisht se kanë veti acide, alkoolet nuk veprojnë me bazat. Si acide të dobët, veprojnë me acide halogjenhidrik duke u kthyer në rrjedhës të monohalogjenuar të alkaneve. Alkoolet tretësore e japin më lehtë këtë reaksion, ndërsa parësorët me shumë vështirësi. Ky reaksion quhet ndryshe prova e Lukasit dhe shërben si test për të dalluar alkoolet nga fenolet, sepse këto të fundit nuk e japin.

4. Alkoolet i nënshtrohet edhe reaksioneve të eleminimit duke eleminuar një molekulë H2O dhe kthehen në alkene.
![]()
5. Alkoolet oksidohen dhe me oksidues të forte duke u khtyer në acide karboksilike. Alkoolet parësore kthehen në një acid karboksilik. Alkoolet dytësore, mqs këputet skeleti karbonik në më shumë se një acid karboskilik; ndërsa alkoolet tretësorë mqs kërkojnë energji më të madhe, nuk e japin këtë reaksion.
Shembull: Alkoolet parësore japin vetëm një acid karboksilik.
![]()
Shembull: Alkoolet dytësore japin më shumë se një acid karboksilik.
![]()
6. Alkoolet japin edhe reaksione eleminimi duke u kthyer në etere nëpërmjet eleminimit të një molekule H2O midis dy molekulave alkool.
USHTRIME TË ZGJIDHURA
Ushtrimi 1: Shkruani formulat e këtyre përbërjeve:
a) dimetil – 2,3 – butanol – 1 b) metil – 2 – etil – 3 – pentanol c) metil – 4 – pentanol – 2



Ushtrimi 2: Si fitohet butanol-1 dhe butanol-2 duke u nisur nga brom-1-butan dhe brom-2-butan?
Reaksioni i përfitimit të butanol-1 nga brom-1-butan Reaksioni i përfitimit të butanol-2 nga brom-2-butan


Ushtrimi 3: Si fitohet hekzanol – 2 dhe hekzanol – 3 duke u nisur hekzen – 2 ?

Ushtrimi 4: Si kryhen këto kalime:
C4H8 → C4H10 → C4H9Cl → C4H9OH → C4H8

Ushtrimi 5: Sa gram natrium duhet të veprojë me 14,8 g butanol (C4H9OH)?
TË DHËNA: \(m _{Na} = ?\) \(m_{C_{4}H_{9}OH} = 14,8 g\) ZGJIDHJA: \(C_{4}H_{9}OH + Na \rightarrow C_{4}H_{9}ONa + \frac{1}{2} H_{2}\) \(\frac{1 mol C_{4}H_{9}OH}{1 mol Na} = \frac{74 g/mol C_{4}H_{9}OH}{23 g/mol Na} = \frac{14,8 g C_{4}H_{9}OH}{x g Na}\) \(x = \frac{23 g/mol \cdot 14,8 g}{74 g/mol} = 4,6 g Na\) Përgjigje: Nevojiten 4,6 g Na.
Ushtrimi 6: Sa gram propanol C3H7OH duhet të përftohet gjatë adicionit të 7,2 g H2O nga propeni? Sa propen hyn në reaksion?
TË DHËNA: \(m_{H_{2}O} = 7,2 g\) \(m_{C_{3}H_{7}OH} = ?\) ZGJIDHJA: Ndërtojmë raportin që të gjejmë masën në gram C3H6 që ka hyrë në reaksion. \(\frac{1 mol H_{2}O}{1 mol C_{3}H_{6}} = \frac{18 g/mol H_{2}O}{42 g/mol C_{3}H_{6}} = \frac{7,2 g H_{2}O}{x g C_{3}H_{6}}\) \(x = \frac{42 g/mol \cdot 7,2 g}{18 g/mol} = 16,8 g C_{3}H_{6}\) Ndërtojmë raportin që të gjejmë masën në gram C3H7OH. \(\frac{1 mol H_{2}O}{1 mol C_{3}H_{7}OH} = \frac{18 g/mol H_{2}O}{60 g/mol C_{3}H_{7}OH} = \frac{7,2 g H_{2}O}{x g C_{3}H_{7}OH}\) \(x = \frac{60 g/mol \cdot 7,2 g}{18 g/mol} = 24 g C_{3}H_{7}OH\) Përgjigje: Në reaksion hyjnë 16,8 g C3H6 dhe nga ky bashkëveprim përftohen 24g C3H7OH.

Ushtrimi 7: Sa litra hidrogjen clirohet nga veprimi i 20g C2H5OH me Na?
TË DHËNA: \(V_{H_{2}} = ?\) \(m_{C_{2}H_{5}OH} = 20 g \) ZGJIDHJA: \(C_{2}H_{5}OH + Na \rightarrow C_{2}H_{5}ONa + \frac{1}{2} H_{2} \uparrow \) \(\frac{C_{2}H_{5}OH}{0,5 mol H_{2}} = \frac{46 g/mol C_{2}H_{5}OH}{0,5 \cdot 22,4 l/mol H_{2}} = \frac{20 g C_{2}H_{5}OH}{x g H_{2}}\) \(x = \frac{0,5 mol \cdot 22,4 l/mol \cdot 20g}{46g/mol} = 4,78 l H_{2}\) Përgjigje: Nga reaksioni clirohen 4,78 litra H2.
Ushtrimi 8: Për djegien e 0,4 mol të një alkooli duhen 53,74 l O2. Gjeni formulën e alkoolit.
TË DHËNA: \(V_{O_{2}} = 53,74 l\) \(n _{alkoolit} = 0,4 mol\) ZGJIDHJA: \(n_{O_{2}} = \frac{V}{V_{m}} = \frac{53,74 l}{22,4 l/mol} = 2,4 mole\) \(C_{n}H_{2n+1}OH + \frac{3}{2} O_{2} \rightarrow nCO_{2} + (n+1)H_{2}O\) \(\frac{1 mol C_{n}H_{2n+1}OH}{1,5 mole O_{2}} = \frac{0,4 mole C_{n}H_{2n+1}OH}{2,4 mole O_{2}}\) \(n = \frac{2,4 mole}{0,4 mole \cdot 1,5 mole} = 4 \Rightarrow C_{4}H_{9}OH \) Përgjigje: Formula e alkoolit është C4H9OH.
12Vite.com Përgatitje për Shkollën e Lartë