Lasgush Poradeci është një nga perjaqesuesit më të mëdhenj të letërsise moderne shqipe, i vlerësuar nga kritika shpesh si romantiku i fundit shqiptar.
Llazar Gusho (Pogradec, 27 dhjetor 1899 – Tranë, 12 nentor 1987) i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, qe poet, shkrimtar e perkthyes shqiptar.Lindi ne qytetin buzë ligenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati, si arsimdashës që ishte, e dergoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë te gjuhes rumune në Manastir nga 1909 deri më 1916. Më pas e nis ne Athinë prane liceut Lëonin, instituti me i hershëm privat në kryegytetin Grek- Licë ku qendron deri më 1920. Pasi semuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e mbrame të qëndrimit te tij në Greqi. Me 1921 regjistrohet ne Shkollen Kombëtare te Arteve te Bukura në Bukuresht pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën eksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me levizjen atdhetare te kolonise shqiptare, u miqesua me Asdrenin, te cilin e zevendësoi si sekretar i pergjithshëm i kolonisë. Nisi të botojë vargje në te perkohshmen shqipe “Shqipëri’ e re”, një e perjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstance, dhe tek Dielli i Bostonit. Veren e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha burse dhe ai regiistrohet ne Universitetin e Gracit “Karol Francik” në fakultetin e filologjise romano-gjermanike. Në maj te 1933 doktoroi me temen “Derverkannte Eminescu und seine volkstümlich-heimatliche Ideologie” (I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare). Vitin tjetër u kthye ne Tiranë duke mësuar arte në një shkolle të mesme. Vitet 1944-47, vitet e turbulluara te fillimit të regjimit komunist ishte i papune dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetshkurtër pranë Institutit të shkencave, pararendësit të Universitetit te Tiranës, nisi punë si perkthyes me normë prane shtëpise botuese shtetërore “Naim Frashëri” deri kur doli në pension më 1974. Vdes ne varferi te plotë në kryeqytet më 12 nentor 1987.
Romantizmi perveç si rryme letrare, ai ne radhe te parë, siç dihet ishte nje levizje e madhe kulturore e cila synonte para së gjithash krijimin e identitetit kombëtar, dhe doemos se strumbullari i kësaj letërsie ishtë perpjekja për krijimin dhe ruajtjen e identitetit kombetar shqiptar në rastin tonë.Ai kishte model frymëzimi dhe krijimi Naim Frashërin dhe duke u bazuar në kete fakt,ai trajton në veprën e tij . Edhe pse nuk e trajton ne menyre te mëvetesishme motivin atdhetar, në këtë poezi të dhimbjes e krenarisë, përgjatë shpalosjes së vuajtjes( në fakt një vuajtje e bukur) për gjuhën dhe gjuhen e poezisë, bën thirje për zgjimin e kombit në njohjen dhe ruajtjen e gjuhës, zakoneve e traditave.
- Cikli i parë i poezive përbëhet nga Vallja e Përjetësisë dhe Zemra e Përjetësisë. Poeti paraqitet idealist, ngjashëm me filozofinë e Naimit.Ai e ndjen se është e pamundur ta njohësh tërësisht natyrën e Zotit, po aq sa është e vështirë të njohësh gjithë njerëzimin.Në një numër poezish autori përshkruan rrugën e mundimshme drejt njohjes se natyres, Zotit, njerëzimit. Panteizmi dhe metempsikoza, tipike për veprën filozofike te Naimit, shfaqen edhe tek Poradeci, si dukuri të shndërrimit të fenomeneve e trajtave tek njëra-tjetra, pa humbur e duke perfshire tokën, qiellin e dheun. Vuajtja perballe pamundesise se njohjes me Zotin, i cili eshtë kudo dhe kurdo, është giithashtu një nga motivet e ciklit -(“Njeriu dhe Zot?”)
- Cikli i dyte perbehet nga Vallja e Vdekjes dhe Zemra e Vdekjes. Jeta fiton kuptimin nga ekzistenca e idealit njerezor qe në keto poezi vjen parmes idealit të krijimit poetik, në kushtet kur ekzistenca ne toke eshte e kufizuar. Vdekja humb pushtetin e saj, nëse ajo ështe fisnike dhe një vdekje është fisnike nëse tjetërsohet në jetë e ushqim për të tjerët, nëse njeriu kryen misionin e tij kundrejt njerëzimit. Ne kete rast heroizmi te shpie drejt përjetësisë. Ndjenja qe ve ne levizje poezine ndjek levizjen nga poshte-lart dhe anasjelltas,ne formen e piramides. Baza e piramidës përkon me fillimin e lëvizjes, pastaj gradualisht emocioni leviz drej kulmit piramidal dhe pastaj rikthehet në drejtim të kundërt drejt bazës. Të giitha lëvizjet e emocioneve dhe ndjenjave, pra të gjith trazimet shpirtërore shfaqen e formësohen në levizjet në natyrë.
Kjo vepër per 12 vitet e fundit ka rënë në tezën e Maturës Shtetërore këto vite:
Per te zhvilluar testet e fundit online dhe per te marre rezultatet automatikisht ne kohe reale:
Zhvillo Testin – “Kenge Pleqerishte” 2011
Zhvillo Testin – “Poradeci” 2009
Zhvillo Testin – “Vallja e Yjeve” 2006
Për të parë Listën e Veprave të Maturës Shtetërore 2018 së bashku me Analizat, kliko këtu.
Për të parë Provimet e Letërsisë ndër vite, kliko këtu.