Eskili ishte një dramaturg i madh i Greqisë antike. Ai lindi në vitin 525 para Krishtit, në Eluzinë, afër Athinës. I takonte nje familjeje aristokrate. Ai jetoi në kohë kur grekët ishin në luftë me persët, ku edhe vetë mori pjesë në luftën kundër tyre. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Athinë, ndërsa vdiq në Gela të Siçilisë në vitin 456. Ishte tragjediani i parë i madh i antikitetit grek, së bashku me Sofokliun dhe Euripidin janë themelues të tragedisë. Përveç tragedive ka shkruar edhe pjesë satirike dhe elegji, dhe rreth 90 drama prej të cilave të ruajtura janë vetëm këto tragjedi: “Persët” (472 p.ne.), “Të shtatë kundër Tebës” (467 p.es), “Hiketide” (463 p.e.s); “Prometeu i lidhur” (mbërthyer); “Orestia” (trilogi) (458 р. с. s). Prometeu i mbërthyer Eskili.
Përveç tragjedisë, Persët, të gjitha të tjerat i kanë marrë subjektet nga ciklet e miteve dhe legjendave të lashta, përmes të cilave Eskili shprehu shpirtin e kohës, përplasjet politike e shoqërore, virtytet dhe krimet, sasionet njerëzore në tërë dritë-hijet e tyre, luftën në rrafshin filozofik midis obskurantizmit dhe iluminizmit.
Tragjedia “Promoteu i mbërthyer” eshtë një nga veprat më madhështore të Eskilit, e cila do të jetë në qendër të kësaj analize. Kjo tragjedi është pjesë përbërëse e një trilogjie, dy pjesët e tjera të së cilës, “Prometeu zjarrsjellës” dhe “Prometeu i çliruar”, nuk janë ruajtur. Sipas mitit, Prometeu krijoi me baltë njeriun e parë, i cili me kohë u shumëzua. Që të mos i linte në mjerim dhe padije, shkoi te qerra e zjarrtë e Diellit (Helios), vodhi një shkëndijë, të cilën e vuri në një kallam dhe këtë burim të zjarrit hyjnor ua solli njerëzve. Kjo e bëri Zeusin tëtërbohet nga mëria, të urdhërojë krijimin e Pandorës, gruas së parë, që do të sillte fatkeqësi në botën e njerëzve. Gjithashtu, ai urdhëron Pushtetin, Dhunën dhe Hefestin ta mbërthejnë Prometeun në një shkëmb në malet e Skithisë në Kaukaz. Këtu fillon dhe veprimi i tragjedisë që zhvillohet në atë vis të egër e të shkretë, ku nuk ka shkelur këmbë njeriu. I lidhur në atë mal, Prometeut do t’i hante mëlcinë çdo ditë një shqiponjë. Më vonë, Prometeu shpëtohet nga Herkuli.
Duke qenë se fabulën kjo tragjedi e merr nga ciklet mitologjike me bëma hyjnish dhe me heronj legjendarë dhe kjo fabulë ishte e njohur, nuk ka rëndësi zgjidhja e konfliktit aq sa ka rrjedha artistike dhe teknika e organizimit të materialit dramatik, ndaj dhe skenat janë të gjalla dhe universale.
Për sa i përket temave të trajtuara në këtë vepër, së pari dallojmë temën e tiranisë dhe shoqërisë. Zeusi është konsideruar si më i pamëshirshmi nga tiranët sepse ai nuk njeh ndjenja si dashuria, miqësia apo keqardhja. Ai e dënon Prometeun edhe pse ishin miq, madje Prometeu ishte faktori kyç që e çoi Zeusin në fitoren e luftës kundër Titanëve. Ky ndëshkim ishtë marrë nga Zeusi sepse Prometeu vlerësoi më shumë miqësinë me njerëzit sesa atë me Zeusin. Shkaku pse Zeusi nuk e vlerëson miqësinë gjendet thellë në natyrën e tij, në mbivlerësimin për veten dhe në bindjen se të gjithë duhet t’i nënshtrohen atij. Ndaj Eskili, me qëllim përmend disa herë gjatë veprës rolin e shoqërisë dhe dashurisë. Gjithashtu, kori i Oqeanideve në fund përmbyll duke thënë se miqësia ështe një vlerë e mrekullueshme.
Një tjetër temë që trajtohet është mendimi dhe forca. Prometeu dhe Zeusi njihen respektivisht si përfaqësues të mençurisë dhe forcës. Konflikti midis dy personazheve avancon gjatë veprës sepse të dy ndjekin rrugën e vet për të zgjidhur problemet. Në fund, Eskili na mëson së forcës i nevojitet mençuri për ta menaxhuar dhe për të evituar katastrofa. Gjithashtu, trajtohet dhe tema e përparimit. Eskili beson tek progresi i njerëzimit, dhe si rrjedhojë Zeusi ndihet i kërcënuar nga kjo.
Le të ndalemi më tepër te figura e Prometeut, heroit mitologjik dhe heroit të epokës; një hero i jashtëzakonshëm në rrethana të jashtëzakonshme. Ishte ai që u sakrifikua për të mirën e njerëzimit, një dëshmor i vërtetë që e meritojnë të gjithë. Ai kishte ideale të mëdha bazuar tek lufta e pabarazisë, ndryshimet klasore dhe kundër pushtetit absolut të të fortëve. Konflikti mes tij dhe Zeusit merr përmasa universale. Kemi të bëjmë me konfliktin mes të fortit e tiranit,me njeriun e drejtë. Zeusi simbolizon dhunën dhe errësirën, ndërsa Prometeu parashikon thyerjen e tiranisë.
Prometeu është simbol i vetësakrifikimit; i pathyeshmërisë, intelektit dhe durimit; I përparimit dhe ndriçimit të mendjes së njerëzimit, krijuesi i arteve të dobishme; simbol i Humanzimit. Është hero me fat të paracaktuar (ai ishte në dijeni të pasojave të veprimit të tij).
Edhe pse ai i përket botës së hyjnive, ai nuk ishte në mbrojtje të tyre. Është vuajtësi tragik, heroi i vetmuar që shpëtoi giithë njerëzmin por asnjë s’mund ta shpëtonte atë.
Zjarri prometean simbolizon arsyen, përparimin, dritën që do të ndriçojë mendjen e njeriut dhe që do ta bëjë atë të vetëdijshëm për madhështinë e tij. Në këtë vështrim Prometeu është një filozof iluminist. Parashikimi i Prometeut se një ditë do të clirohet nga vargonjtë e Zeusit, qëndron në besimin, në forcën emancipuese të përparimit, që e ka burimin nga shkëndija qe ai i dha njerëzimit.
Dinjiteti dhe përmasat vigane të Prometeut shquhen më mirë në sfondin e hyjnive të tjera servile, që i shërbejnë qorrazi Zeusit tiran. Pushtetit dhe Hefestit, që e mbërthejnë në pranga, heroi u thotë se është “… armik i Zeusit/ dhe i gjithä perendive/ qe kerrusin qafën”. Personazhe që i binden pa asnjë luhatje, e madje me zell të madh vullnetit te Zeusi janë: Pushteti, Dhuna dhe Hermesi. Në gojën e tyre nuk i vihet asgjë e keqe Zeusit. Poeti, përmes personazheve të tjera hyjni, ka mundur të zbulojë giendje psikologjike të ndryshme në marrëdhënie me heroin. Hefesti i bindet urdhërit të Zeusit, por i dhimbset Prometeu ashtu siç i dhimbset edhe Oqeanit, veçse këta nuk arrijnë të kuptojnë se si mund të guxojë ndokush të ngrihet kundër Zeusit.
Prometeun e kanë quajtur “Shënjtin dhe martirin më fisnik në kalendarin filozofik“. Figura e heroit që pranon më mirë të vuajë e të durojë dhembjet më të tmerrshme, se sa t’i nënshtrohet Zeusit dhe ti shërbejë si skllav, është dhënë në tërë madhështinë dhe krenarinë e Martinit kryengritës. Në fjalët e Oqeanideve që i thonë heroit se kur të çlirohej, do të matej në fuqi me Zeusin, poeti sheh mundësitë njerëzore për të sfiduar qiellin. Eskili e ka zbritur Prometeun hyjni në tokë, e ka humanizuar për të simbolizuar me të drejtësinë, arsyen njerëzore kundër arbitraritetit dhe pushtetit absolut të hyjnive.
Kori i Oqeanideve nga ana tjeter është një përbërës i tragjedisë antike greke. Kori nuk është kundër veprimit të Prometeut, por ai nuk mund të pranojë që heroi të dënohet në një formë aq të dhunshme. Kori është një i paanshëm, zëri i urtësisë popullore dhe na afron më pranë të vërtetave të autorit.
Për ta mbyllur figura e Prometeut, e të parit romantik të madh në letërsinë evropiane, që ëndërron për ditë më të mira, kjo figurë, për fisnikërinë dhe dashurinë e pakufishme që ka për njerëzit, është një nga më madhështoret e më të bukurat në galerinë e artit botëror.
Kjo vepër per 12 vitet e fundit ka rënë në tezën e Maturës Shtetërore këto vite:
Per te zhvilluar testin e fundit online dhe per te marre rezultatet automatikisht ne kohe reale:
Zhvillo Online testin e vitit 2013
Për të parë Listën e Veprave të Maturës Shtetërore 2020 së bashku me Analizat, kliko këtu.
Për të parë Provimet e Letërsisë ndër vite, kliko këtu.