fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Hamleti – Shekspiri, Analize e plote e Vepres!

Hamleti eshte nje nga kryeveprat e te madhit Shekspir! Analize e plote e vepres...Hamleti, tragjedia me e famshme e W.Sh, sipas kritikeve eshte shkruar me 1601-1602 mbi bazen e nje sage (kenge epike popullore ose legjenda te perhapura ne vendet skandinave ne Mesjeten e hershme) daneze, por e ndryshuar e zhvilluar dhe e zbukuruar me nje mjeshtri aq te cuditshme sa mund te quhet vepra teatrale me popullore dhe me e thelle qe luhet ne skene. Hamletin mund ta cilesojme si dushkun me te larte te pyllit Shekspirian, por nuk mund ta shohim pasi u copetua pas rrufese. Germadhat tregojne madheshtine dhe tragjizmin e tij.

 

Lloji:

Është pjesë e gjinisë dramatike, për shkak të rrjedhës së ngjarjeve do ta ciësojmë si tragjedi hakmarrje.

Periudha letrare:

Kjo vepër i përket periudhës së Rilindjes.

Motivet:

Krimi i antagonistit dhe hakmarrja e protagonistit.


Personazhet (kryesorë):

  • Hamleti – djali i mbretit të mëparshëm të dhe nipi i mbretit aktual (Klaudi)
  • Klaudi – mberti i Danimarkës, xhaxhai i Hamletit dhe vëllai i mbretit të mëparshëm
  • Gertruda – mbretëresha e Danimarkës dhe mamaja e Hamletit
  • Polloni – kancelari kryesor i mbretit
  • Ofelia – e bija e Pollonit
  • Horati – shoku i Hamletit
  • Laerti – djali i Pollonit
  • Fantazma – fantazma e babait të Hamletit

Subjekti tek Hamleti:

Klaudi ka vrare ne gjume mbretin Hamlet te Danimarkes, eshte martuar me te shoqen e tij dhe i ka rrembyer fronin princit Hamlet, nipit te vete. Princi Hamlet informohet per kete krim prej fantazmes se te atit dhe i betohet se do te hakmerrej. Per te arritur qellimin pa ia bere te ditur xhaxhait, Hamleti ben sikur eshte i marre dhe pas disa peripecish e mbaron zotimin plotesisht.

 

Struktura e veprës

Vepra është e ndarë në 5 akte:

  • Akti I (5 skena) – Ngjarjet zhvillohen në Elsinor të Danimarkës. Hamleti, Horati dhe Marceli takojnë fantazmën ku ajo i tregon se është vrarë nga dora e Klaudit. I kërkon Hamletit t’i marrë hakun. 
  • Akti II (2 skena) – Hamleti mendon të shtiret si i çmendur për të gjetur të vërtetën. Të gjithë mendojnë se ai është vërtetë i tillë. Hamleti u kërkon aktorëve të vënë në skenë një komedi ku ngjarjet janë njësoj si i tregon fantazma.
  • Akti III (4 skena) –  Aktorët vënë në skenë komedinë dhe Hamleti zbulon se vrasësi është Klaudi. Klaudin filloi ta brejë ndërgjegjja dhe I ulet në gjunjë Hamletit. Ai nuk e vret, por vret pa dashur Pollonin.
  • Akti IV (7 skena) – Gertruda mendon se Hamleti është i çmendur. Klaudi urdhëron që ta nisin në Angli dhe rrugës ta vrasin. Ofelia çmendet. Hamleti zbulon planin kthehet. Klaudi shtyn Laertin që ta ftojë në duel Hamletin për t’i marrë hakun për babanë.
  • Akti V (2 skena) – Hamleti zbulon se Ofelia është vetëvrarë. Laerti akuzon Hamletin i shtyrë dhe nga Klaudi e fton në duel. Klaudi ka përgatitur një gotë me helm të cilën e pi më parë Gertruda. Laerti dhe Hamleti plagosen nga shpata e helmuar por Hamleti arrin që ta vrasë Klaudin.

 

Hamletizmi:

Termi hamletizëm është përdorur për të përkufizuar ato veti të karakterit e të temperamentit, që lidhen ngushtë me emrin e Hamletit dhe që shprehin thelbin e përpjekjeve të mundimshme të heroit shekspirian për të gjetur një përgjigje të arsyeshme për pyetjet kaotike që ia brejnë shpirtin dhe që e bëjnë të dyshojë, të hetojë, të shoshitë e të gjejë prova, përpara se të vendosë të hidhet në veprim. Pra në vetvete do të ketë n kuptim të ngjashëm me pavendosmërinë e theksuar.


Detyrat e princit Hamlet:

  • Sipas zakonit, ai kishte te drejte te hakmerrej per babane.
  • Sipas nderit ai kishte per detyre te shkepuste nenen nga duart e atij qe i vrau te shoqin e pare.
  • Sipas kanunit te shtetit si princ trashegimtar dhe si mbret i ligjshem i Danimarkes, ka per detyre te ndeshkoje kete krim dhe te hipe mbi fronin ateror qe i perket.
  • Sipas ligjit natyror te vetembrojtjes ka te drejte te spastroje ate qe i ve pusi ta vrase, madje dhe vete te atin.
  • Sipas ndergjegjes ka te drejte dhe detyre te cliroje vendin e tij nga nje tiran gjakatar.

Kjo detyre per Hamletin ishte shume e rende. Vargjet qe mbledhin tere tragjedine e shpirtit te tij jane:

“Kjo bote u shthur! O prapesi, o dreq. Qe une paskam lindur te te ndreq”…

 

Hamleti si personazh:

Ai kishte jetuar ne Universitetin e Vitenbergut midis librave, studimeve te larta dhe arteve te bukura. (Nuk eshte zgjedhur rastesisht ky universitet. Ai ka qene nje nga qendrat e studimeve antike si dhe te mendimeve liridashese te asaj kohe dhe ka marre fame per shkak te veprimtarise qe ka zhvilluar atje Luteri dhe Melangtoni). Ai ishte djali i perkedhelur i nje ati heroik, trim; ishte i pajisur me te gjitha virtytet morale dhe intelektuale; kishte te dashur Ofeline, vajzen me shpirtmire dhe engjellore.

Befas per kete shpirt delikat nga edukata, vjen katastrofa dhe i permbyset bota mbi koke. Tani sheh anen tjeter te medaljes. Vellai vret te vellane dhe i rremben te shoqen, e ema mendjelehte martohet me vrasesin e babait, vrasesi merr fronin e te nipit, e dashura e padjallezuar bie pre e vrasesit qe ta spiunoje, miqte dhe shoket e femijerise i vene gracka, populli i falet nje mbreti kriminel. Ai ndihet i vetem, i neveritur dhe i pergjuar prej te gjitheve.

Eshte i detyruar te lere universitetin, librat, studimet, artet e bukura, te fshije nga shpirti cdo ideal dhe te shkule nga zemra dashurine per Ofeline. Ai duhet te koncentroje te gjithe vullnetin dhe energjite per te mbaruar detyren e rende. Tani sheh vetem poshtersine njerezore. Danimarka qe i dukej si parajse, tani ishte nje burg. Bota iu nxi. Jeta s’kishte me asnje vlere per te. Pesimizmi i turbulloi koken dhe i theu zemren. Dyshimi per veten dhe per tere boten, ja mpine shpirtin. I deshperuar, i demoralizuar, i paralizuar, me makthin ne gryke, ska force as te rroje e as te vdese.

 

Arsyeja kryesore e vuajtjeve të Hamletit:

Arsyeja per vuajtjet e Hamletit qendron me teper ne ndjenjen qe ka pasur nje tronditje fatale per vdekjen sesa ne ndjenjen qe eshte i pazoti per veprim. Ai seshte as i gjalle, as i vdekur, as i marre, as me mend, as i zgjuar, as i fjetur, ndodhet buze gremines, buze vdekjes, ku e di qe shpejt a vone do te vdese. Mendja e tij banon midis varrezave dhe fantazmave. Qe te mos vrase veten, duhet te koncentroje vullnetin dhe energjine, duhet ta frymezoje kufomen e tij me gjalleri qe te jete gati per sulm.

Situata behet me e veshtire per shkak te ndergjegjes se tij. Ai nuk e di qe vdekja e babait nuk ishte natyra, por as fatazmes nuk i beson plotesisht. Donte nje fakt nga mbreti qe te provonte nese vertet ishte ai fajtori. Kur e vertetoi se kush ishte fajtori atehere priti castin e duhur per te sulmuar. E vret ne castin kur eshte i nxire ne syte e botes si vrases dhe helmues i pabese. Hamleti e mbaron detyren per 4 muaj.

 

Cilësitë e Hamletit në lidhje me detyrën:

  • Fakti qe ai largoi cdo ide nga vetja e tij tregon qe ishte nje njeri thellesisht praktik. Per te vene mbretin ne gjume ai ve masken e te marrit. E luajti rolin aq mire sa te gjithe u genjyen. Kjo tregon nje zotesi praktike dhelperie dhe vetekontrolli ne shkallen me te larte.
  • Menyra ne te cilen dergon Gidelsternin dhe Rzenkrasin ne vdekje, kur  donin ta vrisnin vete tregon qe Hamleti ka cilesi praktike ne shkallen me te larte: Gjakftohtesine ne kohe rreziku dhe shpejtesi mendimi dhe veprimi.
  • Fakti qe e hodhi Laertin (qe ishte shume i zoti) ne toke me perdorimin aq mjeshteror te shpates, ai tregon qe ne universitet pervec artit te librave, eshte pergatitur per luften e jetes ne menyre perfekte.
  • Trimeria, gjakftohtesia dhe shpejtesia me te cilat permbys mbretin ne gracken e tij, para se te bjere ai vet brenda, ndonese me njeren kembe ne varr e me shpirt nder dhembe, jane majat e zotesise ne veprim dhe arrijne kulmin e heroizmit legjendar.

Si e përshkruan Ofelia Hamletin:

  • Oborrtar- njeri i menyrave elegante.
  • Shkollar- njeri i mendjes se larte.
  • Ushtar – njeri i rrepte i luftes.


Ofelia, si ndikon ndryshimi i Hamletit tek ajo:

Ashtu si Hamletit dhe Ofelias ju permbys bota mbi koke. Ajo priste te hipte ne kulm te lavdise e lumturise, kur fati me nje shkelm e rrotullis tatepjete ne mjerim. Ajo nuk i kupton arsyet e ndryshimit tragjik te Hamletit, por e kupton qe u be nje ndryshim themeltar qe do i shkaterronte jeten. E pa Hamletin si trimin ideal te kohes dhe tani e sheh te marre. Ia thithi mjaltin nga goja dhe tani i pi vrerin. I degjoi nje here zilen e embel, e cila tani i cjerr veshet. Per te dy jeta ishte nje torture e padurueshme. Por ne fund te dy shpetuan, vdiqen.

 

Marrëdhënia e Laertit dhe Hamletit:

Baza morale e gjakmarrjes se Laertit ishte e dyshimte, sepse i ati u vra prej Hamletit, kur e spiunonte dhe i vinte pusi. Hamleti pret qe te sigurohet plotesisht se kush ia vrau te atin. Kurse Laerti pa ditur as ku as si, degjoi thashethemet qe e vrau mbreti dhe iu versul atij. Me pas, ky i fundit i tha se e beri Hamleti dhe iu versul Hamletit. Hamleti i sheh rreziqet hollesisht dhe di se ku te veproje. Kurse Laerti eshte trim, nuk i sheh rreziqet sdi ku vepron, as si do perfundoje. Kur Hamleti njeh njerezit me te cilet ka te beje eshte i zoti te luaje me ta dhe di qe ne fytyren e mbretit ka nje armik kryedinak, kunder te cilit duhet proceduar me mend. Kurse Laerti ben nje kryengritje, triumfon dhe e ka ne dore ta vrase mbretin, po ky ndonese i carmatosur e fut ne gracke Laertin dhe e ben vegel per te vrare Hamletin. Kur ky i fundit pret sa te falet mbreti ne kishe, Laerti ishte gati ta vriste Hamletin ne mes te kishes. Kur Hamleti e vret mbretin hapur e burrerisht, Laerti i ve pusi Hamletit dhe e vret pabesisht. Kur Hamleti del faqebardhe nga vepra e gjakmarrjes, Laerti del i nxire nga cdo pikepamje dhe i kerkon falje Hamletit. Kur mbreti ndodhet ne meshiren e Laertit kryengrites, s’ia ka friken, e perballon me siguri absolute dhe brenda ca minutave e shtin ne thes. Kur e kupton qe Hamleti nuk ishte i marre s’guxon ta perballoje si burre dhe i ve gracka te pabesa mbrapa kurrizit.

 

Përshkrim i Horatit:

Midis Hamletit te tronditur dhe Laertit te marrosur qendron figura stoike e Horatit. Ndonese i varfer nuk hidhet nga ana e fuqise, por nga ana e se drejtes, jo i fituar dhe i lutur por vetvetiu, vullnetar fisnik, pa kerkuar e pa pritur asnje cmim. Merr persiper me gjakftohtesi dhe trimeri heroike detyren e rende qe i ka caktuar vetvetes dhe mik i patundur e i patrembur, futet ne te gjitha rreziqet prane Hamletit. Nuk flet shume, nuk qahet, rralle keshillon. Eshte shembull i besnikerise dhe nderit. Ideali i tij eshte ta perkrah Hamletin dhe t’i pakesoje dhimbjet. Kur sheh mikun e tij te vdese, do te vdese dhe vete se jeta i duket pa qellim. Por permbushi amanetin e Hamletit, qe te jetonte e t’i tregonte botes tragjedine e tij. Ngushellimi i thelle per kenduesin e tragjedise eshte qe paska ne bote miq gjeri ne vdekje si Hamleti.

Kjo vepër nuk ka rënë në asnjë tezë të Maturës Shtetërore për 12 vitet e fundit.

Për të parë Listën e veprave të Maturës Shtetërore 2020 së bashku me analizat, kliko këtu.
Për të parë Provimet e letërsisë ndër vite, kliko këtu.

Review Overview

Analiza e Vepres:

User Rating: 4.13 ( 133 votes)

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)