fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

I Huaji – Albert Kamy, Analize e Plote!

I huaji eshte romani i Albert Kamy. Tek ne do te gjeni analizen e plote te vepres!Romani “I Huaji” u botua në vitin 1942. Ai është vlerësuar nga kritika si një ndër romanet franceze më të rëndësishme të shekullit të XX. Ky roman i dha impuls lindjes së letërsisë së absurdit të viteve `50-`60.

Subjekti i romanit “I Huaji”:

Heroi kryesor i romanit Mersoi merr një telegram ku njoftohet vdekja e së ëmës. Pas kësaj ngjarjet në roman ndjekin një rrjedhë fatale drejt vdekjes. Pas vdekjes së nënës, vijnë dy të tjera, ajo e arabit në fund të pjesës së parë i cili vritet aksidentalisht nga Mersoi dhe vdekja e vetë Mersoit në fund të romanit. Ndërkohë mes tri vekjeve ndodhin fare pak gjëra, por ato mjaftojnë për të plotësuar tablon e përgjithshme. Rrëfimi thuret me fjali të thjeshta e gjykime të shkurtra, që fshehin me kujdes tensionin e brendshëm, që buron nga prania e vdekjes.

Struktura e romanit “I Huaji”:

Romani përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë Mersoi i sheh gjërat kryesisht me syrin e vetë. Në pjesën e dytë ai detyrohet ta shohë veten me sytë e të tjerëve.

Rrëfimi i romanit “I Huaji”:

“I HUAJI” solli risi në mënyrën e rrëfimit.

  • Rrëfimi bëhet në vetën e parë nga heroi  kryesor.
  • Autori tërhiqet mënjanë.
  • Heroi rrëfen thjeshtë, sinqerisht dhe pa asnjë koment.
  • Të krijohet përshtypja se rrëfimi ndodh në momentin kur ndodh ngjarja.
  • Rrëfimi nuk kërkon të emocionojë lexuesin.
  • Ngacmon ndjeshmërinë dhe zgjon tek ai sensin e gjykimit.

Mesazhi i këtij romani:

Njeriu duhet të jetë përgjegjës për veprimet e veta, rëndësi ka cfarë jete bëjmë dhe si e jetojmë atë. Njeriut i mungon liria, e cila i kufizohet qoftë nga rrethanat objektive, po ashtu edhe nga ato subjektive.

 

Kjo vepër për 12 vitet e fundit ka rënë në tezën e Maturës Shtetërore këto vite:
Për të zhvilluar testin e vitit 2011 online dhe për të marrë rezultatet automatikisht në kohë reale:
Zhvillo Online testin e vitit 2011

Për të parë Listën e Veprave të Maturës Shtetërore 2020 së bashku me Analizat, kliko këtu.
Për të parë Provimet e Letërsisë ndër vite, kliko këtu.

 

Review Overview

Analiza e Vepres:

User Rating: 3.83 ( 38 votes)

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)