fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Evgjeni Grande – Balzak, Analize e Plote!

Evgjeni Grande eshte kryevepra e Honore de Balzak. Ketu mund te gjeni analizen e plote!

Romani “Evgjeni Grande” perben fillesen e “Komedise Njerezore”, e cila paraqet nje panorame te jetes pariziene pas renies se Napoleon Bonapartit me 1815. Balzaku u quajt realist sepse personazhet i merrte nga jeta e perditeshme dhe temat i merr nga aktualiteti. Ai ishte i pari shkrimtar qe vuri ne dukje se rritja e rolit te parase ne jeten shoqerore ka sjelle ndryshime rrenjesore ne zakonet dhe psikologjine e njerezve.  Vendin e njeriut ne shoqeri nuk e percaktojne as prejardhja shoqerore, as aftesite dhe vlerat e individit, por dicka qe ndodhet jashte njeriut, dicka qe quhet para.

Permbajtja e romanit “Evgjeni Grande”:

Ne qender te romanit qendron pershkrimi realist i fatit te nje vajze te re, te virtytshme, me bote te pasur njerezore, me ndjenja dha pasione, Evgjeni Grandese. Balzaku zgjedh si objekt te pasqyrimit artistik nje kend karakteristik qe  mban ne vete mundesine e pergjithesimit, shtepine e zotit Grande ne Somyr, nje shfaqje e rendomte e jetes provinciale. Ky ishte qyteti i kontrabandesm mashtimeve dhe puneve te pista. Plaku Grande dikur nje vozaxhi i thjeshte dhe tani nje nga njerezit me te pasur. Ai tashme eshte nje skllav i parase, pjelle e nje shoqerie ku njeriu perpiqet te ngreje lumturine mbi fatkeqesine e te tjereve. Tiran i familjes, ai terrorizon gjithe jeten te shoqen dhe behet shkak i vdekjes se saj. Edhe ajo fije ndjenje aterore qe kishte ne shpirt, zhduket, kur merr vesh se Evgjenia i kishte dhuruar parate e veta Karlit, i cili do te udhetonte per ne Indi. Jeten e qete te familjes Grande e lekund ardhja e kushuririt, Karlit, i cili e ben Evgjenine te ngjalle iluzionet e nje dashurie, te cilat ajo i ruan ne zemren e saj. Kjo ndjenje u mbajt ne zemer derisa i erdhi nje leter prej Karlit, ku ajo kuptoi realitetin e vrazhde ne te cilin jeton. E mbetur e vetme ne bote, me nje pasuri te panumurt, endrra e saj mbaron duke u martuar me nje burre qyteti, dhe me pas kur ai vdes, e mbetur e ve ajo merret me bamiresi. Del e qarte ne kete histori provinciale, qellimi i autorit per te treguar pasionin e kthyer ne mani per para, i vret te gjitha ndjenjat njerezore.

Analize e romanit “Evgjeni Grande”:

Ne kete roman, vorbullon bota e pasioneve te fuqishme njerezore. Brenda Evgjenise rritet nje bote e paster, plot fisnikeri dhe vlera njerezore. Ajo veteflijohet per hir te ndjenjes se saj. E paster ne shpirt, e ne nisje te jetes se saj, Evgjenia nuk do ti beje gjerat vecse ne pasionin e vetemohimit dhe nenshtrimit.

Kur i dha parate Karlit, me shume te drejte ajo beson se eshte duke ushtruar te drejten e lirirse se vetevendosjes, gje qe ia justifikon edhe mosha. Por, me aq devocion ajo i bindet edhe makuterise dhe dhunes se te atit.

Evgjenia eshte e paster, eshte njekohesisht edhe viktime e jetes se saj, e kushteve sociale dhe e fatit individual, pra eshte viktime e rrethanave ku ajo jeton. Por ne fund te romait Evgjenia eshte krejt ndryshe nga cfare shfaqet ne fillim. Ajo eshte plakur ne shpirt e trup nga indiferenca dhe mosvlersimit qe jeta i beri sakrificave te saj. Ndersa te atin ajo e ka pranuar si te tille, sepse te tille e ka njohur, indiferenca dhe mosperfillja e Karlit eshte goditja e forte, qe e ngurteson edhe me shume.

Plaku Grande, pjese e nje serie figurash makute qe vuajne nga vesi i kopracise eshte perbindeshi ne zemren e te cilit ka vetem nje qellim: “para”. Ai nuk eshte me as bashkeshorti, as prindi, as xhaxhai e as njeriu. Grandeja eshte model. Eshte modeli i pasqyrimit te nje shtrese te trete te shoqerise se Frances ne ate kohe, e cila pesoi metamorfoze fizike e morale, duke u shoqeruar kjo me tere pasojat shkaterruese qe sjell ky shnderrim i realizuar me ane te mashtrimit dhe vjedhjes se sofistikuar. Grandeja shnderrohet nga varfanjak, ne kapitalist te kamur, Ndersa pasuria e tij rritej, ndjenjat e tij njerezore shkaterroheshin njera pas tjetres, deri ne deporsonalizimin e tij te plote, ne shperfilljen e  ndjenjes madhore te atit. Afersisht si ai eshte dhe nipi i tij, Karli, i cili boten e paster e shfaqi kur njohu Evgjenine, e humbi, ndersa pasurohej ne tregti sklleverish.

Rolin e fuqishem te parase ne jeten njerezore, me qarte se cdo bashkekohes i tij, Balzaku e realizoi me fuqine e stilit te drejteperdrejte, te detajuar e me pershkrime tronditese.

Kjo vepër per 12 vitet e fundit ka rënë në tezën e Maturës Shtetërore këto vite:
Per te zhvilluar testet e fundit online dhe per te marre rezultatet automatikisht ne kohe reale:
Zhvillo Online testin / 2012 – Shkolla Artistike Zhvillo Online testin / 2012 – Shkolla Pedagogjike Zhvillo Online testin / 2011 – Shkolla Pedagogjike

Për të parë Listën e Veprave të Maturës Shtetërore 2018 së bashku me Analizat, kliko këtu.
Për të parë Provimet e Letërsisë ndër vite, kliko këtu.

 

Review Overview

Analize e Vepres:

User Rating: 3.98 ( 25 votes)

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)