Kasem Trebeshina eshte lindur ne 1926. Ai eshte i njohur si shkrimtar, poet, dramaturg dhe eseist. Per rreth 30 vjet ka qene ne kontradite te madhe parimore me regjimin komunist ndaj dhe u denua e u denigrua si shkrimtar e krijues. Disa nga veprat e tij jane: “Stina e stineve” ( ku ben pjese Odin Monvalsen), “Meteoriti i karvanit”, “Tiranozauri”, etj kjo eshte nje veper e cila i perket sistemit te letersise moderne dhe bashkekohore. Prania e motivit bibilik thekson bazen klasike te formimit te autorit. Tema e endrres, e interpretimit te endrrave, qe rrjedh pertej kesaj siguron afrimin me vepren “Nenpunesi i palllatit te endrrave” te Ismail Kadarese.
Novela “Odin Mondvalsen” eshte shkruar ne vitet 1955-1956, ka 27 kapituj te shkurter. Protagonisti Odin, flet ne veten e pare dhe rrefen jeten e tij ne mneyre absurde, fantastike dhe komike. Emri i tij, “Odin”, eshte nje emer perendie nordike, kjo sherben per te thelluar largesine e personazhit nga realiteti.
Subjekti i romanit “Odin Mondvalsen”:
Ngjarjet e ketij romani zhvillohen jo ne nje spital psikik te zakonshem, por ne nje spital burgu; ato vendosen ne nje sfond shoqeror-politik te molepsur nga fryma dhe angeshtia e diktatures. Protagonisti kryesor eshte nje i semure psikik i cili qendron prej shume vitesh mbyllur ne spital. Ai ka humbur te gjitha lidhjet me realitetin, dhe nje nga shfaqjet e semundjes se tij eshte fiksimi se nga rrjedh origjina e tij:
Po, zotni, danez, ngaqe gjyshi im ka qene italian dhe u martua me nje franceze, ndersa nena e Odinit u martua me nje danez. Deri ketu nuk ka asnje dyshim se Odin Mondvalsen (emri qe ai i ka vene vetvetes), nuk eshte njeri normal dhe arsyetimi i tij te ben per te qeshur. Por figura e tij vjen e behet shume komplekse, kur ai ne situata te caktuara thote te verteta tronditese: ….. cmendina, sido qe te jete, eshte me e mire se kampet e perqendrimit.
Cili eshte krimi qe ka bere Odin Mondvalsen?
Lexuesi do te dije me cdo kusht dhe autori me cdo kusht nuk do ta thote, sepse fajesimi per krimin politik ishte aq i rendomte aso kohe sa dhe nje i semure mendor si Mondvalsen nuk mund te kishte ndonje imunitet mbrojtes. Mendja e ngaterruar e personazhit te vet e ndihmon autorin te shfaqe mendime dhe arsyetime filozofike per gjithcka sepse vetem nje i semure mendor nuk ka frike nese po thote fjale te mencura apo budallalleqe. Vetem nje njeri naiv dhe i sinqerte si femije qe nuk e di c’eshte rreziku, mund te guxoje te flase hapur para hetuesve, gjykatesve, njerezve te policise sekrete gjera qe askush nuk do te guxonte as ti mendonte.
Gjuha ironike: Autori e shfrytezon shume trurin e semure te personazhit te vet per te trajtuar probleme esenciale te asaj kohe, si shperfytyrim i njeriut ne diktature, figura e diktatorit, ceshtja e prones kolektive, lufta e klasave, shtypja e intelektualit dhe mbizoterimi i te gjitha veseve qe lindin nga nje diktature cnjerezore:
Bota eshte zvogeluar fare dhe eshte mbushur me madherine e atyre qe kerkojne ta varrosin madherine dhe nga deshira per lavdi e atyre qe ngerdheshjet e majmuneve i marrin per fillimin e qyteterimit te njerezimit.
Ajo cka eshte dhe e “cuditshme” ne kete novel, eshte pikerisht fakti qe “njerezit me bluza te bardha” pra, mjeket te cilet jane ne sherbim te njeriut, ata vihen ne sherbim te shtetit. Do te thote qe mjeket te cilet kane nje profesion mjaft humanitar dhe jane ne ndihme te njerezve, benin te kunderten. Ata me shume i demtonin njerezit dhe kujdeseshin qe te ishin nen sherbimin e Partise. Nje tjeter profesion qe e humb funksionin e tij eshte ajo e sekretarit. Ai ne vend qe te pasqyroje pike per pike ato qe thuhen, ai pasqyron ate ate cka thote hetuesi.
Kasem Trebeshina ka nje gjuhe te ashper ironike per te gjitha institucionet tradicionale te shoqerise njerezore. Ai luan me kohen, qe ashtu sic rrjedh normalisht, mund te kthehet mbrapsht; shperfill kolektivitetin dhe cdo mendesi qe buron prej saj, qe ashtu sic nderton mund te shkaterroje. Ne mes te logjikes dhe alogjikes eshte historia, politika, shkenca, kultura te vena ne sherbim te ideologjise sunduese dhe cdo gje tjeter qe denatyron individin. Kur nje nga oficeret e Sigurimit te shtetit i thote Odinit se do ti rrjepe lekuren, ai i pergjigjet:
Shume keq, me aq sa di une, lekura e njerezve nuk eshte e mire per kepuce…” nje pergjigje qe carmatos kedo qe e degjon, sepse lind dilema nese Mondvalseni eshte apo shtiret si budalla.
Nenteksti i mesazhit eshte me se i qarte: njerezit normal te kesaj shoqerie hibride jane shume me te semure, sesa pacientet e nje spitali psikiatrik. Analogjia nuk pranon asnje arsyetim tjeter.
Tema e dashurise ne romanin “Odin Mondvalsen”:
Ndersa historia e dashurise se Odin Mondvalsen eshte nje “Love Story” qe luhatet midis iluzionit dhe endrres. Por dhe dashuria ia paguan haracet e veta nje shoqerie te ndaluar. Dhe pavaresisht nga pasojat tragike ajo merr vlere, sepse lind ndermjet dy viktimave te nje bote ku mbisundon dhuna: Mos!… Ne do te shpetojme nje dite, edhe po qe se nuk shpetojme nje dite, edhe po qe se nuk shpetojme tek kjo jete, tek vdekja do te clirohemi perfundimisht, e ngushellon te dashuren Mondvalseni.
Struktura e rrefimit ne romanin “Odin Mondvalsen”:
Kasem Trebeshina me novelne “Odin Mondvalsen” shenon nje prurje origjinale ne prozen shqiptare. Proza e tij nuk mund te percaktohet si nje realizem poetik, sic kerkon ta shpalle autori. Percaktimin me te perafert duhet te gjeme tek surrealizmi, sic e kane percaktuar disa studiues. Numri i ngaterruar i kufijeve, rrefimi qe here kthjellohet, here turbullohet si mendja e Mondvalsenit, bejne qe gjithcka, cdo detaj apo ide e vepres ti nenshtrohet qellimit krijues te autorit. Kapitujt e cilesuar: Kapitulli qe eshte para kapitujve te pare dhe Kapitulli i dyte para kapitujve te pare jane realisht kapitujt 7 dhe 8 te novelse “Odin Mondvalsen”. Emertimet e tyre shprehin ndryshe lojen me kohen qe perben nje nder vecorite e rrefimit te Trebeshines ne kete novele. Imazhet historike unifikojne permbajtjen e simboleve biblike (Quhesh Josif dhe Isuf) me ato te antikitetit (Faraoni dhe Putufori) dhe aktualizohen me rendomtesi te tilla si: “domosdo, une rrogen e kam te mire dhe i marr ushqimet ne bllok!… Ajo ha e pi mire dhe nis e terbon me te tjeret…”.
Pra koha e rrefimit perfshin dy kohe: ngjarjet ne shoqerine totalitare dhe ngjarjet ne lashtesi.
Pse quhet veper surrealiste?
1) Mungon rrjedha kronologjike.
2) Ekziston prania e njehereshme e kohrave dhe personazheve nga epoka te ndryshme.
3) Gershetohet informacioni real-historik me ate funksinal.
4) Grumullimi i ngjarjeve pa logjike si ne kllapi
5) Deformimet e jashtezakonshme.
Kjo proze solli risi te medha ne rrefim, te cilin Trebeshina ia pershtati aq natyrshem zgjedhjes se tij fabulore. Autori ia beson aq shume mendimet pacientit te vet psikik, sa i jep dhe rolin e rrefyesit, duke e vendosur rrefimin ne veten e pare. Fundi i noveles, ku ngre krye ideja se historia e ka nisur keq ciklin e saj rrethor dhe do ta perfundoje prap keq eshte shume i dhimbshem. Autori me teper se e tremb, e demton perfundimisht perseritja e te keqes:
Flitej se do te ngjalloheshin te vdekurit… Zot i madh! Kush mund te duronte perseri ate ne pellgun e gjakut te saj?!… A mund ta shikonte perseri te mbuluar me nje carcaf te bardhe?!…
Kjo klithje e brendeshme e Kasem Trebeshines eshte nje kembane alarmi per shembjen e diktatures.
(Perpunuar nga materialet ne Google dhe Wikipedia)
Keni te drejte, eshte gabim shkrimi i joni. Kemi dashur te shkruanim 1926 dhe jo 1962. Faleminderit!