Shembull nga projekti “Fashizmi italian”:
Fashizmi italian lindi si ideologji nga fillimi i Shekullit XX, por evoloi si ideologji dhe pati zbatim në praktikë, nëpërmjet shfaqjes së regjimeve të ndryshme, gjatë dhe mbas Luftës së Dytë Botërore. Ndryshe nga liberalizmi, socializmi a konservatorizmi, ideologji që u krijuan gjatë shekullit XIX, fashizmi qe më i vonë, ai u krijua thuajse një shekull më vonë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësit e kësaj ideologjie, i dhanë një përmasë të re fjalës “tmerr”, me politikat e përbindshme që ndoqën dhe që solli rrjedhimisht edhe rrëzimin e tyre nga pushteti mbas Luftës së Dytë Botërore. Në atë kohë, edhe Shqipëria u bë njëra nga viktimat e regjimeve me ideologji fashiste, u pushtua nga Italia e Benito Musolinit. Fashizmi ishte një revolucion kundër modernitetit, kundër fjalës së lirë dhe kundër idealeve politike të promovuara së pari nga revolucioni francez, kundër idealit të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Këto vlera ishin krejt të papranueshme për fashistët, sepse ata besonin vetëm tek urdhri, tek autoriteti, tek drejtësia dhe tek besimi, dhe mbrojtja e këtyre cilësive ishte edhe burimi që i shtynte fashistët të luftonin karakteristikat e sanksionuara si të rëndësishme në revolucionin francez.
Fashizmi është një ideologji shumë autoritare dhe në përgjithësi liderët e saj qenë liderë autoritarë, të cilët në përgjithësi nuk pranonin as rotacionet demokratike e as ndarjet e pushtetit, karakteristika bazë të sistemeve demokratike sot. Përshembull, Benito Musolini e krijoi partinë e vetme fashiste në Itali dhe sa qe ai në pushtet, ajo ishte e vetmja parti (e ligjshme) në Itali. Po ashtu edhe Adolf Hitleri, i cili e krijoi Partinë Nacional-Socialiste në Gjermani në vitin 1919, kur erdhi në pushtet më 1933, përmes një kombinacioni të votave të pamjaftueshme dhe vullnetit të një pjese të elitës së borgjezisë gjermane, brenda një viti u bë drejtuesi i vetëm politik i vendit, duke nxjerrë jashtë ligjit të gjitha partitë apo fraksionet e tjera politike të Gjermanisë.
Në linja të përgjithshme, Fashizmi nuk ka mendime ose teorira të përbashkëta me demokracinë, liberalizmin apo me konservatorizmin, por spikat për ngjashmëritë e skajshme me komunizmin. Fashizmi dhe komunizmi shfaqen si forca ideologjike, të cilat për kundërshtarët e tyre politikë kanë vetëm një alternativë sjelljeje; eliminimin fizik. Të dyja regjimet, si fashizmi, ashtu edhe komunizmi, ngrenë në këmbë pushtete autoritare që drejtohen nga një person i vetëm dhe që ekzistencën e tyre e mbështesin kryesisht tek kontrolli i mendjes së njerëzve, pra tek ndalimi i dhunshëm i të drejtës së fjalës. Ngjashmëritë e forta të regjimeve mund të kërkohen tek origjina majtiste e të dy ideologjive. Këto dy ideologji kanë ndikuar shumë në ngadalësimin e zhvillimit të Shqipërisë, si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ana politike, meqenëse regjimet fashiste dhe komuniste e qeverisën Shqipërinë për më shumë se 50 vjet. Fashizmi shpërtheu si nje bombë në Europë gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse gjate asaj kohe, elitat e kontinentit të vjetër ishin shumë të trembura nga revolucioni komunist i Rusisë.
Gjithashtu ekonomia botërore po kalonte një kohë shumë të keqe për shkak të krizës ekonomike botërore të vitit 1929 (falimentimi i bursës së Ëal Street). Analistët vlerësojnë se një tjetër shtysë për të nxitur regjimet fashiste në Evropë ishte edhe trajtimi që iu bë Gjermanisë, pas humbjes së saj në Luftën e Parë Botërore. Në përgjithësi diktatorët fashistë luajnë shumë me ndjenjat kombëtare të njerëzve. Ata vijnë në pushtet duke premtuar rilindjen e nacionit dhe fuqizimin e shtetit dhe flasin për vepra të mëdha historike, duke e afruar shumë shpejt ideologjinë fashiste me diçka fetare, thuajse hynore. Karakteristikat e fashizmit, krejt njëlloj me komunizmin dhe me regjime të tjera antidemokratik, spikasin në sjelljet e tyre agresive ndaj intelektualëve. Denigrimi i figurave intelektuale trajtohet përgjithësisht si një sjellje e ideologjive të majta (ku futen si fashizmi, ashtu edhe komunizmi), . Problemet e fashizmit dhe të komunizmit me intelektualët janë kryesisht probleme që kanë të bëjnë me lirinë e fjalës dhe të mendimit, prandaj edhe radhët e disidentëve dhe të armiqve janë ekskluzivisht tek regjimet me origjinë të majtë, pasi klasat politike të djathta nëpër botë, i kanë të kapërcyera probleme të tilla, për shkak teorisë së të drejtës së fjalës dhe të bashkëpunimit të njerëzve për të krijuar një shoqëri dhe një shtet të lirë – fenomen ky ende i papranueshëm për forcat e majta…
(perpunuar nga materialet e Google dhe Wikipedia)