E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Lista e veprave + Analizat, Provimi i detyruar i Letërsisë | Matura Shtetërore 2027

Lista e veprave 2027
Lista e veprave për Maturën Shtetërore 2027, sipas programit orientues zyrtar të QSHA-së (Qendra e Shërbimeve Arsimore) për vitin shkollor 2026 – 2027. Shkarko programin orientues zyrtar (PDF).

Këto janë veprat letrare nga të cilat do të merren fragmentet e pjesës së letërsisë në provimin e detyruar “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi”. Më poshtë janë listuar të gjitha veprat së bashku me analizat përkatëse. Mjafton të klikoni mbi një analizë dhe do të drejtoheni menjëherë te analiza që kemi përgatitur për çdo vepër.

Lista e vitit 2027 është e njëjtë me atë të vitit 2026 – nuk është shtuar dhe nuk është hequr asnjë vepër.

*Udhëzime:

1) Gjithmonë në teste ka të paktën një ushtrim në të cilin kërkohet shpjegimi ose/dhe identifikimi i figurave stilistike. Për t’u njohur me to, klikoni këtu “Figurat Stilistike – Llojet dhe Shpjegimet e tyre“.
2) Për të bërë një përgatitje sa më të mirë, këshillohet të zhvilloni provimet që kanë rënë ndër vite. Për t’i shkarkuar ose zhvilluar online klikoni këtu: Provimet e detyruara të “Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë” ndër vite – Matura Shtetërore.

Pjesa e letërsisë zë afërsisht 40% të testit dhe të vlerësimit të tij.

 

DRAMË

Eskili “Prometeu i mbërthyer” (tragjedi)
Analiza e veprës: “Prometeu i mbërthyer”

Shekspir “Hamleti” (tragjedi)
Analiza e veprës: “Hamleti”

Gëte “Fausti” (tragjedi)
Analiza e veprës: “Fausti”

PROZË

Hygo “Katedralja e Parisit” (roman)
Analiza e veprës: “Katedralja e Parisit”

Balzak “Xha Gorio” (roman)
Analiza e veprës: “Xha Gorio”

Franc Kafka “Metamorfoza” (novelë)
Analiza do të jetë online së shpejti

Albert Kamy “I huaji” (roman)
Analiza e veprës: “I huaji”

Migjeni “Novelat e qytetit të veriut” (vëllim në prozë)
Analiza do të jetë online së shpejti

Dritëro Agolli “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (roman)
Analiza e veprës: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

Ismail Kadare “Pallati i ëndrrave” (roman)
Analiza e veprës: “Pallati i ëndrrave”

POEZI

Cikli i Kreshnikëve
Analiza do të jetë online së shpejti

Homeri “Iliada” (poemë)
Analiza e veprës: “Iliada”

Dante Aligeri “Ferri” (Komedia Hyjnore)
Analiza e veprës: “Ferri”

De Rada “Këngët e Milosaos” (poemë)
Analiza e veprës: “Këngët e Milosaos”

N. Frashëri “Lulet e verës” (vëllim poetik)
Analiza e veprës: “Lulet e verës”

Lasgush Poradeci “Ylli i zemrës” (vëllim poetik)
Lexo: Lirika e Lasgush Poradecit (analiza e plotë e “Yllit të zemrës” së shpejti)

Migjeni “Vargjet e lira” (vëllim poetik)
Analiza e veprës: “Vargjet e lira”

Azem Shkreli “Lirikë me shi” (vëllim poetik)
Analiza do të jetë online së shpejti

Si është ndërtuar testi (sipas programit orientues 2027)

  • Një test i përbashkët dhe i detyruar për “Gjuhë shqipe” dhe “Letërsi”.
  • Pjesa e parë: një tekst jo letrar i panjohur (përshkrues, rrëfyes, informues ose argumentues), me pyetje për të lexuarit, gramatikën, drejtshkrimin dhe pikësimin – afërsisht 40%.
  • Pjesa e dytë: fragmente nga veprat e listës më sipër – afërsisht 40%.
  • Pjesa e tretë: ese (përshkruese, rrëfyese, argumentuese ose shpjeguese), tema e së cilës mund të lidhet me njërën nga pjesët e mësipërme – afërsisht 20%.
  • Pyetjet: me alternativa, e vërtetë/e rreme, me plotësim, me përgjigje të shkurtër dhe të zgjeruar.

Drejtimet e tjera

  • Gjimnazi gjuhësor (Gjuhët e huaja): e njëjta listë me 18 vepra. Programi (PDF)
  • Arsimi profesional, artistik dhe sportiv: 11 vepra – Cikli i Kreshnikëve, “Iliada”, “Ferri”, “Hamleti”, “Katedralja e Parisit”, “Lulet e verës”, “Metamorfoza”, “Ylli i zemrës”, “Novelat e qytetit të veriut”, “Vargjet e lira”, “Pallati i ëndrrave”. Profesional (PDF) · Artistik dhe sportiv (PDF)
  • QBNND (Teknologji dhe TIK): 8 vepra – Cikli i Kreshnikëve, “Iliada”, “Hamleti”, “Katedralja e Parisit”, “Lulet e verës”, “Novelat e qytetit të veriut”, “Vargjet e lira”, “Pallati i ëndrrave”. Programi (PDF)

Burimi: QSHA, Programi orientues për Maturën Shtetërore 2027 – Gjuhë shqipe dhe letërsi.

Shihni dhe

provimet gjuhë shqipe dhe letërsi ndër vite

Provimet “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi” ndër vite (2006 – 2026) + Teste Online | Matura Shtetërore

Në këtë faqe do të gjeni provimet e detyruara “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi” ndër vite …

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)