fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

4. Gjallesat prokariote dhe eukariote | Biologjia për Maturën Shtetërore

Ky është një material shpjegues dhe ilustrues rreth temës:  “Gjallesat prokariote dhe eukariote”.

Kliko këtu për gjitha temat: Biologjia për Maturën Shtetërore.
Kliko këtu për të punuar me provimet ndër vite:
Provimet ndër vite Biologji

Përgatitur nga 12vite.com

Ndryshimet kryesore midis gjallesave Prokariote dhe Eukariote:

PROKARIOTËT EUKARIOTËT
 Përfshihen qelizat/ organizmat njëqelizorë pa bërthamë dhe pa membrane bërthamore, ku materiali i trashëgimisë është i shpërndarë në citoplazmë  Përfshihen organizmat me bërthamë, në të cilën ndodhet materiali gjenetik, i rrethuar nga membrana bërthamore
 Kanë ndërtim të thjeshtë qelizor, ku organeli i vetëm jane ribozomet  Kanë ndërtim më kompleks, ku marrin pjesë shumë organele
 Përfshin vetëm gjallesa njëqelizore  Përfshihen si gjallesa njëqelizore, ashtu edhe shumëqelizore
 Sheqeri që përbën muret e tyre: mureina  Sheqeri që ndërton muret e tyre: kitina (kërpudhat) dhe celuloza (bimët)
 Përfaqësohen nga mbretëria monera (bakteret dhe algat blu/ të gjelbra/ cianobakteret).  Këtu bëjnë pjesë katër mbretëritë e tjera: protistët (algat), kërpudhat, bimët dhe kafshët.

Foto ilustruese: “Ndryshimet midis qelizës prokariote dhe qelizës eukariote”

! Për t’u mbajtur mend (bakteret):

Gjallesat parazite: e marrin ushqimin nga gjallesat e tjera
Gjallesat saprofite: e marrin ushqimin nga gjallesat e vdekura

Shumimi kryhet:

➯ Rrugë aseksuale: me spore
➯ Rrugë seksuale: me konjugim

! Transporti membranor:

 Pasiv:

➯ Difuzion i thjeshtë
➯  Difuzion i lehtësuar

Aktiv:

➯  Me protetinat pompë (do ATP, kundër + sipas gradientit)

! Organelet dymembranore

➯ Kloroplasti (bimët, algat)
➯ Mitokondria
➯ Bërthama

!Mitokondria cliron CO2

!Kloroplastet clirojnë O2

NDËRTIMI I BAKTEREVE:

!Kujdes ➯ Organelat:

REP: transporton proteinat + merr pjesë në sintezë (proteinash & yndyrnash)

 Lizozomet: tretin lëndë tushqyese

 Peroksizomet: oksidojnë + neutralizojnë helmet

➯  Mikrogypat ↔ centriolat → marrin pjesë në ndërtimin qelizor

                                                           → gjenden te qeliza shtazore

                                                           → në formë ylli me 9 cepa

! Tilakoidet gjenden vetëm tek cianobakteret.

NDËRTIMI I QELIZËS EUKARIOTE:

Tregoni lidhjet funksionale të organeleve në qelizë: 

Bërthama (transkriptim) + ribozome (translatim) = proteina

Ribozomet e REP → kalojnë proteinat në hapësirat e gypave, për modifikim dhe transportim

Ap. i Golxhit → transporton dhe ekskreton në formë fshikëze, ose 

                            → sekreton në qelizë

Lidhja midis mitokondrisë dhe kloroplastit: 

 Mitokondria: ➯ frymëmarrja qelizore (çliron CO2)
                              ➯ reax. ekzotermik
                              ➯ reax. katabolik (shpërbërje) 

Kloroplasti:   ➯ fotosinteza (çliron O2)
                             ➯ reax. endotermik
                             ➯  reax. anabolik (sintezë)

Ndërvarësia e tyre është në kah të kundërt: 

Ndryshimet mes qelizave bimore e shtazore:

Qeliza bimore:

Qeliza shtazore:

 Ka kloroplaste   Nuk ka kloroplaste 
 Ka mur qelizor me përbërje celuloze  Nuk ka mur qelizor 
 Ka vakuola me përmasa të mëdha  Vakuolat te kafshët e thjeshta kanë përmasa të vogla 
 Nuk ka centriola   Ka centriola 

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)