Ky është një material shpjegues dhe ilustrues rreth temës: “Aparati tretës dhe makromolekulat “.
➯Kliko këtu për gjitha temat: Biologjia për Maturën Shtetërore.
➯Kliko këtu për të punuar me provimet ndër vite: Provimet ndër vite Biologji
Përgatitur nga 12vite.com
Foto ilustruese: ” Mëlçia, Pankreasi, Fshikëza e tëmthit, Duodenumi, Stomaku” Karbohidratet: Proteinat:
Tretja e karbohidrateve fillon në gojë me amidonin. Falë amilazës së pështymës, vetëm 5% e amidonit shpërbëhet në gojë deri në maltozë. Në stomak amilaza e pështymës është e paaktivizuar dhe nuk ka tretje të karbohidrateve. Tretja vazhdon në zorrën e hollë. Falë amilazës pankreatike, maltoza shpërbëhet në glukozë.
Tretja e proteinave fillon në stomak. Falë enzimës pepsinë (e cila vepron vetëm në mjedis acid), zinxhirët e proteinave çmontohen në fragmente më të vogla të quajtura polipeptide. Këto polipeptide lëvizin drejt e në zorrën e hollë. Aty, enzima tripsinë prish polipeptidet dhe përfundon tretja e plotë. Tretja e proteinave kërkon më shumë koha se ajo e karbohidrateve.
Lipidet:
Lipidet janë të paafta për t’u tretur në ujë. Kjo paaftësi bën që ato të kenë tendencën për të formuar pika të mëdha yndyre. Këto do të copëtohen/ emulgohen nga tëmthi (i cili është fshikëz e gjelbër që vjen nga gjithë mbetjet e mëlçisë). Tretja e plotë e tyre ndodh në zorrën e hollë. Produktet e fundit të tretjes janë më të lehta për t’u thithur nga trakti tretës.
!Tëmthi: fshikëz e gjelbër, që vjen nga gjithë mbetjet e mëlçisë !Mëlçia: ➯gjëndra nekse
➯prodhon tëmthin
➯bën detoksifikimin e organeve
!Pse pankreasi është gjëndër me funksion të dyfishtë? ➯ Sepse ai ka funksion endokrin: sekreton në gjak hormone insulin (hipoglicemike) dhe glukagon(hiperglicemik). ➯ Sepse ai ka funksion ekzokrin: derdh në duodenumin e zorrës së hollë lëngun pankreatik, të pasur me enzima që bëjnë tretjen përfundimtare; si dhe bikarbonate.
Në gojë: Në stomak: Në zorrën e hollë: Dipeptidet → tripsinë pankr. ➯ aminoacide Ac. yndyrore → lipazë (nga pankreasi) ➯ ac. yndyrore + glycerol (alkool) Foto ilustruese: ” Aparati tretës”
Sheqernat/ amidoni → amilaza e peshtymës ➯maltozë
Proteinat pepsina ➯dipeptide
Ndryshimet midis tretjes kimike dhe asaj mekanike:
Tretja mekanike
Tretja kimike
Bëhet në prani të: dhëmbëve, dhëmballëve, HCl, tëmthit.
Bëhet nën veprimin/në prani të enzimave.
Nuk e ndryshon përbërjen kimike të ushqimit, thjesht e copëtojnë atë.
Ndryshon përbërjen kimike të ushqimit.
Video interesante, shpjeguese rreth Sistemit Tretës:
One comment
Pingback: Përgatitje për provimin e Biologjisë - Matura Shtetërore - 12Vite.com