fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

2. ADN, ARN dhe ATP | Biologjia për Maturën Shtetërore

Ky është një material shpjegues dhe ilustrues rreth temës:  “ADN dhe ARN”.

Kliko këtu për gjitha temat: Biologjia për Maturën Shtetërore.
Kliko këtu për të punuar me provimet ndër vite:
Provimet ndër vite Biologji

Përgatitur nga 12vite.com

Foto ilustruese: ” ADN – Strukturë helikse e dyfishtë”

 

I. ADN (acidi dezoksiribonukleik) 

Funksioni i saj: Mbartja dhe tejçmi i informacionit gjenetik.

Ndërtimi:

➯ dy fije të përdredhura, në formë heliksi të dyfishtë;

➯ dyja fijet formohen nga lidhja kovalente e sheqerit të një nukleotidi, me grupin fosfat (P) të nukleotidit tjetër;

➯ fijet lidhen me lidhje hidrogjenore: 2 lidhje midis adeninës e timinës dhe 3 lidhje midis guaninës e citozinës (A = = = T; G === C).

Qëndrueshmëria e ADN  ➯ vjen për shkak të lidhjeve kovalente.

Denatyrimi (prishja e strukturës) ADN-së ➯ ndodh në temperatura të larta, sepse prishen lidhjet hidrogjenore.

Cilësia kryesore: Vetëdyfishimi, i cili ndodh në fazën S të interfazës.

Procesi i vetëdyfishimit:

➯Është e pranishme enzima ADN – polimeraza.
➯Shpërdredhja e vargje të vetë ADN – së/ prishja e strukturës së heliksit, si rezultat i prishjes së lidhjeve H midis fijeve.
➯Fijet e lira shërbejnë si model për formimin e fijeve të reja, të cilat formohen nga nukleotidet, që gjenden të lira në bërthamë. Këto nukleotide vendosen sipas vetisë së përplotësimit/ komplementare, në të dyja fijet (A – T/ T– A; GC/ C- G).
➯Nga një ADN nënë formohen dy ADN bija. 

II. ARN (acidi ribonukleik)

Formimigjatë transkriptimit (faza e parë e biosintezës së proteinave).

Llojet e ARN :

➯rARN – ribozomet (ndodhet në bërthamë)
➯tARN – transporti i aminoacideve
➯mARN/ iARN – informacioni: bërthama + citoplazma
➯ShARN – eleminon pjesët e panevojshme të mARN/ iARN gjatë biosintezës së proteinave.

Ndryshimet midis ADN dhe ARN:

ADN  ARN 
  Sheqeri është dezoksiriboza   Sheqeri është riboza
  2 fije në formë heliksi të dyfishtë (spirale)   1 fije e vetme
  Bazat e azotuara: A, T, G, C.   Bazat e azotuara: A, U, G, C.
  Vetëdyfishohet   Nuk vetëdyfishohet
  Enzima gjatë vetëdyfishimit: ADN – polimeraza   Enzima gjatë transkrikptimit: ARN – polimeraza

Foto ilustruese: “Ndryshimet midis ADN dhe ARN në strukturë”

 

!!KUJDES: Formimi i ATP-së

  • Molekulë
  • Adenozinëtrifosfat 

III. ATP (Burimi i energjisë për gjallesat)

Funksioni: Transporton energjinë nga reaksionet katabolike në ato anabolike.

Anabolik ➯ sintezë ATP

Katabolik ➯ shpërbërje  ➯ prodhon ATP nëpërmjet frymëkëmbimit.

 

Merr pjesë në:

➯ Transportin aktiv
➯ Sintezën e makromolekulave
➯ Tkurrjen e muskujve
➯ Lëvizje

 

Si formohet?
➯ në citoplazmë (ADP + P/ nëpërmjet fosforilimit)
mitokondri + kloroplaste (procesi i kimio – osmozës)

 

Përbëhet nga:
adenina (A)
riboza
3 grupe fosfat (P)

 

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)