fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Mbreti Lir – Shekspiri, Analiza e Plote e Vepres!

Shkurtimisht – Cfare duhet te mbajme mend:

  • Ngjarjet zhvillohen në Anglinë e shek XI.
  • Liri vendos t’u lërë barrën e pushtetit tri vajzave të tij, por më parë dëshiron të dëgjojë sa e duan ato atin e tyre.
  • Vajzat: Gonerila, Regana, Kordelia.
  • Loloja – pjesë e nëdrgjegjes së Lirit. (Liri duhet të ndërgjegjësohet për gjendjen e tij, ai ka iluzione.)
  • Liri vazhdon të sillet si mbret edhe kur nuk është më i tillë.
  • Karakteri i dyfishtë dhe kontradiktor i mbretit Lir:
  1. Ai është despatik dhe shfaq kumanizëm të thellë.
  2. Ka një shpirt të pastër dhe dyshon për çdo gjë.
  • Liri jepet në zhvillim e sipër.
  • Krenaria e tij e sëmurë e shtyn në padrejtësi, dy vajzat e tij të mëdha i ka edukuar keq (ato janë si ai).
  • Kur vajzat e braktisin, ai ballafaqohet me të vërtetën tragjike që e trondit. – Gjëma (e stuhishme) e natyrës dhe gjëma shpirtërore e mbretit të shpërfillur.
  • Lartëzimi i Kordelias.
  • Roli i kontrastit – paraqitja e jashtme e njerëzve dhe thelbi shpirtëror i tyre (e mira dhe ekeqja, e bukura dhe  e ulëta).

Analiza e shtjelluar

 

Mbreti Lir - Analize e plote e vepres se Uilliam Shekspir.Mbreti Lir – Kete drame Shekspiri e shkroi rreth viteve 1603 – 1606. Subjekti I saj mbeshtet te nje gojedhene e kleriteve, qe eshte shkruar e dokumentuar ne shek XII. Burimi prej te cilit Shekspiri e mori temen, ka qene “Historia e Holinshedit”, nje permbledhje e kronikave te vjetra te Anglise, te Skotlandes e Irlandes.

Subjekti dhe struktura tek “Mbreti Lir”:

“Mbreti Lir eshte nje tragjedi me pese akte, ne qender te se ciles vendoset figura e mbretit Lir. Ne hyrje te tragjedise Mbreti Lir, qe ndihet I plakur, ua ndan pasurine dhe pushtetin dy vajzave te medha Reganes dhe Goneriles, pasi ato me fjalet e tyre lajkatare e binden per dashurine e tyre. Ndersa vajzen e vogel e mallkon dhe e le pa gje, per shkak se Kordelja nuk donte te shtirej si motrat e saj.

Pas ketij vendimi ngjarjet per mbretin Lir marrin nje kthese tjeter. Dy motrat me te medha nuk e mbajne premtimin dhe e debojne te atin naten neper stuhi. I debuar, mbreti kalon ne cmenduri dhe endet lart e poshte I shoqeruar nga Loloja I tij besnik. Ate e ndihmon konti Kent, ndonse mbreti e deboi nga Anglia per shkak se mbrojti Kordeljan. Kenti e coi Lirin te Kordelja, e cila kujdeset per te dhe e ndihmon ti kthehet arsyeja.

Edhe konti I Glosteri, njelloj si Liri, e largon birin e ndershem, Edgarin, dhe beson te djali bastard dhe komplotues, Edmundi. Ky behet aleat me Reganen dhe Gornelian. Per te mbrojtur Angline kunder ushtrise franceze, te mobilizuar nga Kordelja. Edmundi ia dorzon te atit Kornuollit, I cili I nxjerr syte Glosterit, pastaj burgos Kordeljan dhe Lirin, por mundet ne beteje nga Edgari. Xheloze per vemendjen romantike te Edmundit ndaj Reganes, Gornelia e helmon motren e saj dhe pastaj kryen vetevrasje. Kordeljan e varin, ndersa Liri, I thyer ne zemer, vdes me trupin e saj ne krahe.

Figura e Mbretit Lir:

Figura e Mbretit Lir kridhet ne atmosferen historike te Rilindjes dhe cilesite e tij personale marrin nje shpjegim historik. Qe ne fillim te drames duket karakteri I dyfishte dhe kontradiktor i natyres se Lirit ku spikatin: despotizmi mizor me humanizmin e thelle, mendja plot kureshjtje, me cinizem, pastertia shpirterore me dyshim. Ne kete figure Shekspiri nuk ka dhene vetem nje person me te meta individuale, po edhe nje karakter qe eshte formuar nga ndikimi I raporteve te caktuara shoqerore. Kete figure autori e ka paraqitur ne zhvillim e siper. Ne e shohim tek ndryshon nen ndikim e kushteve te jetes.

Ne moshe te plakur te Liri bie ne sy edhe me shume krenaria e tij e semure, te cilit vetem me dinakrine mund tia fitosh zemren. Natyra e tij ka ndikuar keq dhe ne edukimin e vajzave, gje qe e thekson dhe Shekspiri kur thote per Reganen dhe Gonerilen se edhe ato vete jane prej brumit te t’et. Edhe ato jane impulsive dhe I binden mbretiti sa per sy e faqe. Por ne momentin kur u cenohet interesi, arrijne ne veprime ekstreme.

Mbreti Lir, vetem atehere kur, mbetet jashte ne mes te stuhise, I debuar nga vajzat, arrin te ballafaqohet me te verteten. Kjo e vertete I shkakton nje tronditje aq te madhe sa e cmend, por pas kesaj, nen kujdesin e Kordeljas, ai arrin te rigjenerohet fizikisht dhe shpirterisht. Ne asnje nga veprat e tij Shekspiri nuk e ka treguar zhvillimin dhe ndryshimin e figures ne menyre te plote sa ne ate te mbretit Lir. Gjate zhvillimit te ngjarjeve ndryshon jo vetem mbreti plak, po edhe qendrimi I spektatorit e lexuesit.

Elementet tragjikomike:

Ne kete tragji elementet tragjike perzihen me elementet komike. Personazhi tragjik te Liri I bashkangjitet personazhi I gaztorit, Loloja. Nen pamjen e tij qesharake fshihet nje mendje dhe nje zemer e madhe. Pervec Kordeljas, Kentit dhe Edgarit, mik besnik I Lirit eshte Loloja, I cili nuk e braktis mbretin plak ne shtrengate. Ai meshiron urtesine popullore qe shikon me sy te mprehte jeten dhe e di te verteten, te cilen Liri e kupton pas shume vuajtjesh te renda. Ai enderron per te ardhmen e larget, kur cdo gje do te ndryshoje; drejtesia do te vihet ne vend, virtyti I beses, morali I larte, dashuria pa interes do te lulezoje ne nje shoqeri te ardhme:

Kur prifterinjte bejne c’predikojne

Kur mejahxhiu si hedh uje veres

Kur rrobaqepesi nuk I fsheh me coprat,

Kur sdigjen t urtet po kodoshet

Kur cdo padi gjykohet drejte,

Kur njerzia skane borxhe

Kur shpifia sgjen me vend ne gjuhe… Kush do te rroje, do te shohe

Qe njerzit te ecin me dy kembe.

Ne keto vargje shprehen idete humaniste te vete Shekspirit.

Mendimet humaniste tek “Mbreti Lir”:

Tragjedia e “Mbreti Lir” shquan, ne radhe te pare, per percjelljen e mendimeve humaniste te rilindasit te madh anglez. Liri mbi fron, rrethuar prej shkelqimit te oborrit mbreteror, eshte shume larg realitetit te vjeter, qe simbolizohet me shtrengaten perjashta mureve te keshtjelles.

Mbreti Lir fillon te ndjeje dhembje per te varfrit dhe urrejtje dhe zemeri, te thelle kunder krimineleve hipokrit apo padrejtesive te tmerrshme te sistemit shoqeror. Liri ben thirrje per hakmarrje te drejte:

Fatzinj, te varfer, lakuriq, turitur,

Kudo dhe cdo vend te botes qofshi

Qe pa strehim e pa shprese po duroni

Sulmin e kesaj sqote te pabese,

Si do te mbrohi nga stuhi si kjo,

Me kryt te zbuluar, pa mbulese,

Me barkun zbarsur, rrobat lecka lecka, Sa pake kam menduar per kete!

Dil jashte e ndje se cvuajne fatzinjt

E jepu cke pertej nevojes sate,

Qe ashtu te jesh me I drejte para qiellit.

Jane keto perfundime qe vijne nga pervoja e hidhur dhe percjellin mesazhe aq aktuale per cdo kohe.

Atevrasja:

Mbreti Lir hyn ne grupin e tragjedive mbreterore ku konflikti tragjik lind si pasoje e nje krimi, te cilin Shekspiri e cakton si me te tmerrshmin, e ky eshte krimi I uzurpimit te pushtetit ose vrasja e mbretit. Nese te Makbethi vritet mbreti ne gjume dhe kemi te bejme me nje “mbretvrasje”, ne kete tragjedi Lirin me forte e vrasin perbuzja dhe mosmirenjohja e te bijave, te cilave ai u ka dhene pasurine dhe pushtetin, sesa do ta kishte vrare shpata e armikut. Ky “krim” I dyfishte ndaj mbretit dhe ndaj atit, paraqitet nga Shekspiri si fundi I botes, se prish tere eikulibrat mbi te cilat ngrihet jeta shoqeore dhe individuale. Ne menyre alegorike kjo paraqitet me skenen e shtrengates ku gjema e natyres ndihmon te kuptohet me qarte, gjema shpirterore e mbretit te shperfillur.

Fundi tragjik dhe mesazhi tek “Mbreti Lir”:

Ndryshimi kryesor midis vepres se Shekspirit me legjenden origjinale eshte fundi tragjik I drames. Sipas historise, Liri del fitimtar ne lufte, e ripushton mbreterine, te cilen, me ne fund ia le trashegimi Kordeljas. Shekspiri, perkundrazi I ngre heronjte e drames permbi relaitetin ne kete ndryshim qendron madheshtia e heronjeve shekspirian, dhe ne te njejten kohe tragjedia e tyre, fataliteti I pashmangshem qe lidhet me denimin e tyre per te ikur nga bota e se keqes qe u solli aq vuajtje sa qene gjalle. Fjalet e Kentit, pasi vdiq mbreti Lir jane:

“Cudi se si duroi dhe kaq!”

Shekspiri krijoi nje tragjedi me permbajtje te pasur shoqerore, me te cilen, nen masken e nje legjende te vjeter, paraqiti fytyren e kohes se tij. Shpresen per rregullimin e kesaj bote te shprishur Shekspiri e jep ne fund te tragjedise me fjalet e Albanit drejtuar Kentit dhe Edgarit:

Ju miq te dashur, te dy tok sundoni

Dhe rregullojeni shtetin e percare…

Shekspiri eshte mjeshter I kontrastit. E mira dhe e keqja, vyrtyti dhe vesi, dalin me ne pah nepermjet hiperbolizmit. Zmadhimi I ketyre figurave nuk e demton karakterin real te tyre, sepse ato ndertohen si pergjithesime vrojtimesh te gjalla dhe jo si shpikje te mendjes se autorit.

Kjo vepër nuk ka rënë në asnjë tezë të Maturës Shtetërore për 12 vitet e fundit.

Për të parë listën e veprave të Maturës Shtetërore 2018 së bashku me analizat, kliko këtu.
Për të parë provimet e letërsisë ndër vite, kliko këtu.

Review Overview

Analiza e Vepres:

User Rating: 4.54 ( 31 votes)

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)