fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Israelite dhe Filistine – Fan Noli, Analiza e plote e Vepres!

Israelite dhe Filistine eshte vepra e Fan Nolit, analiza e plote....Fabula tek “Israelite dhe Filistine” – Ngjarja Baze:

Fan Noli, ngjarjen e merr nga bibla. Ai e perdor ngjarjen (fabulen) biblike si mjet artistik per te ngritur probleme, per te shprehur ide, te cilat kane karakter universal, por kane rendesi te vecante dhe per shoqerine shqiptare te kohes duke shprehur vlera te medha.

Problemet shtrohen ne formen e pyetjeve (funksioni -> ve ne mendime lexuesin, perfshin lexuesin ne ngjarje dhe e detyron te jape pergjigje), megjithate ai i pergjigjet vetem njeres. Pyetjet e tjera ia la lexuesit i cili i pergjigjet sipas botekuptimit te tij.

A ka te drejte kombi me i madh qe te imponoje dhe asimiloje nje komb me te vogel? Pergjigjia jepet duke vdekur personazhi kryesor ne fund te vepres. Ketu i sherben dhe ceshtjes shqiptare se a do mbetej komb apo jo. Ne te vertete, sado me e fuqishme te jete nje kulture, nuk mund te mbivihet nje kulture tjeter (me te varfer) me qellim qe ta asimiloje ate, e bashke me te edhe popullin e saj. Pra, kemi nje imponim te kultures me dhune. Pyetjet e tjera si p.sh a duhet vene detyra mbi instiktin, dashurine apo terheqjen? A duhet te shijoje cdokush ate qe i fal jeta tokesore pa menduar per perjetesine? Etj. Keto pyetje i lihen lexuesit.

Historia:

Izraeli dhe Palestina jane popuj fqinje. Secili ka kulturen e vete. Izraelitet mbahen si nje komb i lashte me nje filozofi qe i kushtohen te perjetshmes dhe jo jetes ne toke, ndaj duhen falur idealeve dhe andej matane te kene perjetesine. Palestina eshte hedoniste. Ata mendojne qe jeta fillon dhe mbaron ne toke. Filozofia e tyre qendron me te shijuarit e gjithckaje qe te fal jeta ne toke. Ata mendojne qe njeriu ka ardhur ne toke qe te marre gjithcka nga jeta qe i eshte dhuruar. Izraelitet mundohen te kthejne palestinezet ne udhen e tyre, sepse mendojne se kjo eshte e drejte. Ata ngarkojne nje djale orator me force bindese te argumenteve, Samsonin e fejuar me Rahinen i cili ka nje fuqi shume te madhe fizike qe i fshehet tek floket. Ky eshte mision patriotik per Samsonin.

Nje rabin i thote Samsonit, merr me vete dhe nje grup djemsh trima, mos ik vetem, per cdo te papritur. Samsoni i thote qe nuk ka nevoje per force, por ai do ti binde me forcen e fjales. Por ketu ngrihet pyetja, a eshte e mundur qe gjithcka te arrihet me forcen e fjales

Samsoni niset pa luftetare. Ai ben per vete shume filistine. Mbreti filistineve kupton qe ai po behet rrezik per te humbur identitetin kombetar. Ai shfrytezon lidhjen e Samsonit me Dalilen, vajzen e bukur filistine. Dalila e dashuron vertet Samsonin dhe ky i fundit bie pa dashur ne dashuri me te. Mbreti filistin i ngarkon Daliles DETYREN PER ATDHEUN qe te zbuloje sekretin e fuqise te madhe te Samsonit. Ajo pranon me kushtin qe atij mos ti bejne gje. Samsoni ja thote Daliles dhe ushtaret filistine e degjojne, me pas e kapin Samsonin dhe e lidhin, e poshterojne dhe i presin floket. Dalila i thote qe e donte per te vecanten, ndaj tani qe ai nuk e ka me, dhe ajo nuk e do. Kjo gje merret vesh dhe ne Izrael. Rahila vjen ta ndihmoje me jeten e saj dhe pse ai nuk qendroi besnik ndaj saj.

Samsonin e cojne ne tempull. Atje vjen Dalila dhe Rahila. Ai i kerkon atyre te dalin jashte. Me pas ligjeron me ushtaret filistine. Ata e munden ate sepse ai ra pre e deshirave tokesore mbi idealin. Nderkohe floket i jane rritur paksa dhe ai ndjen fuqine qe i rikthehet. I kerkon filistineve qe te vijne dhe ta ekzekutojne. Kur ata hyne, ai shtyn muret, shemb tempullin dhe vdes bashke me shume filistine. Jashte mbeti Rahila dhe Dalila, keshtu qe kemi prape 2 filozofi te ndryshme jashte. Mbetet perseri nje pyetje pa pergjigje.

Struktura dhe subjekti tek “Israelite dhe Filistine”:

Kjo drame eshte e ndare ne tri akte:

1) Akti i pare zhvillohet ne Sinagogen e Judenjeve, ku paresia eshte mbledhur ti jape bekimin Samsonit (sipas kuptimit te emrit, dikush qe i sherben Zotit), i cili merr persiper ta sjelle ne udhe te drejte boten e filistineve. Per kete ai merr pelqimin e nenes dhe te se dashures, Rahiles.

2) Ne aktin e dyte Samsoni ndodhet ne boten filistine. Mbreti filistin e lut Dalilen e bukur qe ta beje per vete Samsonin, me qellim qe te shpetoje populli nga kjo bese e kalbur. Asnje fuqi filistine nuk ia del dot Samsonit pervecse dashuria per Dalilen. Ai e harron misionin, dashurine e pare per Rahilen, dhe i zbulon bukuroshes filistine sekretin. Kjo ben qe ai te bjere ne duart e filistineve, qe e qethin dhe ia humbin fuqine, e lidhin dhe e verbojne.

3) Akti i trete zhvillohet ne tempullin e Balit e te Malohut te dy perendive filistine: te pasurise e te dashurise. Aty njerezit argetohen me Samsonin e lidhur dhe te verbuar. Ata duan te jene te gezuar ne jeten e tyre, pa Te Verteten e Huaj, izraelite, qe e shohin te mundur ne figuren e Samsonit. Samsonit i vjen nga pak fuqia, therret Dalilen e Rahilesn dhe u kerkon te largohen nga tempulli, qe te shpetojne. Atehere, me fuqine e rigjetur, e rrezon tempullin dhe vdes bashke me filistinet qe jane brenda. Duke qene se eshte i vetedijshem qe eshte bere si ata, ai therret:

     Jam dhe une si ata, genjeshtar. Filistine shoke, bejuni gati te vdesim qafe per qafe.

Nga pikepamja ideore drama parashtron:

1) Luften midis te mires dhe se keqes

2) Luften midis pasionit dhe dashurise

3) Dashurine per vlerat

4) Raportet mes mashtrimit dhe se vertetes

5) Ceshtja e besimit monoteist dhe politeist

Misionare apo Grua?

Dalila i kryen te dyja funksionet, ajo eshte atdhetare ashtu si Samsoni, pavaresisht se eshte ne anen e filistineve. Nga ana tjeter, meqenese edhe ajo ra ne dashuri me Samsonin, mendon ne menyre naive se Samsoni do te kaloje ne anen e tyre per hir te dashurise. Ajo e adhuron Samsonin per fuqine qe ka, prandaj nuk eshte e habitshme kur i thote se smund ta dashuroje me, kur ai behet njeri i zakonshem dhe humb shikimin e fuqine.

Mesazhi:

Drama Izraelite e Filistine eshte nje veper qe shpreh interesat e kundert qe ngrihen ndermjet dy popujve te perfaqesuar nga Samsoni dhe Dalila. Tema e madhe e vepres eshte ceshtja se a mund te jetojne dy kultura te ndryshme ne kontakt duke ruajtur vecantite e veta apo njera duhet ta zoteroje tjetren duke e asimiluar ngadale. Mesazhin e drames me teper se kudo do ta gjejme ne figuren e Samsonit. Samsoni revolucionar apo hero i idealizuar qe do te nderroje boterat, madje boterat e huaja, ka nje perfundim te tille sepse nuk eshte robi i idese, por i te qenit njeri, qofte dhe idealist  (i cili nuk mund ta pranoje dhunen). Eshte nje dyluftim ndermjet idese dhe jetes. Por se cila fiton nuk thuhet ne zgjidhjen e drames, prandaj ngelet enigme.

Kjo vepër nuk ka rënë në asnjë tezë të Maturës Shtetërore për 12 vitet e fundit.

Për të parë listën e veprave të Maturës Shtetërore 2018 së bashku me analizat, kliko këtu.
Për të parë provimet e letërsisë ndër vite, kliko këtu.

Review Overview

Analiza e Vepres:

User Rating: 4.55 ( 33 votes)

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)