Impulsi i Trupit
1. Cfarë është Impulsi i Trupit?
Impulsi i trupit është madhësia vektoriale \( \overrightarrow{P}=m\overrightarrow{v} \) (kg$ \cdot $ m/s)
Ndryshimi i impulsit \( \Delta P=P_{2}-P_{1} \) (kg$\cdot$ m/s)
2. Lidhja e forcës me ndryshimin e Impulsit.
\( F=ma=m \left( \frac{v-v_{0}}{t} \right) =\frac{P-P_{0}}{t}=\frac{ \Delta P}{ \Delta t} \)
\( \Delta P=F \Delta t \) (Impulsi i forcës)
3. Ligji i ruajtjes së Impulsit
Në një sistem të mbyllur trupash (pa fërkim), impulsi fillestar është i barabartë me impulsin përfundimtar. Pra impulsi ruhet.
\( P_{f}=P_{p} \)
\( m\overrightarrow{v_{1}} + m\overrightarrow{v_{2}} =m\overrightarrow{v’_{1}} + m\overrightarrow{v’_{2}}\)
USHTRIME TË ZGJIDHURA
Ushtrimi 1: Një trup me masë 0.5kg që lëviz me shpejtësi 5m/s. Godet një trup me masë të njëjtë, por në prehje. Pas goditjes të dy trupat lëvizin së bashku me të njëjtën shpejtësi. Gjeni shpejtësinë pas goditjes.
TË DHËNA:
\( m_{1}=0.5kg \)
\( v_{1}=5m/s \)
\( m_{2}=0.5kg \)
\( v_{2}=0m/s \)
\( v=? \)
ZGJIDHJA:
\( \overrightarrow{P_{f}}=\overrightarrow{P_{p}} \)
\( m_{1}\overrightarrow{v_{1}}+m_{2}\overrightarrow{v_{2}}= \left( m_{1}+m_{2} \right) \overrightarrow{v} \)
\( m_{1}v_{1}+0= \left( m_{1}+m_{2} \right) v \)
\( v=\frac{m_{1}v_{1}}{m_{1}+m_{2}}=\frac{0.5\cdot5}{1}=2.5m/s \)
Ushtrimi 2: Trupi me masë 300 gram që lëviz me shpejtësi 10m/s godet një trup tjetër me masë 200 gram që lëviz me shpejtësi 5m/s. Të gjendet shpejtësia me të cilën lëviz trupi i dyte pas goditjes, nëse shpejtësia e trupit të parë është 5m/s. Nuk kemi fërkim.
TË DHËNA:
\( m_{1}=0.3kg \)
\( v_{1}=10m/s \)
\( m_{2}=0.2kg \)
\( v_{2}=5m/s \)
\( v’_{1}=5m/s \)
\( v’_{2}=? \)
ZGJIDHJA:
\( P_{f}=P_{p} \)
\( m_{1}v_{1}+m_{2}v_{2}=m_{1}v_{1}^{‘}+m_{2}v_{2}^{‘} \)
\( m_{2}v_{2}=m_{1}v_{1}^{‘}+m_{2}v_{2}^{‘}-m_{1}v_{1} \)
\( v_{2}=\frac{m_{1}v_{1}^{‘}+m_{2}v_{2}^{‘}-m_{1}v_{1}}{m} \)
Ushtrimi 3: Dy trupa me masë 500 gram dhe 400 gram lëvizin drejt njëri tjetrit. Pas goditjes trupat lëvizin së bashku. Gjeni shpejtësinë e përbashkët. Nuk kemi fërkim.
TË DHËNA:
\( m_{1}=0.5kg \)
\( m_{2}=0.4kg \)
\( f=0 \)
\( v=? \)
ZGJIDHJA:
\( m_{1}v_{1}-m_{2}v_{2}= \left( m_{1}+m_{2} \right) v \) (Shenja – vendoset nga sistemi i referimit)
\( v=\frac{m_{1}v_{1}-m_{2}v_{2}}{m_{1}+m_{2}} \)
Ushtrimi 4: Një patinator me masë 50kg që është në prehje mbi akull, mban në dorë një trup me masë 200g. Në një cast patinatori e hedh trupin horizontalisht me shpejtësi 10m/s. Me cfarë shpejtësie do të lëvizë patinatori pas hedhjes së trupit? Meqënëse jemi mbi akull, kuptohet se nuk ka fërkim.
TË DHËNA:
\( m_{p}=50kg \)
\( m_{t}=0.2kg \)
\( v_{t}=10m/s \)
\( f=0 \)
\( v_{p}=? \)
ZGJIDHJA:
Dimë që: \( P_{f}=P_{p} \)
\( 0=m_{p}v_{p}+m_{t}v_{t} \)
\( m_{p}v_{p}=-m_{t}v_{t} \)
\( v_{p}=\frac{-m_{t}v_{t}}{m_{p}} \)
Për të punuar me tezat e fizikës ndër vite, klikoni këtu.
Për të qënë pjesë e grupit të Fizikës, klikoni këtu.
One comment
Pingback: Përgatitje për provimin e Fizikës - Matura Shtetërore - 12Vite.com