Fizika moderne
1. Ndërtimi i atomit
• Atomi është grimcë e pandashme. Në qëndër të atomit ndodhet bërthama e ngarkuar pozitivisht. Ajo përbëhet nga protone dhe neutrone. Rrotull bërthamës sillen elektronet.
• Numri i protoneve në bërthamë është i barabartë me numrin e elektroneve, pra nga pikëpamja elektrike atomi është elektroasnjëanës.
SHËNIM:
Bërthama nuk ka elektrone, por ajo lëshon elektrone.
Dendësia e lëndëve bërthamore është e njëjtë për të gjitha lëndët.
Shembull:
\(_{13}^{27}Al \)
Z=13
• numri atomik
• numri i ngarkesës
• numri i protoneve
• numri rendor
A=27
• numri i masës
• numri i nukleoneve
A = Z + N
Elementët që kanë numrin e protoneve të njëjtë quhen IZOTOPE.
2. Radioaktiviteti
Aftësia që kanë lëndët për të rrezatuar quhet radioaktivitet. Kemi tre lloje rrezatimesh:
a) rrezatimet alfa, \(\alpha\) → Bërthamat e \(He_{2}^{4} \) të ngarkuara pozitivisht (+).
\(_{Z}^{A}X \) \(\rightarrow _{Z – 2}^{A – 4}Y + _{2}^{4} He\)
b) thërrmijat B, janë fluks thërrmijash qe dalin nga bërthama (elektrone).
\(_{0}^{1}n \)\(\rightarrow _{1}^{1}p + _{-1} ^{0} e\)
c) rrezet janë valë elektromagnetike që kanë aftësi të madhe depërtuese.
3. Fotoefekti
Ç’është fotoefekti?
• Fotos → dritë
• Efekt → veprim
• Drita → fluks fotonesh

\( E_f = A_d + E_k\) ⇒ Ek. i Ajnshtajnit
• Dukuria e shkëputjes së elektronit nga metalet, nën veprimin e dritës, quhet fotoefekt.
Zbërthimi i ekuacionit:
\( E_{f}=h⋅f=\frac{h⋅c}{ \lambda } \)
\( A_{d}=hf_{p}=\frac{h⋅c}{ \lambda prag} \)
\(E_{k}=\frac{mV^{2}}{2} \)
\(E_{k}=A=q⋅U \)
Pra:
\( hf=hf_{p}+\frac{mv^{2}}{2} \)
\( \frac{hc}{ \lambda }=\frac{hc}{ \lambda _{p}}+q⋅U \)
Kushti kryesor që të ndodh fotoefekti: Ef > Ad
Frekuenca më e vogël për të cilën ndodh fotoefekti, quhet frekuencë pragu/kufi.
Ligjet e fotoefektit:
• Intensiteti i dritës rënëse ka të bëjë me numrin e fotoneve që bien mbi pllakën metalike ⇒ si rrjedhim me numrin e elektroneve që shkëputen.
• Energjia kinetike e elektroneve që shkëputen, pra shpejtësia, është në përpjesëtim të drejtë me frekuencën e dritës rënëse.
USHTRIME TË ZGJIDHURA
Ushtrimi 1: Jepet pllaka metalike. Nëse: I1 = I2. Ç’ndodh me energjinë?

ZGJIDHJA
Sipas ligjit II: Energjia nuk ndryshon (varet nga frekuenca).
4.Vala e Debrojlit
Valët e lëndës quhen valët e Debrojlit.
\( \lambda =\frac{h}{p}=\frac{h}{m⋅v} \left[ m \right] \)
Ushtrimi 2: Një trup me masë 250 gr, lëviz me shpejtësi 20m/s. Gjeni valën e Debrojlit.
TË DHËNA
\(m = 250 gr\)
\(v=20m/s\)
\(\lambda = ?\)
ZGJIDHJA
\(\lambda =\frac{h}{m⋅v}=\frac{6,62⋅10^{-34}}{0,25⋅20} \)
Ushtrimi 3: Masa e elektronit është 9,1 ·10 -31 kg. Energjia kinetike e tij është 20eV. Gjeni valën e Debrojlit.
TË DHËNA
\(m= 9,1 \cdot 10 ^{-31}\)
\(E_k = 20 eV\)
\(\lambda = ?\)
ZGJIDHJA
\(Ek=20eV=20 \cdot 1.6$\cdot 10^{-19 J}\)
\(\lambda =\frac{h}{p}=\frac{h}{m⋅v} \)
\(E_{k}=\frac{mv^{2}}{2}\)
\(v=\sqrt[]{\frac{2E_{k}}{m}}\)
Ushtrimi 4: Një proton përshpejtohet nga prehja me tension 200V. Gjeni valën e Debrojlit.
TË DHËNA
\(U=200V\)
\(\lambda = ?\)
ZGJIDHJA
\( \lambda =\frac{h}{p}=\frac{h}{m⋅v} \)
SHËNIM:
Nëse jepet tensioni, pra grimca përshpejtohet nga prehja \(V_{0}\) dhe fiton shpejtësinë \(V_{1}\), gjithmonë zbatojmë teoremën e energjisë kinetike (për të gjetur v).
\( \frac{mv^{2}}{2}-\frac{mv_{0}^{2}}{2}=qU \)
\( \frac{mv^{2}}{2}=qU \)
\( v=\sqrt[]{\frac{2qU}{m}} \)
Ose:
\(Ek=qU\)
Ushtrimi 5: Energjia kinetike e protonit është e barabartë me energjinë kinetike të elektronit. Sa është raporti gjatësive të valëve?
TË DHËNA
\(Ekp = Eke\)
\(Raporti = ?\)
ZGJIDHJA
\( E_{k}=\frac{mv^{2}m}{2m}=\frac{m^{2}v^{2}}{2m} \)
\( E_{kp}=\frac{p_{ \rho }^{2}}{2mp} \)
\( E_{ke}=\frac{p_{e}^{2}}{2m_{e}} \)
\( 1=\frac{p_{p}^{2}}{2m_{p}}\cdot \frac{2m_{e}}{p_{e}^{2}} \)
\( p_{e}^{2}\cdot 2mp=p_{p}^{2}\cdot 2me\)
\( \frac{p_{p}^{2}}{p_{e}^{2}}=1840 \)
\( \frac{h^{2}}{ \lambda _{p}^{2}}\cdot \frac{ \lambda _{e}^{2}}{h^{2}}=1840 \)
Për të punuar me tezat e fizikës ndër vite, klikoni këtu.
Për të qënë pjesë e grupit të Fizikës, klikoni këtu.
12Vite.com Përgatitje për Shkollën e Lartë
One comment
Pingback: Përgatitje për provimin e Fizikës - Matura Shtetërore - 12Vite.com