fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

11. Interferenca e dritës – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Interferenca e dritës

1. Interferenca

Mbivendosja e valëve me frekuencë të njëjtë quhet interferencë.
Burimet që prodhojnë valë me frekuencë f të njëjtë quhen burime koherente.

• Kemi dy lloje interferencash:

a) forcuese/konstruktive
b) dobësuese/destruktive

Interferenca e dritës - interferenca

Nëse:
\(r_{2}-r_{1}=k$\cdot $\lambda $\)
\(k=0,1,2,3\)

Interferencë forcuese/ konstruktive:
\(Ar=A_{1}+A_{2}\)

Nëse:
\( r_{2}-r_{1}=(2k+1)$\cdot $ \lambda $/2\)

Interferencë dobësuese/destruktive:
\(Ar=A_{1}-A_{2}\)

USHTRIME TË ZGJIDHURA 

Ushtrimi 1: Dy burime prodhojnë valë me gjatësi 2m. Largësia e burimit të parë është 7m, r1=7m, ndërsa r2 =14m.
a) Ç’lloj interference kemi?
b) Amplituda?

TË DHËNA

\(\lambda = 2m\)

\( Interferenca = ?\)

\(r_{1}= 7m \)

\(r_{2} = 14m\)

\( A = ?\)

ZGJIDHJA

\( k=\frac{r_{2}-r_{1}}{ \lambda }=\frac{14-7}{2}=3.5 \) ⇒ nuk është interferencë përforcuese.

\( r_{2}-r_{1}= \left( 2k+1 \right) ⋅\frac{ \lambda }{2} \)

\( 7= \left( 2k+1 \right) \cdot 1 \)

\(2k+1=7

2k=6

k=3\)

Interferencë dobësuese.

\(Ar=A_{1}-A_{2}\)

Kushti gjeometrik i interferencës:

\( r_{2}-r_{1}=\frac{dy}{L} \)

d → largësia mes burimeve

L → largësia nga qendra e burimeve deri te ekrani

y → largësia nga pika e vrojtimit deri tek prerja e ekranit

Ushtrimi 2: Në ekran vrojtohet brezi i dytë i ndritshëm. Të gjendet \($ \lambda $ \)?

TË DHËNA

\(d=2mm\)

\(L=6m\)

\(y=3cm\)

\( \lambda =?\)

ZGJIDHJA

\(r_{2}-r_{1}=\frac{dy}{L}\)

\( k \cdot \lambda = \frac{dy}{L}\)

\(\lambda = \frac{dy}{L k}\)

Brez i ndritshëm → interferencë forcuese ⇒ k=2

SHËNIM:
Kushti gjeometrik mbetet i njëjtë, ndryshon vetëm kushti fizik.

Për të punuar me tezat e fizikës ndër vite, klikoni këtu.

Për të qënë pjesë e grupit të Fizikës, klikoni këtu.

Shihni dhe

22. Arenet – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Hidrokarburet aromatike (arenet) Fillimisht, emërtimi aromatik është vendosur për shkak të aromës karakteristike që kishin …

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)