fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

15. Elektroliza – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Elektroliza

Elektroliza është procesi i kundërt me elementin galvanik. Gjatë elektrolizës ndodh shndërrimi i energjisë elektrike në energji kimike të një procesi redoks. Elektroliza realiozohet në një enë të vetme të quajtur elektrolizer. Gjithashtu duhet një burim i fuqishëm rryme, përcjellësit dhe elektrodat. Elektrolizës mund t’i nënshtrohen substanca në gjendje të shkrirë ose në tretësirë ujore.

• Anoda është elektroda që ka shenjë pozitive (+), ndryshe nga elementi galvanik ku ka shenjë negative (-). Megjithatë në të dyja rastet, në anodë ndodh oksidimi dhe drejt saj orientohen jonet negative (-).
• Katoda është elektroda me shenjë negative (-), ndryshe nga elementi galvanik ku ka shenjë pozitive (+). Në të dyja rastet, në katodë ndodh reduktimi dhe drejt saj gjatë elektrolizës shkojnë jonet (+).

Në anodë shkojnë jonet negative dhe rradha e shkarkimit të tyre ndjek këto rregulla:
1. Nëse mbetja acide nuk ka oksigjen, oksidohet ajo.
2. Nëse mbetja acide ka oksigjen, oksidohet joni OH.

4OH → 2H2O + O2 + 4e
2H2O → O2 + 2H+ + 4e

Në katodë  shkojnë jonet (+) dhe:
1. Nëse kationi i takon metaleve të grupit I A dhe IIA, shkarkohet hidrogjeni.

2H+ + 2e → H2
2H2O + 2e → H2 + 2OH

2. Nëse kationi i takon metaleve të grupeve të tjerë shkarkohet (reduktohet) ai.
Faktorët që ndikojnë në këtë rradhë shkarkimi shkarkimi kur elektroliza zhvillohet me elektroda inerte janë:

a) E0ox  ; E0red
b) përqendrimet e joneve në tretësirë

c) dukuria e mbitensionit

Shembull: Elektroliza në gjendje të shkrirë

NaCl → Na+ + Cl

A (+): 2Cl → Cl20 + 2e     (ox)
K (-): Na+ + 1e → Na0      (red)

R.P.E: 2NaCl → 2Na0 + Cl20

Shembull: Elektroliza në tretësirë ujore

NaCl → Na+ + Cl
H2O ↔ H+ + OH

A (+): 2Cl → Cl20 + 2e      (ox)
           OH
K (-): Na+
         2H+ + 2e → H20         (red)

R.P.E: 2NaCl + 2H2O → Cl2 + H2 + 2NaOH

USHTRIME TË ZGJIDHURA 

Ushtrimi 1: Sqaroni proceset që ndodhin gjatë elektrolizës së tretësirës ujore dhe cfarë substancash përfitohen në elektroda.

AgNO3 ↔ Ag+ + NO3
H2O ↔ H+ + OH

A (+): NO3
            4OH → 2H2O + O2 + 4e     (ox)
K (-): Ag  + 1e → Ag0                      (red)
            H+

R.P.E: 4 AgNO3 + 2 H2O → 4Ag + O2 + 4HNO3

NaBr → Na+ + Br
H2O ↔ H+ + OH

A (+): 2Br→ Br20 + 2e      (ox)
             OH
K (-): Na+
          2H+ + 2e → H20           (red)

R.P.E: NaBr + H2O → Br20 + H20 + 2NaOH

NaNO3 → Na+ + NO3
H2O ↔ H+ + OH

A (+): NO3 
            4OH → 2H2O + O2 + 4e     (ox)     
K (-): Na+
            2H+ + 2e → H20                    (red)       

R.P.E: NaNO3 + H2O → O20 + 2H20 + NaNO3

K2SO4 → 2K+ + SO42-
H2O ↔ H+ + OH

A (+): SO42-
            4OH → 2H2O + O2      (ox)

K (-): K+
            2H+ + 2e → H20            (red)    

R.P.E: K2SO4 + H2O → O20 + 2H20 + K2SO4

CuBr2 → Cu2+ + 2Br
H2O ↔ H+ + OH

A (+): 2Br → Br20 + 2e      (ox)
             OH
K (-): Cu2+ + 2e → Cu0         (red)
            H+

R.P.E: CuBr2 + H2O → Br20 + Cu0 + H2O

Ushtrimi 2: Cfarë ndodh me përqendrimin e tretësirës gjatë elektrolizës së tretësirës ujore:

KOH → K+ + OH
H2O ↔ H+ + OH

A (+): 4OH → 2H2O + O2      (ox)
             OH
K (-): K+
            2H+ + 2e → H20              (red)

R.P.E: KOH + 2H2O → 2H2 + O2 + KOH   => rritet përqendrimi KOH

H3PO4 → 3H+ + PO43-
H2O ↔ H+ + OH        

A (+): PO43-
             4OH → 2H2O + O2 + 4e      (ox)
K (-):  2H+ + 2e → H20                      (red)

R.P.E: H3PO4 + 2H2O → O2 + 2H2 + H3PO4   => rritet përqendrimi H3PO4

HBr → H+ + Br
H2O ↔ H+ + OH

A (+): 2Br → Br20                           (ox)
             OH        
K (-): 2H+ + 2e → H20                      (red)

R.P.E: 2HBr + H2O → H20 + Br20 + H2O   => zvogëlohet përqendrimi HBr

Shihni dhe

24. Eteret – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Eteret Eteret përmbajnë C, H, O. Janë izomerë strukturorë me alkoolet. Formula e përgjithshme e …

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)