Elementi galvanik
Elektrokimia është ajo pjesë e kimisë që studion shndërrimin e energjisë kimike në energji elektrike dhe anasjelltas gjatë reaksioneve kimike.
Elementi galvanik realizohet gjatë shndërrimit të energjisë kimike të një procesi redoks në energji elektrike duke shërbyer si burim rryme. Elementi galvanik përbëhet nga dy gjysmë elemente galvanik, ura e kripës, përcjellësit dhe aparati që tregon kalim rryme. Gjysmë elementi galvanik është i formuar nga një pllakë metalike e zhytyr në një tretësirë ujore. Ura e kripës është një enë qelqi në trajtë U-je e mbushur me një elektrolit të fortë ose me agar-agar. Në elementin galvanik funksionojnë dy qarqe elektrike:
• qarku i brendshëm që realizohet në tretësira nëpërmjet joneve.
• qarku i jashtëm që realizohet midis elektrodave nëpërmjet përcjellësve ku lëvizin elektronet.
! Thelbi i funksionimit të elementit galvanik qendron në faktin që procesi i oksidimit duhet të realizohet veç nga procesi i reduktimit. Elementi galvanik funksionon për aq kohë sa tretësirat janë elektro-asnjëanëse.
Shembull: Elementi galvanik
A: Zn0 → Zn2+ + 2e– (ox)
K: Cu2+ + 2e– → Cu0 (red)
Shënim: Reaksionet që ndodhin në anodë dhe katodë quhen gjysmëreaksionet elektrodrike.
Reaksioni i përgjithshëm (R.P):
Zn0 + Cu2+ → Zn2+ + Cu0
• Elektroda që i nënshtrohet procesit të oksidimit shërben si anodë.
• Elektroda që i nënshtrohet procesit të reduktimit shërben si katodë.
Për të përcaktuar anodën dhe katodën në një element galvanik shërbejnë potencialet standarde redoks ose të oksidimit dhe reduktimit.
• Sa më e vogël matematikisht vlera e potencialit standard (E°), aq më reduktues është elementi dhe do të shërbejë si anodë.
• Sa më e madhe matematikisht vlera e potencialit standard (E°), aq më oksidues është elementi dhe do të shërbejë si katodë.
Forca elektromotore (f.e.m = E°) e një elementi galvanik llogaritet me diferencën e potencialit standard të katodës me potencialin standard të anodës.
f.e.m = E°el = E°k – E°a f.e.m > 0
USHTRIME TË ZGJIDHURA
Ushtrimi 1: Shkruani reaksionet që zhvillohen në elektroda dhe llogarit f.e.m për elementin galvanik të përbërë:
1. Fe (anoda) E0Fe2+ / Fe = – 0,44V A: Fe0 → Fe2+ + 2e– (ox) R.P: Fe0 + Pb2+ → Fe2+ + Pb0 f.e.m = E0K – E0A = ( -0,126) – (-0,44) = + 0,314 V 2. Zn (anoda) E0Zn2+ / Zn = – 0,76V A: Zn0 → Zn2+ + 2e– (ox) R.P: Zn0 + Sn2+ → Zn2+ + Sn0 f.e.m = E0K – E0A = (-0,136) – (-0,76) = + 0,624 V 3. Mg (anoda) E0Mg2+ / Mg = – 2,363V A: Mg0 → Mg2+ + 2e– (ox) R.P: 3 Mg0 + 2Au3+ → 3Mg2+ + 2Au0 f.e.m = E0K – E0A = (+1,498) – (-2,363) = + 3,861 V 4. Cu (anoda) E0Cu2+ / Cu = + 0,337V A: Cu0 → Cu2+ + 2e– (ox) R.P: Cu0 + 2Ag+ → Cu2+ + 2Ag0 f.e.m = E0K – E0A = (+ 0,799) – (+ 0,337) = + 0,462V
Pb (katoda) E0Pb2+ / Pb = – 0,126V
K: Pb2+ + 2e– → Pb0 (red)
Sn (katoda) E0Sn2+ / Sn = – 0,136V
K: Sn2+ + 2e– → Sn0 (red)
Au (katoda) E0Au3+ / Au = + 1,498V
K: Au3+ + 3e– → Au0 (red)
Ag (katoda) E0Ag2+ / Ag = + 0,799V
K: Ag+ + 1e– → Ag0 (red)
Ushtrimi 2: Përcaktoni drejtimin e lëvizjes së elektroneve në elementin galvanik që përbëhet nga një pllakë magnezi dhe një pllakë bakri, një pllakë plumbi dhe një pllakë alumini, një pllakë bakri dhe një pllakë mërkuri. Argumentoni përgjigjen.
Mg (anoda) E0Mg2+ / Mg = – 2,363V A: Mg0 → Mg2+ + 2e– (ox) R.P: Mg0 + Cu2+ → Mg2+ + Cu0 Pb (katoda) E0Pb2+ / Pb = – 0,126V A: Al0 → Al3+ + 3e– (ox) R.P: 2Al0 + 3Pb2+ → 2Al3+ + 3Pb0 Cu (anoda) E0Cu2+ / Cu = + 0,337V A: Cu0 → Cu2+ + 2e– (ox) R.P: Cu0 + Hg2+ → Cu2+ + Hg0
Cu (katoda) E0Cu2+ / Cu = + 0,337V
K: Cu2+ + 2e– → Cu0 (red)
Al (anoda) E0Al3+ / Al = – 1,662V
K: Pb2+ + 2e– → Pb0 (red)
Hg (katoda) E0Hg2+ / Hg = + 0,854V
K: Hg2+ + 2e– → Hg0 (red)
Ushtrimi 3: Çfarë vihet re në rast se një pllakë alumini (Al) zhytet në një tretësirë NaCl? Po në rast se zhytet në një tretësirë SnCl2.
Al E0Al3+ / Al = – 1,66V Al + NaCl → nuk ndodh reaksion, sepse E0Na ˂ E0Al. 2Al + 3SnCl2 → 2AlCl3 + 3Sn
NaCl E0Na+ / Na = – 2,71V
SnCl2 E0Sn2+/ Sn = – 0,136V
Ushtrimi 4: Një pllakë zinku (Zn) zhytet në një tretësirë FeCl2 dhe HgCl2. Përcaktoni në cilin rast masa e pllakës së Zn rritet dhe në cilin rast zvogëlohet.
Zn E0Zn2+/ Zn = – 0,76V Nënvizojmë substancat që na duhen për të ndërtuar raportin që të nxjerrim masën e pllakës së zinkut. Zn + FeCl2 → ZnCl2 + Fe \(\frac{1 mol Zn}{1 mol Fe} = \frac{65g/mol Zn}{56g/mol Fe} = -9 g \Rightarrow\) pllaka e Zn e zvogëlon masën Zn + HgCl2 → ZnCl2 + Hg \(\frac{1 mol Zn}{1 mol Hg} = \frac{65g/mol Zn}{200g/mol Fe} = 135 g \Rightarrow \) pllaka e Zn e rrit masën
Fe E0Fe2+/ Fe = – 0,44V
Hg E0Hg2+/ Hg = + 0,85V
One comment
Pingback: Përgatitje për provimin e Kimisë - Matura Shtetërore - 12Vite.com