fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

13. Numrat e oksidimit – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Rregullat për vendosjen e numrave të oksidimit 

Numër oksidimi (n.o) quajmë ngarkesën reale ose të menduar që fiton një atom në një lidhje kimike. Rregullat e përcaktimit të n.o:

1. Numri i oksidimit të elementit në substancat e thjeshta është 0.
2. Numri i oksidimit të elementit në jonet e thjeshtë është sa ngarkesa e jonit.
3. Numri i oksidimit të hidrogjenit përgjithësisht është +1, përjashto rastin e hidrureve të metaleve ku është -1.
4. Numri i oksidimit të oksigjenit përgjithësisht është -2, përjashto peroksidet ku është -1 dhe tek OF2 ku është i ndryshëm nga 2.
5. Shuma e numrave të oksidimit në një substancë është 0.
6. Shuma e numrave të oksidimit në një jon të përbërë është sa ngarkesa e jonit.

Reaksion redoks quajmë reaksionin gjatë të cilit një ose më shumë elementë ndryshojnë numrin e oksidimit.
Proces oksidimi quajmë procesin gjatë të cilit një element ose substancë jep elektrone duke rritur numrin e oksidimit.
Proces reduktimi quajmë procesin gjatë të cilit një element ose substancë merr elektrone duke zvogëluar numrin e oksidimit.
Elementi ose substanca që i nënshtrohet oksidimit quhet reduktues.
Elementi ose substanca që i nënshtrohet reduktimit quhet oksidues.

USHTRIME TË ZGJIDHURA 

Ushtrimi 1: Të vendosen koeficientët në reaksionet redoks.

1. P + HNO3 + H2O → H3PO4 + NO

Hapi I: Vendosim numrat e oksidimit për secilin element duke u bazuar në rregullat e numrave të oksidimit.

P0 + H+1N+5O3-2 + H2+1O-2 → H3+1P+5O4-2 + N+2O-2

Hapi II: Nxjerrim në dukje elementët që kanë ndryshuar numrin e oksidimit.

P0 → P+5 + 5e      (ox)
N+5 + 3e → N+2    (red)

Hapi III: Gjejmë SH.V.P e numrit të elektroneve të shkëmbyera. Në rastin tonë është 15.

3 | P0 → P+5 + 5e      (ox)
5 | N+5 + 3e → N+2    (red)

Hapi IV: Vendosim koeficientët që të barazohet reaksioni.

3P + 5HNO3 + 2H2O → 3H3PO4 + 5NO

2. S + HNO3 → H2SO4 + NO

Hapi I: Vendosim numrat e oksidimit për secilin element duke u bazuar në rregullat e numrave të oksidimit.

S0 + H+1N+5O3-2 → H2+1S+6O4-2 + N+2O-2

Hapi II: Nxjerrim në dukje elementët që kanë ndryshuar numrin e oksidimit.

S0 → S+6 + 6e       (ox)
N+5 + 3e → N+3    (red)

Hapi III: Gjejmë SH.V.P e numrit të elektroneve të shkëmbyera. Në rastin tonë është 6.

1 | S0 → S+6 + 6e       (ox)
2 | N+5 + 3e → N+3    (red)

Hapi IV: Vendosim koeficientët që të barazohet reaksioni.

S + 2HNO3 → H2SO4 + 2NO

3. B + HNO3 + H2O → H3BO3 + NO

Hapi I: Vendosim numrat e oksidimit për secilin element duke u bazuar në rregullat e numrave të oksidimit.

B0 + H+1N+5O3-2 + H2+1O-2 → H3+B+3O3-2 + N+2O-2

Hapi II: Nxjerrim në dukje elementët që kanë ndryshuar numrin e oksidimit.

B0 → B+3 + 3e      (ox)
N+5 + 3e → N+2    (red)

Hapi III: Gjejmë SH.V.P e numrit të elektroneve të shkëmbyera. Në rastin tonë është 3.

1 | B0 → B+3 + 3e      (ox)
1 | N+5 + 3e → N+2    (red)

Hapi IV: Vendosim koeficientët që të barazohet reaksioni.

B + HNO3 + H2O → H3BO3 + NO

4. KI + MnO2 + H2SO4 → I2 + MnSO4 + K2SO4 + H2O

Hapi I: Vendosim numrat e oksidimit për secilin element duke u bazuar në rregullat e numrave të oksidimit.

K+1I-1 + Mn+4O2-2 + H2+1S+6O4-2 → I20 + Mn+2S+6O4-2 + K2+1S+6O4-2 + H2+1O-2

Hapi II: Nxjerrim në dukje elementët që kanë ndryshuar numrin e oksidimit.

 2I → I20 + 2e              (ox)
Mn+4 + 2e→ Mn+2       (red)

Hapi III: Gjejmë SH.V.P e numrit të elektroneve të shkëmbyera. Në rastin tonë është 2.

1 | 2I → I20 + 2e                (ox)
1 | Mn+4 + 2e→ Mn+2       (red)

Hapi IV: Vendosim koeficientët që të barazohet reaksioni.

2KI + MnO2 + 2H2SO4 → I2 + MnSO4 + K2SO4 + 2H2O

5. Na2SO3 + Cl2 + H2O → Na2SO4 + HCl

Hapi I: Vendosim numrat e oksidimit për secilin element duke u bazuar në rregullat e numrave të oksidimit.

Na2+1S+4O3-2 + Cl20 + H2+1O-2 → Na2+1S+6O4-2 + H+1Cl-1

Hapi II: Nxjerrim në dukje elementët që kanë ndryshuar numrin e oksidimit.

S+4 → S+6 + 2e           (ox)
Cl20 + 2e → 2 Cl-1      (red)

Hapi III: Gjejmë SH.V.P e numrit të elektroneve të shkëmbyera. Në rastin tonë është 2.

1 | S+4 → S+6 + 2e           (ox)
1 | Cl20 + 2e → 2 Cl-1      (red)

Hapi IV: Vendosim koeficientët që të barazohet reaksioni.

Na2SO3 + Cl2 + H2O → Na2SO4 + 2HCl

6. KNO2 + KMnO4 + H2SO4 → KNO3 + MnSO4 + K2SO4 + H2O

Hapi I: Vendosim numrat e oksidimit për secilin element duke u bazuar në rregullat e numrave të oksidimit.

K+1N+3O2-2 + K+1Mn+7O4-2 + H2+1S+6O4-2 → K+1N+5O3-2 + Mn+2S+6O4-2 + K2+1S+6O4-2 + H2+1O-2

Hapi II: Nxjerrim në dukje elementët që kanë ndryshuar numrin e oksidimit.

N+3 → N+5 + 2e                (ox)
Mn+7 + 5e → Mn+2         (red)

Hapi III: Gjejmë SH.V.P e numrit të elektroneve të shkëmbyera. Në rastin tonë është 2.

1| N+3 → N+5 + 2e                (ox)
1| Mn+7 + 5e → Mn+2         (red)

Hapi IV: Vendosim koeficientët që të barazohet reaksioni.

5KNO2 + 2KMnO4 + 3H2SO4 → 5KNO3 + 2MnSO4 + K2SO4 + 3H2O

7. SO2 + H2S → S + H2O

Hapi I: Vendosim numrat e oksidimit për secilin element duke u bazuar në rregullat e numrave të oksidimit.

S+4O2-2 + H2+1S-2 → S0 + H2+1O-2

Hapi II: Nxjerrim në dukje elementët që kanë ndryshuar numrin e oksidimit.

S+4 + 4e → S0     (red)
S-2 → S0 + 2e    (ox)

Hapi III: Gjejmë SH.V.P e numrit të elektroneve të shkëmbyera. Në rastin tonë është 4.

1| S+4 + 4e → S0     (red)
2| S-2 → S0 + 2e    (ox)

Hapi IV: Vendosim koeficientët që të barazohet reaksioni.

SO2 + 2H2S → 3S + 2H2O

8. HgCl2 + SnCl2 → Hg2Cl2 + SnCl4

Hapi I: Vendosim numrat e oksidimit për secilin element duke u bazuar në rregullat e numrave të oksidimit.

Hg+2Cl2-1 + Sn+2Cl2-1 → Hg2+1Cl2-1 + Sn+4Cl4-1

Hapi II: Nxjerrim në dukje elementët që kanë ndryshuar numrin e oksidimit.

Hg+2 + 1e→ Hg+1       (red)
Sn+2 → Sn+4 + 2e        (ox)

Hapi III: Gjejmë SH.V.P e numrit të elektroneve të shkëmbyera. Në rastin tonë është 2.

2 | Hg+2 + 1e→ Hg+1       (red)
1 | Sn+2 → Sn+4 + 2e        (ox)

Hapi IV: Vendosim koeficientët që të barazohet reaksioni.

2HgCl2 + SnCl2 → Hg2Cl2 + SnCl4

9. Cr2O3-2 + KClO3 + KOH → K2CrO4 + KCl + H2O

Hapi I: Vendosim numrat e oksidimit për secilin element duke u bazuar në rregullat e numrave të oksidimit.

Cr2+3O3-2 + K+1Cl+5O3-2 + K+1OH-1 → K2+1Cr+6O4-2 + K+1Cl-1 + H2+1O-2

Hapi II: Nxjerrim në dukje elementët që kanë ndryshuar numrin e oksidimit.

Cr+3 → Cr+6 + 3e      (ox)
Cl+5 + 6e→ Cl-1           (red)

Hapi III: Gjejmë SH.V.P e numrit të elektroneve të shkëmbyera. Në rastin tonë është 6.

2 | Cr+3 → Cr+6 + 3e      (ox)
1 | Cl+5 + 6e→ Cl-1           (red)

Hapi IV: Vendosim koeficientët që të barazohet reaksioni.

Cr2O3-2 + KClO3 + 4KOH → 2K2CrO4 + KCl + 2H2O

10. Zn + HNO3 → Zn(NO3)3 + NH4NO3 + H2O

Hapi I: Vendosim numrat e oksidimit për secilin element duke u bazuar në rregullat e numrave të oksidimit.

Zn0 + H+1N+5O3-2 → Zn+2(N+5O3-2)2 + N-3H4+1N+5O3-2 + H2+1O-2

Hapi II: Nxjerrim në dukje elementët që kanë ndryshuar numrin e oksidimit.

Zn0 → Zn+2 + 2e       (ox)
N+5 + 8e → N-3         (red)

Hapi III: Gjejmë SH.V.P e numrit të elektroneve të shkëmbyera. Në rastin tonë është 8.

4 | Zn0 → Zn+2 + 2e       (ox)
1 | N+5 + 8e → N-3         (red)

Hapi IV: Vendosim koeficientët që të barazohet reaksioni.

4Zn + 10HNO3 → 4Zn(NO3)3 + NH4NO3 + 3H2O

Shihni dhe

24. Eteret – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Eteret Eteret përmbajnë C, H, O. Janë izomerë strukturorë me alkoolet. Formula e përgjithshme e …

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)