Tretësirat tampone (ose buferike)
Janë tretësira të cilat nuk ndryshojnë pH e tyre kur shtojmë sasi të vogla acidi ose baze. Një tretësirë tampone përbëhet:
a. nga një acid i dobët dhe kripa e tij me një bazë të fortë dhe quhet tampone acide.
b. nga një bazë e dobët dhe kripa e saj me një acid të fortë dhe quhet tampone bazike.
CH3COOH dhe CH3COONa formojnë një tretësirë tampone acide.
NH4OH dhe NH4Cl formojnë një tretësirë tampone bazike.
• Për tretësirat tampone acide, pH gjendet me formulën:
\(pH = – log K_{a} – log \frac{C_{A}}{C_{K}} \)
• Për tretësirat tampone bazike, pH gjendet me formulën:
\(pH = 14 + log K_{b} + log \frac{C_{B}}{C_{K}}\)
• Për tretësirat e thjeshta bazike, pH gjendet me formulën:
\(pH = 14 + log [OH^{-}]\)
• Për tretësirat e thjeshta acide, pH gjendet me formulën:
\(pH = – log [H^{+}]\)
Duhet të dimë:
\([H_{3}O^{+}] + [OH^{-}] = 10^{-14}\)
\(pOH = – log [OH^{-}]\)
\(pH + pOH = 14\)
\(log 2 = 0,3\)
\(log 3 = 0,48\)
USHTRIME TË ZGJIDHURA
Ushtrimi 1: Tretësira e një elektroliti e ka pH = 6. Gjeni përqendrimin e joneve H3O+ .
TË DHËNA: \(pH = 6\) \([H_{3}O^{+}] = ?\) ZGJIDHJA: Mqs, pH = 6, kemi të bëjmë me një tretësirë acide, pH i së cilës gjendet me formulën më poshtë: \(pH = – log [H_{3}O^{+}] \) \(6 = – log [H_{3}O^{+}] \Rightarrow [H_{3}O^{+}] = 10^{-pH} = 10^{-6} \)
Ushtrimi 2: Një tretësirë e ka [H3O+] = 10-3. Gjeni pH dhe karakterin e tretësirës.
TË DHËNA: \([H_{3}O^{+}] = 10^{-3}\) ZGJIDHJA: \(pH = \(pH = – log [H_{3}O^{+}] = – log 10^{-3} = 3\) Përgjigje: Mqs, pH = 3, tretësira ka karakter acid.
Ushtrimi 3: Një tretësirë e ka [OH–] = 10-5. Gjeni pH dhe karakterin e tretësirës.
TË DHËNA: \([OH^{-}] = 10^{-5}\) ZGJIDHJA: \(pH = 14 + log 10^{-5} = 14-5 = 9\) Përgjigje: Mqs, pH = 9, tretësira ka karakter bazik.
\(pH = 14 + log [OH^{-}] \)
Ushtrimi 4: Llogarit pH e një baze të dobët MOH me përqendrim 0,1M, kur dimë që Kb = 10-5.
TË DHËNA: \(pH = ?\) \([MOH] = 0,1 M\) \(K_{b} = 10^{-5}\) ZGJIDHJA: \(K_{b} = \frac{[M^{+}] \cdot [OH^{-}]}{[MOH]}\) \(10^{-5} = \frac{x \cdot x}{0,1-x} \Rightarrow x^{2} = 10^{-6}\) \(x = \sqrt{10^{-6}} \Rightarrow x = 10^{-3}\) \([OH^{-}] = x = 10^{-3}\)
Ushtrimi 5: Llogarit α dhe pH e tretësirës 0,1M HCN, kur Ka = 7,2 · 10-10.
TË DHËNA: \(\alpha = ?\) \(pH = ?\) \(K_{a} = 7,2 \cdot 10^{-10}\) ZGJIDHJA: \(K_{a} = \frac{[H^{+}] \cdot [CN^{-}]}{[HCN]}\) \(7,2 \cdot 10^{-10} = \frac{x \cdot x}{0,1 – x}\) \(x^{2} = 72 \cdot 10^{-12} \Rightarrow x = \sqrt{72 \cdot 10^{-12}}\) \( x = 8,48 \cdot 10^{-6}\) \([H^{+}] = x = 8,48 \cdot 10^{-6}\) Gjejmë gradën e shpërbashkimit. \(\alpha = \frac{[H^{+}]}{[HCN]} = \frac{8,48 \cdot 10^{-6}}{0,1} = 8,48 \cdot 10^{-5}\) Gjejmë pH e tretësirës. \(pH = -log[H_{3}O^{+}] = – log 8,48 \cdot 10^{-6} = 6 – 0,93 = 5,07\)
Ushtrimi 6: Në një vëllim 2l kemi tretur 6g acid etanoik dhe 2g NaOH. Gjeni pH e tretësirës duke ditur që Ka = 1,8 · 10-5.
TË DHËNA: \(m_{ac} = 6g\) \(m_{NaOH} = 2g\) \(pH = ?\) \(M_{CH_{3}COOH} = 60g/mol\) \(M_{NaOH} = 40g/mol\) ZGJIDHJA: \(n_{CH_{3}COOH} = \frac{m}{M} = \frac{6 g}{60g/mol} = 0,1 mol\) \(n_{NaOH} = \frac{m}{M} = \frac{2g}{40g/mol} = 0,05 mole\) Po të vëmë re, në përfundim të reaksionit, në tretësirë kemi vetëm CH3COOH dhe CH3COONa. Pra, kemi një acid të dobët dhe kripën e tij me një bazë të fortë. Kjo tretësirë është tampone acide. Gjejmë përqendrimet e tyre në përfundim të reaksionit. \(C_{A} = \frac{n}{V} = \frac{0,05 mole}{2l} = 0,025M\) \(C_{K} = \frac{n}{V} = \frac{0,05mole}{2l} = 0,025 M\) \(pH = – log K_{a} – log \frac{C_{A}}{C_{K}}\) \(pH = – log 1,8 \cdot 10^{-5} – log{0,205}{0,025} = 5 – 0,25 = 4,75\)
Ushtrimi 7: Njehso pH e tretësirës që fitohet kur përziejmë tretësirën 1,5M të NaOH me tretësirë 0,75M të HNO3 në raportin vëllimor 1 me 1. (Kb = 1,8 · 10-5)
TË DHËNA: \(pH = ?\) \([NaOH] = 1,5 M\) \([HNO_{3}] = 0,75M\) ZGJIDHJA: Mqs, raporti vëllimor i tretësirave është 1:1, gjejmë përqendrimet e reja pas përzierjes së tyre. \([NH_{4}OH] = \frac{1,5}{2} = 0,75 M\) \([HNO_{3}] = \frac{0,75}{2} = 0,375 M\) Po të vëmë re, në përfundim të reaksionit, në tretësirë kemi vetëm NH4OH dhe NH4NO3. Pra, kemi një bazë të dobët dhe kripën e tij me një acid të fortë. Kjo tretësirë është tampone bazike. \(pH = 14 + log K_{b} + log \frac{C_{B}}{C_{K}}\) \(pH = 14 + log 1,8 \cdot 10^{-5} + log \frac{0,375}{0,375}\) \(pH = 14 + 0,25 – 5 + 0 = 11,25\)
One comment
Pingback: Përgatitje për provimin e Kimisë - Matura Shtetërore - 12Vite.com