Shembull mbi projektin e mesiperm per Tretesirat Intravenoze:
Tretesirat intravenoze:
Tipet e tretesirave intevenoze jane:
- KRISTALOIDET – jane te afta te kalojne nepermjet nje membrane gjysme-te depertueshme.
- tretesira izotonike
- tretesira hipotonike
- tretesira hipertonike
- KOLOIDE – tretesira te cilat nuk shperbehen dhe rritin presionin koloid osmotik intravaskular (brenda eneve te gjakut)
- Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim më të vogël se ai brendaqelizor, tretësira quhet hipotonike,dhe do të kemi shpërhapjen e ujit nga jashtë brenda. Qeliza fryhet dhe çahet. Dukuria quhet citolizë.
- Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim më të madh se ai brendaqelizor, tretësira quhet hipertonike dhe uji shpërhapet nga brenda→jashtë qelizës.Qeliza mblidhet dhe zvogëlon vëllimin pasi humbet sasira të mëdha uji. Dukuria quhet plazmolizë.
- Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim të njëjtë me atë brendaqelizor tretësira quhet izotonike. Në këtë rast sasia dhe shpejtësia e hyrjes dhe daljes së molekulave të ujit nga jashtë↔ brenda është e barabartë
Rendesia e elektroliteve:
- Te gjitha format e jetes kerkojne nje balance midis elektroliteve delikate dhe komplekse si ne mjedisin brenda qelizave dhe ne ate jashte tyre. Ne vecanti, mirembajtja e vlerave osmotike precize te elektroliteve eshte e rendesishme.
- Vlera te tilla ndikojne dhe rregullojne hidratimin e trupit si dhe pH ne gjak dhe jane kritike per funksionin e nervave dhe muskujve (pra sistemi nervor dhe muskulor).
- Balanca e elektroliteve mirembahet ne menyre orale (pra duke marre ilace te thjeshta me recete mjekesore) ose ne emergjenca merret ne forma intravenoze (me anen e venave), me anen e substancave “elektrolite-mbajtese” te cilat rregullohen me anen e hormoneve (si hormonet paratiroide, antidiuretike ejt)dhe me anen e veshkave te cilat nxjerrin jashte nivelet e teperta.
- Shqetesime serioze elektrolitesh si dehidratimi dhe mbi dehidratimi, mund te sjellin komplikime kardiake dhe neurologjike dhe, vetem neqoftese zgjidhen shpejt, ato rezultojne ne urgjence mjekesore.
- Elektrolitet gjenden ne lengjet e frutave, lengun e arres se kokosit, pijet sportive, qumesht dhe ne shume fruta dhe perime (te ngurta apo ne forme te lenget) si per shembull patatet, avokadot etj.
Funksionet e lengjeve te trupit:
1. Te transportojne lendet ushqyese tek qelizat dhe te largojne mbetjet prej tyre
2. Te ruajne vellimin e gjakut
3. Te rregullojne temperaturen e trupit
4. Sherbejne si mjedis i lengshem per metabolizmin qelizor
5. Asistojne ne tretjen e ushqimeve nepermjet hidrolizes
6. Sherbejne si tretes per lendet te cilat jane te nevojshme per funksionimin e qelizave
7. Sherbejne si mjedis per eleminimin e “produkteve mbetje” nga organizmi
(perpunuar nga materialet e marra nga Google dhe Wikipedia)