Drama “Pamje nga ura” eshte botuar ne vitin 1955 (nje akt) dhe 1956 (dy akte). Ngjarjet e drames zhvillohen ne Ameriken e viteve 50 te shekullit te kaluar, ne lagjen Red Huk te Bruklinit, ku jetonin dokeret italiano-amerikan. Miler e ka njohur nga afer jeten e dokerve dhe kete lagje, e cila shtrihet poshte ures se Bruklinit. Aty ai ka degjuar per historine e emigranteve italiane Pepe Panto, i cili ne drame merr emrin Edi Karbone.
Struktura dhe subjekti ne dramen “Pamje nga Ura”:
Drama paraqet vuatjet dhe mundimet e emigranteve per te fituar buken e gojes per vete e per familjet e tyre, ne nje klime te perhershme konflikti dhe armiqesie. Ata punojne ne kushte diskriminuese, dhe situata e tyre rendohet nga ligjet e rrepta te emigracionit. Mileri ve ne skene historine e familjes se Edi Karbones, me origjine italiane, e cila pret dy emigrante nga jugu i Italise, vellezerit Marko dhe Rodolfo. Familja Karbone detyrohet te ngushtohet, tu beje vend per te fjetur ne apartamentin e tij te ngushte dhe tu siguroje ushqim, njelloj si te ishin pjestare te se njejtes familje. Ata e bejne me deshire kete sakrifice, pasi mjerimi i dy vellezerve u kujton gjendjen e tyre, kur kishin ardhur per here te pare ne Amerike dhe sakrificat qe iu desh te benin derisa u pranuan si qytetare amerikane.
EDI: Atehere, cke? (Pauze. Ai leviz) Eshte ne nderin tone, Beatrice, sinqerisht. Kur po vija ne shtepi, po mendoja: sikur babi im te mos kishte ardhur ketu dhe une te isha atje si ata, duke ngordhur urie… dhe te kisha njerez ne Amerike qe mund te me mbanin per ca muaj, a nuk do te ishte ne nderin e tyre te me benin nje vend per te fjetur?
BEATRICJA (syte i ka te perlotur; kthehet nga Katerina): E shikon cfare njeriu eshte? (Kthehet dhe ia shtrengon fytyren Edit me duar) Oh! Ti je engjell! Do te bekoje ai lart. (Ai buzeqesh me mirenjohje) Me kete qe ben, do te kesh mbaresi.
Drama ne familje:
Edi jeton me te shoqen, Beatricen, dhe me mbesen e saj, Katerinen, nje jetime te cilen cifti e ka marre dhe e ka rritur qysh te vogel, pas vdekjes se prinderve te saj. Te dy e duan shume Katerinen dhe perpiqen qe asaj te mos i mungoje asgje. Por dalengadale Kateriana rritet dhe i mbush te tetembedhjetat dhe marredheniet ne familje fillojne te nryshojne. Ardhja e vellezerve Marko dhe Rodolfo ne shtepine e Edi Karbones, te cilet mberrijne ne Amerike ne rruge ilegale, sherben si katalizator per te pershpejtuar ngjarjet, duke nxjerre ne pah kontraditat e kesaj familjeje, shembullore ne dukje. Fillimisht e gjithe familja i pret ata me shume bujari. Katerina bie ne dashuri me Rodolfon, te voglin e dy vellezerve dhe kjo gje nuk pritet mire nga Edi.
Konflikti i dyfishte:
Drama e Edi Karbones mbeshtet ne nje konflikt te dyfishte, te jashtem e te brendeshem.
1)Konflikti i jashtem ka te beje me qendrimin e Edit ndaj Rodolfos, e me pas edhe ndaj Markos, kur meson se djaloshi i vardiset Katerines e madje e ka bere per vete kete.
2)Konflikti i brendeshem ka te beje me vete Edin dhe zhvillohet ne mendjen dhe ne shpirtin e tij. Ai nuk eshte fort i vetedijshem per lojen qe po luan, por e ndien se e ka te padurueshme qe te shohe Katerinen ne duart e nje mashkulli tjeter.
Ky konflikt e nxit Edin qe te nderrmare nje hap te cmendur, te cilin as ai vete nuk do tia pranonte askujt: me qellim qe te heqe qafe Rudolfin, Edi ben rolin e paditesit anonim ne sherbimin e emigracionit. Kjo ben qe Edi te humbase lidhjet me Katerinen, e cila shkon pas Rodolfos, po edhe me te shoqen, Beatricen, e cila nuk mund te pajtohet ne asnje menyre me qendrimin dhe veprimet e Edit.
Mesazhi i drames “Pamje nga Ura”:
Ne dramen “Pamjen nga ura” Mileri denoncon ligjin amerikan te emigracionit, i cili, me shtrengesat e tij absurde, krijon terren fatkeqesie jo vetem per emigrantet, por edhe per vete qytetaret amerikane me origjine nga emigracioni. Nga ana tjeter, ne nje kontekst me universal, sipas Milerit burimi i dhunes eshte dhe vete shpirti njerezor dhe natyra e njeriut: ndjenjat jane te ne, nganjehere te pakuptueshme e te pakontrrollueshme, dhe mund te na kushtoje shume shtrenjte, nese nuk jemi mesuar ti njohim dhe ti zoterojme impuslet tona te verteta.
Vecorite e stilit:
Merita e Millerit si dramaturg eshte se ai nuk mjaftohet vetem me paraqitjen realiste te shoqerise dhe te individit amerikan. Kjo i sherben atij si pikenisje per te hetuar sjelljen psikologjike te personazheve te tij ne situatat e presjonit te pameshirshem ekonomik dhe shoqeror qe rendon mbi ta. Per ti dhene me teper dramacitet pjeses, ai ngjiz konflikte ne stilin e tragjedise greke, duke vene perball njera-tjetres dy te drejta te barabarta, permes te cilave vihet ne sprove qendrueshmeria e karaktereve. Nga ana tjeter, per ta forcuar aspektin skenin te pjeses, Mileri e pasuron metoden realsite, duke e nderthurur me teknikat teatrore moderne.
(perpunuar nga materialet e marra ne Google dhe Wikipedia)