Ese argumentuese
TEMA: Fotosinteza si proces endotermik.
Ne hyrje te kesaj eseje duhet te shpjegojme me fjale te thjeshta se cfare eshte fotosinteza dhe cfare eshte nje proces endotermik e vetem me pas mund te hyjme ne zhvillimin e kesaj teme duke e argumentuar ate.
Sipas perkufizimit kimik themi se fjala endotermik eshte pershkruan nje proces apo nje reaksion ne te cilin sistemi thith energji nga mjedisi ne formen e nxehtesise.
Perseri sipas perkufizimit kimik themi dhe se fotosinteza eshte procesi qe ndodh tek bimet dhe organizma te tjere per te konvertuar energjine e drites diellore ne energji kimike qe mund te perdoret per aktivitetet e organizmit perkates. Fotosinteza ndodh tek bimet, algat dhe shume lloje bakteriesh. Organizmat fotosintetik quhen fotoautotrupa meqenese ato mund te krijojne vete ushqimin e tyre.
Fotosinteza kryhet duke perdorur dioksidin e karbonit dhe ujin, e duke cliruar oksigjenin si mbetje. Vetem me kaq mund te kuptojme se sa vital eshte procesi I fotosintezes per cdo gjallese tjeter ne toke. Pra per ta kuptuar me sakte, fotosinteza eshte burimi I energjise per jeten ne toke. Pa oksigjen nuk ka jete.
Te sqarojme me qarte procesin e fotosintezes dhe te hyjme ne argumentimin e temes se perse ky proces eshte endotermik. Ne fillim shkruajme reaksionin te barazuar:
Argumentojme duke patur perpara syve perkufizimet dhe reaksionin e barazuar. E mendojme ne kete forme. Endotermik do te thote qe duhet te vendosim energji ne nje reaksion ne forme qe ai te kryhet. Pra, energjia diellore eshte ajo qe I duhet fotosintezes, ne kete rast. Ne kete proces, bimet perdorin diellin per te konvertuar dioksidin e karbonit dhe ujin, ne glukoze dhe oksigjen.
Ne momentin qe ky reaksion kryhet, glukoza ruhet dhe oksigjeni del jashte ne formen e nje mbetje. Ne forme kurioziteti tregojme se ky reaksion kerkon 15MJ energji diellore per cdo kilogram glukoze qe prodhohet. Pra e marrim me mend se sa e madhe eshte energjia diellore e perdorur. Shkurtimisht themi se: Fotosinteza eshte ne vetvete nje reaksion endotermik sepse nuk mund te ndodhe pa nje burim te jashtem energjie, qe ne kete rast eshte drita e diellit, e cila e perben kete te fundit kushtin kryesor te kryerjes se ketij reaksioni.
Roli I fotosintezes eshte I thjeshte. Me anen e saj, bimet dhe organizmat e tjere furnizojne vetveten. Por rendesia e fotosintezes eshte kolosale. Vetem duke e nxjerre oksigjenin jashte ne formen e nje mbetje, keto organizma, ndoshta pa e kuptuar edhe vete, furnizojne me jete miliona e miliona gjallesa te tjera ne planetin tone. Kjo eshte arsyeja qe themi se: “Fotosinteza eshte KUSHT THEMELOR per EKZISTENCEN ne TOKE”.
Punoi: ® Jurgen CAMA