fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Tregtar flamujsh – Ernest Koliqi, Analizë e veprës!

Në librin me proza “Tregtar flamujsh” (1935), Ernest Koliqi del si mjeshtër i vërtetë sa i përket kompozicionit të veprës. Autori ka depërtuar thellë në psikologjinë e protagonistëve, ka bërë në mënyrën më të përsosur tipizimin e karaktereve letrare, ku shquhet gjuha e figurshme, pastaj është impresionuese rrjedha fabulative e ngjarjeve, pa digresione. Koliqi, përmes kësaj vepre, na ka dhënë disa proza poetike, që ishin të panjohura për artin letrar shqiptar deri në atë periudhë.
Në librin “Tregtar flamujsh”, Koliqi ka derdhur tërë fantazinë e tij prej krijuesi për ta dhënë të plotë një mentalitet tipik shkodran, i cili në perceptimin e autorit- narrator, që në vepër shfaqet nga këndi i protagonistit të gjithëdijshëm, herë-herë shfaqet si tejet i prapambetur.
Në librin “Tregtar flamujsh”, Koliqi përgjithësisht ka trajtuar tema të “virgjëra” të cilat lidhen me përditshmërinë e një ambienti real me situata reale, të cilat frymonin në Shkodër dhe malësinë e saj.
“Tregtar flamujsh” është një përmbledhje me gjashtëmbëdhjetë novela prej shkrimtarit Ernest Koliqi botuar për herë të parë më 1935 në Tiranë në shtypshkronjën “Nikaj”.

Përmbajtja
Kjo përmbledhje novelash ec në vazhdën e vëllimit që i paraprin, “Hija e Maleve”. Pas kthimit prej mërgimit dhe përvojës si arsimtar në Vlorë dhe në Shkodër përfton një këndvështrim më të pjekur ndaj elementeve përbërëse të mjedisit qytetar e krahinor. Elementet e tekstit vijojnë të kenë elemente autobiografike, ku vërehet identifikimi i Koliqit me Hilush Vilzën, duke i dhënë tekstit më pas një shtrirje të shkallëzuar kundrejt temave kryesisht urbane. Shtjellon sa në një mënyrë sa në një tjetër dallimet mes shtresave shoqërore, shtresëzimet i shquan përmes rrëfimit, përshkrimit, dialogut dhe formave të tjera ligjërimore duke i ndenjtur të folmes urbane të Shkodrës së asaj kohe.

Po të krahasojmë vëllimin “Hija e maleve” me atë “Tregtar flamujsh”, vëmë re se mes tematikave të trajtuara ka një diferencë të madhe. “Tregtar flamujsh” përbëhët nga 16 tregime dhe në këtë vëllim, ndryshe nga i mëparshmi, veshtrimi idealizues i jetës së malësorëvë, normat fisnike zakonore (besa, burrëria, fryma kalorsiake), i lënë vëndin vështrimit kritik. Gjuha e përdorur është  e zgjedhur dhe spikat në ligjërim emocional, që dëshmon mundësitë e shqipes për të transmetuar kënaqësi estetike. Një vecori e këtij vëllimi është përsëritja e personazheve të njëjta në tregime të ndryshmë.Vëndin e maleve shekullore, e zë figura e kohës: tregtari që shet dhe blen, pra kthen në mall edhe vetë simbolin e vendit të tij, flamurin (“Tregtar Flamujsh”), ose edhe ëndrat dhe fantazitë (“Djepi i arit). Në të dy tregimet, nxirret në pah kontrasti mes intelektualit idealist dhe hipokrizist i tregtarëve materialistë që ishin produkt i kohës. Një tjetër cështje që ngrihet në këtë vëllim është edhe paragjykimi, i cili e ka burimin te mosnjohja, dhe turbullima që sjell kultura e huaj, pa u njohur mirë me atë vendase (kjo çështje diskutohet te tregimi “Bylbylat e plepishtit”). Për të ngritur kultin e dashurisë, bukurisë dhe mençurisë vendasë, autori në thelb të kësaj vepre vë në lojë një mentalitet të shartuar. Në këtë tregim, tema kryesore që trajtohet është ajo e fejesës me mblesëri, si pjesë e traditës. Fillimisht Hilushi, Loro e Çiljeta (personazhe të shkolluar në perëndim) nuk arrijnë të bëhen protagonistë të dashurisë, duke qenë shqiptues te mentaliteteve të ndryshme dhe paragjykimeve për dashurinë, por përpjekjet e tyre për të qortuar këtë dukuri nuk e mposhtin dot zakonin.Një karakteristikë tepër e rëndësishme e këtij vëllimi është se këtu shtohet doza e analizave të thella psikologjike. Shembulli tipik për këtë është “Kumbulla përtëj murit”, ku vëmë re përdorimin e një simbolike të fëgishmë për të realizuar vështrimin psikologjik. Nëpërmjet kumbullës, limonave apo grykës së pusit aludohet dëshira për trupin femëror. Gjithashtu, fëmijëria shihet si momenti i përshtypjeve dhe mbresave të para emocionale. Si tregim të tipit psikologjik mund të përmendim edhe tregimin “E gjeti pas shimshiri”, ku autori shkon në mënyrë të pavullnetshme drejt analizës psikologjike. Përqëndrimi tek fëmijëria, emotiviteti që sjell ajo, është prirja e autorit për ta ndjerë të kaluarën brenda të tashmës. Shohim që, tek “E gjeti mas shimshirit”, me fundin që autori iu rezervon personazheve, duket sikur ai kërkon ta përjetësojë fëmijërinë,(kjo është forma në të cilën shprehet dëshira për mos të humbur të kaluarën) që do të thotë, vazhdim i atij bashkimi që këta dy “fëmijë” kanë nisur dikur.

Pothuajse të njejtën linjë do te gjejmë te të gjitha tregimet. Per shembull, tek “Dram i vogëi”, i cili është një tregim gjithashtu psikologjik, kemi përsëri përballje të botës materiale me atë shpirtërore, ku kriza e shprehjes së intelektit dhe talentit në një mjedis borgjez shndërrohet në një dramë psikologjike për personazhin femije Torç Ballsatani, i cili kërkon t’u largohet rregullave te familjes patriarkale ku babai projekton në detaje të ardhmen e femijëve, ndonëse kundër dhuntive të tyre. Një motiv i këtij tregimi eshtë edhe fati i femrës në shoqerinë patriarkale dhe pozicioni i saj në familje. Kjo vihet re te motra e Torçit. Babai i tyre këmbëngulte për drejtimin që duhet të merrte Torçi në jetë, ndersa për të bijën nuk i interesonte shkollimi, sepse e dinte detyrën e saj në familje Ne këtë vëllim, gjejmë edhe tregime që trajtojnë tema të mprehta sociale. Një prej tyre është edhe “Rrokoll”, ku trajtohet jeta e trishtë e familjeve të varfra të qytetit. Ne qendër të ketij tregimi është jeta e një familjeje, kryetari i te cilës mbetet i papunë dhe bie pre e pijes,ndërsa vajza merr rrugën e prostitucionit për të mbijetuar.Befasia e pikës së kthesës të subjejtit të tregimit shërben te Koliqi për të nxjerrë shndërrimin e karakterit të personazheve në rrethana dramatike. Temat e trajtuara te këto vepra, të cilat i pëdmendëm edhe më sipër, janë të ndërthurura pothuajse te të gjitha tregimet e këtij vëllimi. Kështu, kritikën ndaj zakoneve apo traditave të jetës shkodrane, tematikat sociale, goditjen e sistemit patriarkal dhe e pozicionit të femrës në shoqëri, paragjykimet apo vendosjen e vlerave materiale mbi ato shpirtërore mund t’i gjejmë te të gjitha shkrimet, duke u shfaqur herë si tema kryesore e here si motive të pjesshme. Kemi mbyllur kështu analizën e përgjithshme të dy vëllimeve më të njohura të Ernest Koliqit, “Hija e maleve” dhe “Tregtar flamujsh”

Kjo vepër per 12 vitet e fundit ka rënë në tezën e Maturës Shtetërore këto vite:
Per te zhvilluar testin e fundit online dhe per te marre rezultatet automatikisht ne kohe reale:
 
Zhvillo Online testin e vitit 2012

Për të parë Listën e Veprave të Maturës Shtetërore 2018 së bashku me Analizat, kliko këtu.
Për të parë Provimet e Letërsisë ndër vite, kliko këtu.

Vlerësimi i analizës

User Rating: 3.85 ( 11 votes)

Shihni dhe

provimet gjuhë shqipe dhe letërsi ndër vite

Provimet “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi” ndër vite + Teste Online | Matura Shtetërore

Në këtë faqe do të gjeni provimet e detyruara “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi” ndër vite …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)