fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Ofelia e Shekspirit dhe Ofelia e Rembosë – Letërsi

`Krahasim i pergjithshem midis Ofelise se Sheksipirt dhe Ofelise se Rembose`

Tragjedia ne shumicen e rasteve ecen dore per dore me bukurine. Keshtu ndodh edhe me Ofeline, nje bukuri e cila perfundon ne menyre tragjike.

Ofelia e Hamletit eshte nje vajze e re, e bukur dhe naive. Shekspiri nuk ia nxorri ne pah karakterin e saj te plote, e la pas dore ne nje fare menyre, duke qene se i kushtoi rendesi maksimale personazhit te tij kryesor, Hamletit. Ofelia ndodhej midis dy paleve kundershtare, babait me vellain dhe Hamletin. Edhe pse vellai me babain perpiqeshin tja mbushnin mendjen me argumenta kunder Hamletit, ajo ne zemren e saj vazhdonte te besonte se Hamleti vertet e donte. Por ajo nuk mund te jetonte midis dy boteve. Dilema qe ajo kishte e coi drejt e ne cmenduri, duke qene se nuk kishte se ku te gjente me sherim pas refuzimet qe i beri Hamleti. Ofelia ketu nuk eshte vetvetja, ajo perpiqet te jete ajo cka te tjeret duan. Zgjidhja e problemit per te ishte vetevrasja. Ne kete menyre ajo u shendrrua ne nje heroine te dashurise. Kaq mjafton per Shekspirin, ai nuk u jep rendesi ndjenjave dhe mendimeve te saj, madje as hijeshise se saj femerore. Le te themi se Shekspiri e la Ofeline ne plane te dyte, duke e vleresuar ate si nje figure plotesuese e personazhit kryesor.

Artur Rembo ndryshe nga Shekspiri, e ngre Ofeline ne piedestal. Ai shpalos bukurine dhe vlerat e saj femerore. Motivin e vdekjes se Ofelise, e cila u gjet e mbytur ne lumin buze te cilit kalonte oret e vetmine. Remboja e kthen ne nje balade. Ofelia e Rembos cmendet jo nga deshperimi per dashurine e humbur, por nga pasjoni per te pafundmen e paarritshme. Ai e krahason ate me pjeset me te bukura te natyres, bashkon natyren me dhimbjen e saj. Sipas tij Ofelia ishte e vetmja gje e “bardhe” e paster ne gjithe zymtesine e ngjarjeve qe ajo jetoi. Ai thekson se tepermi bukurine e saj ku thote: “Era puth gjinjte e ia shpalos si kurore”.

Remboja duket sikur e ringjall figuren e Ofelise ne fund per ta bere ate me te dukshme. Remboja poetizon figuren e heroines se Shekspirit ne momentin ku Shekspuiri nuk merret me me te, pra pas vdekjes se saj ne menyre qe te nxirrte ne pah, ate cka autori paraardhes, la ne harrese.

Vlerësimi

User Rating: 3.96 ( 5 votes)

Shihni dhe

hamleti shekspir

Hamleti – Shekspiri, Analize e plote e Vepres!

Hamleti, tragjedia me e famshme e W.Sh, sipas kritikeve eshte shkruar me 1601-1602 mbi bazen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)