Strukturat makromolekulare dhe perdorimi i tyre ne jeten e perditshme.
Makromolekulat jane molekula te medha te krijuara nga polimerizmi i molekulave me te vogla, ose sic mund te quhen ndryshe monomenere, duke krijuar molekula me peshe te madhe, te cilat jane esencial per funksionimin e mire te organizmit tone. Makromolukulat kryesore jane: acidet nukleike (ADN, ARN), proteinat, karbohidrat dhe lipidet.
Le te shikojme me me imtesi strukturat e tyre. Acidet nukleike jane biomolekula te perbera nga monomere te quajtura nukleotide. Ato jane te perbera nga sheqeri ribose, (ARN) ose sheqeri dezoksiriboze (AND), grupi fosfat dhe bazat e azotuara. Bazat e azotuara per AND jane, adenine (A), timinie (T), citozine (C), guanine (G), ndersa timina tek vargu i ARN-se zevendesohet me uracil (U). ADN eshte dy vargore, njeri me drejtim 5’ dhe tjetri me drejtim 3’, pra me vendosje anti paralele.
Bazat e azotuara, jane te vendosura nje ne zinxhirin e pare, tjetri ne zinxhirin e dyte, ne menyre komplementare, perkatesisht A me T dhe G me C. Ato lidhen mes tyre me lidhje hidrogjenore, dyfishe mes A dhe T dhe trefishe mes C dhe G. ADN gjendet ne berthamen e te gjithe organizmave dhe eshte pergjegjese per mbajtjen e informacionit gjenetik. Ajo eshte pergjegjese per informacionet qe trashegohen nga prinderit te pasardhesit. ARN-ja ndryshe nga AND-ja, eshte nje vargore. ARN-ja eshte pergjegjese per sintezen e proteinave. Proteinat jane makromolekula te perbera nga aminoacidet.
Ne natyre gjenden 20 aminoacide, te cilat duke u kombinuar japin proteina te ndryshme. Protein formojne gjithashtu struktura te ndryshme ne baze te vendosjes dhe lidhjes se aminoacideve. Struktura primare ndodhet ne ato proteina, ku aminoacidet lidhen njeri-pas tjetrit ne menyre lineare. Struktura sekondare, aminoaciden perseriten duke u stabilizuar nga lidhje hidrogjenore. Ne strukturen terciare, kemi lidhjen e strukturave sekondare me njeri-tjetrin te palosura. Lidhjet e pranishme ne kete strukture jane lidhjet hidrogjenore, sulfurore. Struktura kuaternare eshte e perbere nga molekula proteinike, cilat formojne nje protein komplekse. Nje shembull eshte hemoglobin, e cila kap oksigjenin duke e transportuar ate ne gjak.
Proteinat kane role te ndryshme dhe te rendesishme ne orgazmin tone. Ato jane pjese perberese e enzimave, te cilat katalizojne reaksionet e metabolizmit per te funksionuar ne menyre me te shpejte dhe produktive. Proteinat jane gjithashtu pjese perberese e membranes tone qelizore, si pershembull proteinat transportuese, qe i japin edhe membranes vetine perzgjedhese. Proteinat gjenden ne produktet e mishit me shumice dhe nenproduktet e tij, peshku apo veza. Proteinat ndihmojne shume ne perqendrim duke rritur aftesine e te menduarit edhe te mesuarit.
Karbohidratet, ose sheqernat konsistojne ne permbajtjen e hidrogjenit, oksigjenit dhe karbonit. Ato jane monosaharide, disaharide ose polisaharide. Monosaharidi tipik mund te jete nje aldoze ose ketoze, pra me 6 ose 5 karbone. Si shembuj mund te permendim perkatesisht glukozen dhe fruktozen. Karbohidratet jane makromolekulat me te rendesishme per depozitimin e energjise. Truri jone mund te ushqehet vetem me glukoze. Ai na ndihmone qe te rrisim perqendrimin. Tek njeriu, energjia depozitohet ne formen e glikogjenit, e cila mund te perdoret kur ai konsumon shume energji. Pershembull gjate ushtrimeve intensive fizike, ndodh fermentimi laktik, e cila e zberthen glikogjenin ne piruvat duke marr energji.
Lipidet. Lipidet ose yndyrnat jane substance te patretshme ne uje, ose te tretshme ne tretes jopolar. Ato jane te berbara nga baza e glicerolit dhe e steroideve. Nje shembull i yndyrnave jane trigliceridet. Ato jane te perbera nga glycerol, te kombinuar me tre acide karboksilike. Yndyrnat jane po ashtu pergjegjese per depozitimin e energjise. Ato gjithashtu jane perberese te membranes se qelizave. Si perfundim, mund te themi qe makromolekulat jane pjese perbere e rendesishme e trupit tone.per te marre nevojat e duhura ditore te ketyre komponenteve, duhet qe dieta jone te jete e pasur dhe e shendetshme.
Perpunuar nga informacione te marra ne Google.