fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Oksigjeni – Ese në Kimi

Ese mbi oksigjenin (O2).

Per kryerjen e kesaj ese-je isha ne dileme mes zgjedhjes se oksigjenit, radiumit apo hekurit. Perse keto elemente?

  1. Fjala oksigjen eshte fjala analoge e fjales “jete”. Pa oksigjenin nuk do te kishte gje te gjalle prandaj dhe un e kam zgjedhur kete ese kushtuar oksigjenit.
  2. Do te zgjidhja radiumin pasi me te jane marre 2 kimiste vertet te njohur si Marie dhe Pierre. Ata ia kushtuan jeten radioaktivitetit dhe kjo gje u kushtoi shtrenjte. Eksperimentimet e tyre mbi radiumin bene qe te mos ishin imun ndaj ketij elementi. Megjithese Marie Curie fitoi cmimin Nobel mbi radiumin dhe poloniumin, pas nje viti u shtrua ne spital po nga efekti qe keto 2 elemente kishte ne trupin e saj. Teoria e saj mbi radioaktivitetin solli qe ajo te ishte e vetmja femer qe kishte fituar cmimin Nobel por jo vetem kaq, ajo e kishte fituar 2 here ate. Njehere per fiziken dhe heren tjeter per kimine. Pas vdekjes se Marie dhe Pierre Curie, vajza e tyre shkroi nje liber ku shkruhej se jeta e tyre ishte e lidhur ngushte me radiumin. Ishte po ky element mahnites dhe magjepses qe beri qe jeta e tyre te mos ishte e gjate si e cdo personi normal. Tek libri shkruhej se Marie dhe Pierre cdo darke pasi rrinin me familjen shkonin tek hambari i tyre dhe ku ne erresire elementi i radiumit shkelqente. Ata ishin te magjepsur nga ai. Dhe jo me kot magjepsja e tyre vazhdoi deri ne limitin e arsyes dhe cakun e cmendurise. Prandaj dhe une mund te zgjidhja nje ese mbi radiumin per te treguar karakteristikat e tij per te pare se si u zbulua etj.
  3. Do te zgjidhja hekurin pasi hekuri eshte ai qe e ka ndihmuar realisht boten. Po te mos ishte hekuri asnje nuk do ta imagjinonte boten sic eshte sot. Ky element kimik eshte perdorur qe ne kohet e lashta. Qe atehere ka ndikuar shume ne jeten e njeriut. Deri me sot hekuri eshte ai qe perdoret per ti dhene forma kryesore afersisht cdo gjeje qe na rrethon. Jeta nuk mund te mendohet pa te.

Megjithate te kthehemi tek elementi i oksigjenit. Tek ai eshte fokusuar vemendja e kesaj eseje. Ne rradhe te pare do te doja te shprehja disa karakteristika mbi te.

Fillimisht te themi kush e zbuloi oksigjenin:
Oksigjeni u zbulua nga kimisti suedez Carl Wilhelm Scheele në 1771, por ky zbulim nuk ishte menjëherë të njohur. Gjithashtu, zbulimi bërë në mënyrë të pavarur nga Joseph Priestley është i njohur mirë. Antoine Laurent Lavoisier u emërua në vitin 1774.

TE DHENA
Oksigjeni është element shumë i përhapur sa që pa të nuk mund të paramendohet jeta. Kështu dy të tretat (diku reth 65%) e trupit të njeriut përbëhen nga ky element i pazëvendësushëm. Këtë element në trupin e njeriut e gjemë në formë të ujit.Oksigjeni është gaz i cili nuk digjet por e ndihmon djegjen.Oksigjeni së bashku me hidrogjenin formojn ujin i cili është komponimi më i përhapur në natyrë. Oksigjeni gjendet ne dy modifikime alotropike si oksigjen i zakonshem (O2)dhe ozon (O3)

VETITE
GAZ PA NGJYRE , PA ERE , nuk digjet por i ndihmon djegies , eshte me i rende se ajri prandaj gjindet ne shtresat e ulta te atmosfers ,tretet ne uje

POR SI KRIJOHET OKSIGJENI? Dhe a eshte ai nje resurs i shterueshem?
Oksigjeni eshte perberesi kryesor i ajrit.Bimet e gjelberta e krijojn oksigjenin gjate procesit te fotosintezes,ndersa njerzit dhe shtazet e shfrytezojne ate gjate procesit te frymemarrjes dhe lirojne dyoksidin e karbonit. Oksigjeni eshte i nevojshem per fymemarrje, per zhytesit, alpinistet, pilotet, perdoret ne mjekesi per ta lehtesuar frymemarrjen e te te semureve, perdoret si lende per ta ndihmuar djegien ,si oksidues per lende te djegshme raketash, ne udhtimet kozmike. po ashtu oksigjeni perdoret dhe tek njerezit te cilet kan veshtiresi ne frymemarrje dhe i’u jepet oksigjeni.

CILA ESHTE PERBERJA E OKSIGJENIT?
Oksigjeni është shumë elektronegativ. Ajo dëshirë forma shumë komponimeve jonik me metale (oksideve, hydroxides). Ajo gjithashtu ka forma të komponimeve ionocovalents me jo-metale (p.sh. dioksidit të karbonit, trioxide squfuri) dhe është një përbërës i shumë klasa e molekulave organike, p.sh., Alkoolet (R-OH), R carbonyl -cho ose R2CO dhe acidet carboxylic (R-COOH).

KURIOZITET MBI OKSIGJENIN
Marrja e një sasie të madhe oksigjeni rrit aktivitetin e funksioneve mendore si motivimi, mësimi përmendësh, mësimi dhe kuptimi. Glukoza, lënda djegëse e trurit e cila mundëson energjinë që i nevojitet atij duhet të merret në mënyrën e duhur. Pjesa më e madhe e problemeve psikologjike lindin nga mosmarrja e sasisë së mjaftueshme të oksigjenit nga truri dhe nga mosmarrja e glukozës në nivelin e duhur.

Truri ynë përbën 2% të peshës së përgjithshme të trupit por harxhon afërsisht 20% të kalorive të marra gjatë ditës. Truri është organi që harxhon më shumë energji në trup. Kur mendojmë se të gjitha funksionet e mrekullueshme të trupit tonë drejtohen nga truri duhet ta pranojmë si një të vërtetë të pakundërshtueshme.

Mitokondritë vatrat e energjisë së qelizave të cilat ushqehen me anë të ushqimit të marrë ashtu siç kaceku ndez zjarrin ashtu dhe ata duke lëvizur kthejnë ushqimin në energji. Prandaj është shumë i rëndësishëm roli i oksigjenit në të tilla funksione. Studimet e bëra rreth të menduarit produktiv tregojnë se marrja e një sasie më të madhe të oksigjenit në mënyrën e duhur rrit produktivitetin e aktiviteteve mendore si motivimi, mësimi përmendësh , mesimi, konceptimi.

Edhe marrja e glukozës e cila mundëson energjinë e trurit në mënyrën e duhur (as pak e as shumë) rrit produktivitetin. Sepse truri nuk e depoziton glukozën por e merr vazhdimisht nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Pjesa më e madhe e problemeve psikologjike lindin për shkak të mosmarrjes së mjaftueshme të sasisë së oksigjenit dhe glukozës. Prandaj frymëmarrja e rregullt dhe ushqyerja e eukilibruar është shumë e rëndësishme. Bëhet e ditur se dëmtimi i disa zonave të trurit, plagosja dhe mosmarrja e oksigjenit të mjaftueshëm gjatë lindjes shkakton çrregullime në konceptimin dhe kuptimin e gjërave si dhe në sjellje.

Mos shkuarja e oksigjenit të duhur në tru siç ndodh në çrregullimet organike si p.sh ndikimi i stresit në kiminë e trupit (çrregullimet depresive pas një traume), mungesa e përqendrimit dhe çrregullimet e hiperaktivitetit, çrregullimet e ushqyerjes, diabeti, mungesa e hekurit, problemet e tiroideve , sëmundjet e enëve të gjakut shkaktojnë çrregullime në të menduar. Psh problemi psikologjik “çrregullimi obsesiv, kompulsiv” i cili shfaqet nëpëmjet fiksimit mbi disa gjëra për këtë arsye është një çrregullim mendimi. Në qytetet e mëdha mungesa e oksigjenit është më e madhe Gjatë një krize paniku, problemeve në të folur, problemeve të përqendrimit dhe motivimit shihet se nuk arrihet një frymëmarrje e rregullt nën ndikimin e stresit İndustrializimi, jeta e qytetit dhe ndotja e ajrit janë të ndërthurura me stresin. Studimet e realizuara tregojnë se në vendet e industrializuara si Amerika dhe në qytetet e mëdha mushkëritë e njerëzve nuk arrijnë të mbushen në kapacitetin e kërkuar dhe nuk kryejnë frymëmarrje të rregullta. Në vende të tilla krizat e panikut shihen më shumë se në vende më natyrale. Stresi arrin të ngushtojë enët e gjakut dhe në këtë mënyrë pengon kalimin e oksigjenit deri tek qelizat. Si rrjedhojë shfaqen çrregullime në të menduar dhe në trup fillojmë të ndjejmë mpirje, pickime apo dhimbje. Duhet të dimë rrugët të cilat na ndihmojnë të luftojmë stresin. Shkurtimisht mund t’i përmbledhim: vlerësimi i marrëdhënieve me miqtë dhe familjen, marrja pjesë në aktivitete të cilat ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e personalitetit, zgjidhja e problemeve me gjaktfohtësi, mendimi optimist, pushimi, çlirimi i muskujve, aktivitetet sportive, shëtitja në ajër të pastër dhe frymëmarrja e rregullt. Mënyra e frymëmarrjes së rregullt është më e përshtatshme të mësohet nga një specialist. Megjithatë përveç aktiviteteve të lartshënuara nëse ju nuk dini të kryeni një frymëmarrje të rregullt mund të përmirësoni mënyrën e frymëmarrjes.

Ushtrim shembull për një frymëmarrje të thellë

1. Mënyra e një frymëmarrje të shëndetshme është marrja e ajrit nga hunda, pa zhurmë dhe ngadalë. Para se të filloni ushtrimin mbyllni sytë duke vendosur dorën e djathtë mbi bark dhe të majtën mbi kraharor.
2. Në fillim çlirojini mushkëritë mirë duke nxjerrë frymën jashtë. (duke dhënë frymë mos i sforconi mushkëritë. Duhet të dalë vetvetiu pa u sfrocuar)
3. Me imagjinatën tuaj ndajeni në tre pjesë kapacitetin e mushkërive. Dhe duke numëruar një–dy ashtu sikur fryni një tollumbace imagjinoni sikur mushkëritë tuaja janë mbushur me ajër. (ky proçes mund të marrë afërsisht 5 sek) në fillim imagjinoni se është mbushur pjesa e poshtme pastaj ajo e mesmja dhe në fund pjesa e sipërme. Duke numëruar një-dy çlironi frymën e marrë në dyfishin e kohës së mëparshme. Prisni dy sekonda. Merrni dhe jepni një frymë të thellë. Derisa ta përsërisni ushtrimin merrni tre ose katër herë frymë normalisht. Nëse vazhdoni të merrni frymë thellë pa marrë frymë normalisht mund t’ju shkaktojë marrje mendsh.

Per krijimin e kesaj eseje fillimisht jane marre materiale nga burime te besueshme ne internet. Per me teper nje ese do te thote qe faktet duhet te jene te verteta dhe shkrimi i saj nuk duhet marre dhe bazohet vetem ne fakte por edhe ne imagjinaten dhe gjykimin e shkruesit. Mendimi im eshte se pavaresisht elementeve qe jane baze e shkences sot, elementi i oksigjenit eshte ai me i dobishmi sepse pa te ne rradhe te pare nuk ekziston jeta. Kjo eshte vertetuar pasi ne planetet e tjera ne univers nuk eshte gjendur forme jete. Perse? Mendohet per shkak te mungeses se oksigjenit dhe ujit. ndoshta ne mbeshtjelljen e gazeve te ketyre planeteve mund te kete oksigjen por nuk ka aq shume sa te mundesoje jeten.

Pra mendoj se njerezit e dine qe oksigjeni u jep jeten, por ata nuk dine shume gjera mbi te, pra nuk kane informacion te pershtatshem per ate qe u jep jete. Kjo eshte dhe arsyeja perse e zgjodha oksigjenin si personazh kryesor ne kete ese, mendova qe theksimi i tij do te ishte mjaft i dobishem ne rradhe te pare per kulturen e vete njerezve qe e lexojne dhe ne rradhe te dyte se pse duhet.

Me keto fjale po e mbyll kete ese.

 

Punoi: ©Jurgen Cama

Vlerësimi i projektit

User Rating: 2.64 ( 8 votes)

Shihni dhe

24. Eteret – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Eteret Eteret përmbajnë C, H, O. Janë izomerë strukturorë me alkoolet. Formula e përgjithshme e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)