fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Katalizatorët – Ese Shpjeguese në Kimi

Ese Shpjeguese

“Katalizatoret”

Per te nisur kete ese, si fillim duhet te shpjegojme konceptin e katalizatorit. Pra, cfare eshte katalizatori? Sipas perkufizimit ne liber, katalizatori eshte nje substance e cila ul energjine e aktivizimit, rrit shpejtesine e reaksionit dhe, ne fund, si nga perberja kimike, ashtu dhe nga ana sasiore, del e pandryshuar. Katalizatoret ndahen ne dy grupe te medha:

  1. Katalizatore BIOLOGJIK
  2. Katalizatore KIMIK

Katalizatore biologjik, p.sh. ne trupin tone jane enzimat. Ato quhen ndryshe “biokatalizatore”. Sipas Dixon dhe Webb, nese nuk do te ekzistonin enzimat atehere metabolizmi normal I materies se gjalle nuk do te ekzistonte. Pra, jeta do te ishte e pamundur. Enzimat nga natyra kimike jane proteina. Ato jane te ndjeshme ndaj temperatures, pra ndryshe quhen termolabile. Deri me sot jane indentifikuar me teper se 1000 enzima te ndryshme prej te cilave 200 jane fituar ne gjendje kristalore. Enzimat e ndryshme kane peshe molekulare te ndryshme, p.sh “ribonukleaza”, (tek pankreasi) ka peshe molekulare 15.000, ndersa “heksokinaza” ka peshe molekulare 40.000. Nese nevojitet te marrim shembuj mjafton te llogarisim qe gjithe sheqernat qe kthehen ne energji ne trupin tone katalizohen nga enzimat. Ushqimet qe hame duke filluar nga goja dhe ndryshimet qe i nenshtrohen gjate rruges se aparatit tretes katalizohen nga enzimat. Nje nga perberesit e lotit qe pastron syrin nga bakteret e ndryshme, lizozima eshte enzime dhe shkaterron muret e bakterieve. Levizjet e muskujve behen te mundura nga shkaterrimi i ATP nga enzima fosfatazi. Formimi i ADN behet e mundur nga enzimat. Pra, shembujt jane te shumte dhe shkojne pertej ketij shkrimi.

Katalizatoret kimik jane shume te perdorur ne industry dhe ne laboratore kimike. Ata jane te shumellojshem. Per shembull kemi metale si platini, hekur, natriumi. Okside si, oksid natriumi, kloruri aluminit. Metalet transitive perdoren shpesh per te rritur shpejtesine e reaksioneve redoks, si per shembull nikeli. Shume sinteza organike realizohen me pjesemarrjen e katalizatoreve kimike si paladiumi, ari, ruteniumi, rodiumi dhe iridium. Katalizatoret punojne duke gjetur nje menyre alternative, ose ndryshe, nje mekanizem alternativ per te ulur energjine e aktivizimit dhe per te rritur shpejtesine e reaksionit. Ata mund te rritin shpejtesine e reaksionit duke bere qe ai te ndodhe dhe ne temperature me te vogla, duke mos patur efekt ne ekuilibrin kimik te tij sepse ritmi si per reaksionin e drejte dhe per ate te zhdrejte ndryshon. Nese nje katalizator ndryshon ekuilibrin e nje reaksioni kimik, atehere do te thote se ai do te konsumohet, cka sjell qe ai eshte gjithashtu nje reactant.

Katalizatoret mund te jene homogjene ose heterogjene. Homogjene jane kur gjendja fizike e tyre eshte e njejte me ate te reaktanteve dhe heterogjene eshte kur gjendja fizike e tyre eshte e ndryshme nga reaktantet. Thuhet se 90% e te gjitha produkteve kimike, ne nje stad te krijimit te tyre, jane perdorur katalizatoret. Ne vitin 2005 proceset katalitike kane gjeneruar rreth 900 miliarde dollare ne produktet mbareboterore. Kerkesa boterore per katalizatoret ne 2010 ishin rreth 29,5 miliarde dollare. Pritet qe te kete nje rritje akoma me te shpejte ne vitet e ardhshme. Pra katalizatoret jane te nje rendesie te vecante dhe mund te themi me siguri te plote se pa ta, si ne proceset kimike dhe ne ato biologjike, jeta do te ishte e pamundur.

Punoi: ©Jurgen CAMA

Vlerësimi

User Rating: 2.91 ( 16 votes)

Shihni dhe

24. Eteret – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Eteret Eteret përmbajnë C, H, O. Janë izomerë strukturorë me alkoolet. Formula e përgjithshme e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)