Krahasimi i dy veprave poetike me të njetën temë, në periudha të ndryshme.
Per te bere kete krahasim kemi zgjedhur dy poezi nga dy shkrimtaret me te njohur shqiptar: Naim Frasheri dhe Migjeni.
Bageti e Bujqesi – Naim Frasheri
O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.
Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ay s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zemëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
….
Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh’ e lirisë,
Udhën e vëllazërisë, vahn’ e gjithë mirësisë.
Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë
_
Poezia Bageti e Bujqesi eshte nje nder veprat kryesore te rilindasit shqiptar Naim Frasheri. Per te kuptuar dhe botekuptimi e autorit, duhet te njihemi me periudhen ne te cilen ai ka zhvilluar krijimtarine e tij poetike, pra Rilindja Kombetare Shqipetare. Nga pikepamja historike, Rilindja duhet kuptuar si levizja e popullit shqipetar per clirimin kombetar nga sundimi osman. Misioni i saj kryesor ishte zgjimi dhe forcimi i ndergjegjes kombetare, ngjallja e dashurise per vendin dhe i krenarise per vlerat kombetare. Nje ide tjeter e saj ishte ideja e bashkimit dhe vllazerimit te te gjithe shqipetareve brenda dhe jashte vendit. Ne majat e kesaj epoke ka qendruar pikerisht Naim Frasheri.
Ne krye te poezise patriotike te Naimit qendron poema e famshme “Bageti e bujqesia”. Kjo poeme lirike baritore eshte himni per bukurine dhe dashurine e poetit per vendlindjen. Mema, qe simbolizon atdheun, eshte boshti rreth te cilit thuret poema.
Ne pjesen e pare te poemes kemi paraqitjen e gjalle te jetes baritore dhe te bukurise madheshtore te jetes malesore. Ajo jepet me detaje konkrete e te gjalla si: qingji qe ndjek pas memen dhe pi sis te ajo, baresha me lleret perveshur dhe dy shqerrezat ne duar, stopani qe ben bulmet, bujku qe ve qete perpara me nate, shpendet, kandrrat qe te marramendin me zhurme dhe levizjen e tyre, etj. Ne pjesen e dyte i kendohet bujqesise; fushave, arrave, livadheve dhe begatise qe i sjellin ato njeriut.
Brenda dy temave shkrihen disa nen tema: perkushtimi ndaj punes dhe krenaria per atdheun, varferia si plage shoqerore te cilen poeti e anashkalon, pikellimi per vdekjen e njeriut te dashur, ku Naimi shfaq hapur atdhetarizmin, humanizmin dhe iluminizmin.
Bujku dhe bariiu jane personazhet qendrore lirike qe shtrihen natyrshem me unin poetik. Tek ata Naimi gjen vetitee stergjysherore shqipetare: trimerine, besikerine, bujarine, dashurine per punen dhe deshiren per dije.
Poeti vete nuk eshte nje sodites i pranishem i pejzazhit te vendlindjes. Ai shkruan nga pozicioni mergimtar. Prandaj poema persos qellimin per te pershkruar pasurite natyrore e shpirterore te Shqiperise. Nga ana tjeter idealizimi i vendlindjes eshte tipar tipik romantik, qe lidhet me deshiren e poetit per tu arratisur nga thashethemet, rremuja e qytetit. Himnizimi si vecori themelore e kesaj poeme, lidhet me artin romatik dhe ideologjine kombetare te poetit, qe per atdheun duhet te flitet sa me bukur, qe te mos tretet dashuria per te, sepse do te tretej dhe kutimi per te.
Figura qendrore qe ka perdorur poeti eshte apostrofa, madje e tere poema eshte vleresuar si nje apostrofe e natyres se atdheut. Nje figure tjeter e rendesishme eshte numeracioni i cili krijon pasuri pamjesh dhe perjetimesh te ndryshme emocionale.
Poema e Mjerimit – Migjeni
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur sheh ftyra të zbeta edhe sy tjeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n’ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
…
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
__
Poema e Mjerimi eshte nje nder kryeveprat e Migjenit. Nje autor qe jetoj pak, por dha shume. Veprat e Migjenit i perkasin dhjetvjecarit te pare te shekullit te XX dhe pikerishte ne kete periudhe mbyllet letersia e Naimit. Ne kete kohe letersia e re clirohet nga zoterimi i ideologjise kombetare te romantizmit. Kjo letersi shpreh dallimin ndermjet veprimit atdhetar dhe krijimit letrar estetik. Prandaj letersia moderne shqipetare, qe ne nisme, shprehu kerkesen e krijimit te letersise si vlere me vete. Ky qellim aarrihet nepermjet frymes kritike e jo frymezues himnizuese, qe realizohet brenda shoqerise shqipetare dhe shpirtit te kombit.
Ne poemen e Migjenit, pamjet dhe fatet e njerezve ne skamje dhe ne mjerim, pershkruhen me nje realizem te thelle deri ne lakuriqesi. Figura mbizoteruese ne kete poeme eshte metafora, me anen e se ciles e perfytyrojme mjerimin, si meshirim i se keqes, qe duet zhdukur nga faqja e dheut se eshte turp i njerezmit. Si te ishte nje qenje e gjalle poeti ben portretizimin e mjerimit ne aspektin fizik, moral dhe shpirterore.
Ai tregon pasojat qe sjell ky mjerim i tejskajshem:
Lind paditur, perbuzje – femite e padijes dhe flite e perbuzjes
Sjell trashegimi te percunduar – aty zajne fillin te marret…
Shkaterrim te dashuris amesore – e ema se don po vetem e mallkon
Shkaterron femijerine dhe endrrat e saj – mjerimi prek femijen para se te burrohet
E shkateron vlerat dhe moralin – trupi permendore e nje tregs se ndyte
E con njeriun ne depresion – t apin litarin t shkok fij e t varesh
E gjithe pamja e mjerimit jepet nepermjet nje figuracioni te gjalle, dhe ai eshte i lakuriqte dhe i ashper. Epitete: ftyra te zbehta, sy te jeshilta, njolle e neveritshme, e keqe, e turpshme, lakuriqte e ashper,etj.
Krahasime dhe similituta: mishnat si zhange, mjerimi ne dritezen e synit te dridhet porsi flaka e mekun e qiriut, etj. Kontraste dhe hiperbola.
Ne vargjet e poemes kemi jo vetem nje pershkrim te lakuriqte te mjerimit por ato ne vetevete permbajne dhe nje ndjeshmeri te thelle te unit lirik. E cila mberrin deri ne shkalle e bashkevuajtjes ne mjerim. Poeti ndjen te njejtat vuajtje te cilat ndjen dhe pjella e mjerimit.
Krahasimi midis dy poezive
Pra sic e shohim te dyja poezite i perkasin periudhave te ndryshme letrare njera romantike dhe tjetra realiste, krejt te kunderta nga njera tjetra. Naimi shikon vetem anet pozitive te atdheut dhe e quan ate nje vend plot begati dhe lumturi. Ai i anashkalon te gjitha anet negative. Nderkohe Migjeni ben krejt te kunderten, pasi ai e shikon atdheun e tij ashtu sic ai eshte ne te vertet. Nje vend i varfer e plot mjerim. Tregon femijet qe hane mbeturinat te cilat i len shtresa e pasur te cilet ai i quan si qena te pameshirshem.
Naimi shkruan per popullin shqiptar qe jane te forte, trima, besnik, bujare dhe plot dashuri. Nderkohe qe Migjeni tregon se ka njerez te pangopur dhe te peshirshem te cilet i fshikullon kur i tregon dhimbjen e mjerimit.
Naimi tregon nje jete te gjalle, plote pune dhe begati. Nderkohe Migjeni thote qe njerezit punojne dite e nate duke u perlare deri ne gjunje me balte e zorret nga uria i behen pale-pale.
Pra, Naimi sic e permendem dhe me siper perdor himnizimi si vecori themelore e kesaj poeme i cili lidhet me artin romantik dhe ideologjine kombetare te poetit, qe per atdheun duhet te flitet sa me bukur, qe te mos tretet dashuria per te, sepse do te tretej dhe kutimi per te.
Kurse Migjeni nepermjet frymes kritike e jo frymezues himnizuese, qe realizohet brenda shoqerise shqiptare dhe shpirtit te kombit shpreh nje realizem te thelle deri ne lauriqesi te atdheut te tij.
Por pavarsisht kontrasteve qe kane, ne evidentojme dhe te perbashketa te keto dy vepra.
Te dyja veprat jane poezi lirike dhe kane teme te perbashket ATDHEUN.
Naimi dhe Migjeni, dy poetet te cilet kerkojne permiresimin e vendit, secili ne menyra te ndryshme, sollen risi dhe ndryshime rrenjesore ne atdheun e tyre, SHQIPERINE!