Vepra është botuar më 1812 dhe përmban përshtypjet e udhëtimit të Bajronit, të cilat përfshiheshin në ditarin e udhëtimit të autorit. Eshtë model klasik i poemës romantike, ku lirika gërshetohet me epikën dhe linja tregimtare mplekset me meditimet e poetit. Lirizmi shpaloset në përshkrimin e natyrës mesdhetare, në meditime. Me ndjenjë të thellë përshkruhen peizazhet romantike të Spanjës, bukuria e ashpër e Shqipërisë zakonet e traditat shqiptare, si dhe e kaluara e shkëlqyer e Greqisë. Poema zien nga urrejtja, përmes së cilës godet politikën reaksionare të monarkive evropiane. (ai ngrihet kundër ndërhyrjes franceze në Spanjë dhe kundër pushtuesve osmanë. Flet me keqardhje për Greqinë që po i shuhej shkëlqimi i dikurshëm, përmes një sarkazme therëse, madje dhe përmes kushtrimit të hapur.
Sakaq, vihet re një melankolizëm dhe pesimizëm i thellë si dhe neveri kundër despotizmit. Por ai nuk vë përballë këtij realiteti mesjetën, të cilën e urren dhe e sheh si kapitullin më të errët të historisë. Ai fton njerëzit të ngrihen, i frymëzuar nga dashuria.
Bie në sy fakti se Bajroni flet me simpati jo për luftërat në përgjithësi, por vetëm për luftërat për clirim. Strofat më të forta të këngës i kushtohen lutjes së vendosur të popullit spanjoll kundër pushtuesve të huaj. Përshkruhen vendet piktoreske të Spanjës, lumenjtë si drita margaritarësh dhe kjo bukuri vendoset përballë shtypjes dhe imoralitetit, duke realizuar kështu (nën frymën e Rusoit) kontrastin mes bukurisë së natyrës dhe ndotjes njerëzore. Kontrasti shpesh kthehet në trishtim.
Mes figurave heroike të luftës popullore spikat figura e “vajzës së Saragozës”.
(i vluari bie…nuk ka nge të qajë/ vdes kryetari, del ajo në krye/ të sajët sprapsen, ajo i shtyn në sulm/ armiku thyhet… e ndjek këmba këmbës”)
Vargjet tingëllojnë dramatike kur poeti mendon se rezultatet e luftës do t’i shfrytëzojnë për të rivendosur monarkinë feudale. Ai flet me respekt për luftëtarët e thjeshtë.
(ç’ fat i cuditshëm i Spanjës, si i të bijve!/ luftojnë për liri, liri nuk panë…e mbrojnë vendin qe s’u jep as bukën/ e jetën japin për zotërinjtë mizorë)
Kënga u shkrua kur Napoleoni ishte në kulmin e fuqisë së vet. Kjo është baza historike mbi të cilën ngrihet pesimizmi bajronian, gjë që është shprehje e humanizmit të poetit. Në këngën II ndihet fryma e trishtimit që kap poetin kur mediton për fatin e Greqisë, ushqyer nga kushtet historike, kur poeti nuk shihte perspektivë për lirimin e popujve. Poeti u bën thirrje grekëve të ngrihen për të fituar lirinë me gjakun e vet, përndryshe, edhe po shpëtuan nga zgjedha turke, do të bien në zgjedhën e ndonjë shteti evropian.
Lajtmotivin e këngës e përbën kontrasti mes së kaluarës heroike të Greqisë dhe së tashmes. Në fakt objekt i meditimit është e tashmja.
Por , ndryshe nga ideologjia zyrtare, ai nuk e konsideron luftën greke si “luftë e kryqit kundër giysmëhënës”, duke hyrë në problemet reale të asaj kohe.
Pikëpamjet estetike
Motivet e konfliktit dallohen mes ëndrrës dhe jetës, deziluzionit dhe pakënaqësisë. Nga pikëpamja e formës, lirikat lidhen me traditat e iluminizmit dhe estetikën e klasicizmit. Sikurse iluministët Bajroni kërkon nga arti vërtetësi , jetë dhe e sheh poezinë si mjet transformues dhe edukues. Ai i kundërvihet idesë së largimit nga termat shoqërore dhe dobësimit të rolit aktiv të poetit, përmes veprës së tij. Ushqen urrejtje për tiraninë dhe simpati për popujt e shtypur dhe pas pelegrinazhit nëpër Evropë, ai shndërrohet në luftëtar për lirinë kombëtare të popujve.
Në krijimet e para duket përbuzja për botën e lartë. Duke mos gjetur kënaqësi as nga titujt, as nga pasuria, i riu fisnik digjet nga dëshira për lavdi, për veprimtari burrërore patriotike. I krijohet bindja se dhoma e Lordëve ishte kuvend llafazanësh reaksionarë, kurse luftërat që zhvillonte Anglia kishin karakter grabitqar. Poezia e tij reflekton giendjen e njeriut që kërkon lirinë, përmes kundrimit elegjiak të botës, përballë së cilës poeti vendos idealin romantik të jetës së thjeshtë e të lirë të maleve skoceze.
Vecoritë e Çajld Harold
Eshtë hero romantik, i kryengritësit individualist, i heroit të deziluzionuar, me mllefin kundër realitetit, por me dobësinë e protestës. Haroldi është heroi që pasi ka provuar gëzimet e jetës së shthurur, zhgënjimin më të thellë, ai është mbërthyer nga një trishtim i zymtë, i lodhur dhe i velur nga jeta. Ai shpëtimin e gjen në largimin nga atdheu, në harresë dhe vdekje. Karakteristikat e heroit jepen në vargjet e fillimit të poemës, por figura e tij vjen e zbehet dhe Bajroni fillon të komunikojë vetë me lexuesin, pesimizmi vjen e tretet, merr formë besimi dhe tipari kryesor i veprës bëhet ideja e çlirimit të popujve.
Kjo poemë është liriko-epike. Në bazë të saj qëndron ditari i vetë poetit. Ai ruan formën e lirë të poemës, shpesh autori e lë mënjanë heroin dhe jepet pas përshkrimeve të natyrës. Kjo i jep veprës natyrë fragmentare. Uniteti sigurohet përmes idesë themelore të veprës. Në vargjet e tij ndihet ndikimi i iluministëve, por krijoi një stil të ri që mbështetej në traditën letrare dhe në mundësitë shprehëse të gjuhës së popullit. Poema është shkruar në strofa nëntëvargëshe (strofa e Spenserit-për anglezët). Gjuha është mbushur me figura stilistike: personifikimi i jep vargjeve forcë përgjithësuese, shpesh mbi personifikimin ngre edhe alegorinë. Përdoren dhe krahasimet e metaforat. Natyra e ka frymëzuar për këtë. Sikurse klasicistët, përdor emra mitologjikë, por i vesh ata me dinamizmin e ngjarjeve reale. Ndihet edhe ndikimi i frazeologjisë elegjiake të poetëve sentimentalistë (ndjenja). Shquhet për lakonizëm dhe fjali të thjeshta mungesore.
Kjo vepër per 12 vitet e fundit ka rënë në tezën e Maturës Shtetërore këto vite:
Per te zhvilluar testet e fundit online dhe per te marre rezultatet automatikisht ne kohe reale:
Zhvillo Online Testin – 2014
Zhvillo Online Testin – 2008
Për të parë Listën e Veprave të Maturës Shtetërore 2018 së bashku me Analizat, kliko këtu.
Për të parë Provimet e Letërsisë ndër vite, kliko këtu.