Petro Marko u lind me 25 nentor 1913 ne Dhermi (Vlore). Pasi kreu shkollen tregtare ne Vlore punoi mesues. Ne vitet 30 filloi te botoje poezi, tregime dhe publicistike ne gazeta dhe revista te ndryshme. Me 1937 shkon ne Luften Spanjas kunder fashizmit. Kur u kthye ne Shqiperi (1940), e burgosin italianet per veprimtari kunder fushizmit dhe, me vone e internojne ne ishullin e Ustikes Itali). Me 1914 kthehet ne Shqiperi dhe merr pjese ne luften kunder fashizmit.
Petro Marko, qytetar dhe shkrimtar, ne rini, iu kushtua idealeve komuniste, por ne Partine Komuniste Shqiptare nuk hyri. Gjate gjithe jetes luftoi per drejtesi dhe barazi shoqerore, si edhe kunder cdo tiranie e diktature. Prandaj me 1947 ndalohet prej pushtetit komunist per tu pushkatuar. Me nderhyrjen e miqve te tij lirohet pas tre vjetesh. Shume nga veprat e tij, pasi botoheshin, jane hequr nga qarkullimi, sepse ishin jashte skemes se realizmit socialist. Per kete arsye, disa here dhe per vite te tera, atij iu hoq e drejta e botimit. Veprimtarine e tij politike, shoqerore dhe letrare shume te pasur e ka pershkruar ne librin autobiografik “Rete dhe guret”. Vdiq me 27 dhjetor 1991, ne Tirane.
Veprat kryesore te Petro Marko:
1. Hasta la vista, roman, 1958
2. Horizont, poezi, 1959
3. Qyteti i fundit, roman, 1960
4. Një emer ně katër rrugë, roman, 1973
6. Nata e Ustikes, roman, 1989
“Cfare duhet te mbajme mend?” – Shkurtimisht
- Ngjarjet rrëfehen nga këndvështrimi I fitimtarit.
- Romani rrëfen mundësitë e përtëritjes së viktimave të luftës që ishin shkatërruar psikologjikisht, moralisht.
- Koha e brendshme – 7 ditë dhe 7 netë.
- Koha e jashtme – tërë vitet e luftës. Tabloja e luftës jepet nëpërmjet retrospektivës.
Teknikat.
- Veprimi në roman – I përqëndruar.
- Ditët dhe netët e rrëfimit numërohen.
- Kontrasti – Dy botëkuptime, dy grupime shpirtërore: të mundurit (ish fashistët) – fitimtarët.
- Detajet simbolike: Deti, shkëmbi, hëna, vala.
- Persinazhet:
- Lekë Gurra – Misionar I humanizmit mbarënjerëzor.
- Ana Maria Monti – Viktimë e fashizmit.
- Arnoldo Messa – Kriminel, përfaqësues I fashizmit.
- Dramaciteti gërshetohet me lirizmin. – Thyhen parimet e realizmit socialist.
Analiza e shtjelluar
Subjekti i romanit “Qyteti i Fundit”:
Ne kete roman behet fjale per fundin e ushtrise pushtuese italiane ne Shqiperi. Pas kapitullimit te fashizsmit, ne portin e durresit tubohen ushtaret e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia per tu kthyer ne vendin e tyre. Pikerisht gjate diteve te pritjes ne kete qytet te improvizuar buze detit, shkrimtari Petro Marko do te zbuloje histori, drama, karaktere, psikologji te nxjerra nga njerezit e qytetit te fundit. Pervec kesaj autori do te sjelle edhe rrefimin per dashurine e oficerit te ri shqiptar, Lekes dhe prostitutes se bukur italiane Ana MAria Monte, viktime po ashtu e luftes dhe fashizmit.
Analize e pergjithshme
Qyteti i fundit me poetiken e tij moderne eshte pararendes i romanit modern shqiptar te ketij lloji. Ndjenja mbizoteruese te Qyteti i fundit është humanizmi, dashuria per njeriun dhe per jeten. Luftetaret idealistë qe shpetuan gjalle nga ploja e Luftes se Dyte Boterore, sikurse ishte edhe Petro Marko, mbi gjithçka çmonin jeten e njeriut dhe paqen. Fabula e ketij romani ka për adrese kohore, pikérisht, vitin e pare te pasluftes (1945) ne Shqiperi, kur humanizmi i vertete gjithenjerezor, ende nuk ishte ngushtuar thjesht ne nje humanizëm klasor, siç ndodhi me pas.
Ngjarjet rrefehen nga pikeveshtrimi i fitimtarit, i cili, ne botekuptim dhe në ndjenja eshte i ngjashëm me vet autorin, qe, gjithashtu, ishte fitimtar i asaj lufte. Prandaj zeri i rrefimtarit, ne te cilin ështe njesuar dhe zeri i autorit, shpreh gjerësisht kete humanizem githenjerëzor.
Te Qyteti i fundit me tepër rrëfehet per mundesitë e perteritjes se viktimave te luftes, per riaftesimin e tyre, per rikthimin e dinjitetit te atyre qe ishin shkaterruar psikologjikisht dhe moralisht nëpërmjet vuajtjeve te pafundme dhe poshterimeve me te renda. Deshira e madhe per te shpetuar ato kategori shoqerore qe, edhe per gabime te tyre, rane nen kufirin e fundit te moralit dhe dinjitit njerezor, natyrisht, eshte nje humanizem i skajshem.
Pershkrimi i heroit: Leke Gurra
Heroi Leke Gurra, ish partizan, kurse tani oficer i mbrojtjes, ka per detyre te ndihmojë ne riatdhesimin e mijera italianeve te mbetur ne Shqipëri. Por ai joshet nga bukuria marramendëse e vajzes italiane Ana-Maria Monti. Drama e rende e jetes se saj, kur ajo ishte prostitut e oficereve fashiste, i ngjall keqardhje Lekes, megjithate nuk e largon prej saj. Keqardhja, simpatia, joshja fizike, leshimi i ndjenjave dashurore te tij jane një barke shpetimi per Ana-Maria Montin qe eshte e zhytur ne detin e mjerimit moral. Me botën e tij ndjesore, ai deshiron te ndertojë një purgator ku mund te pastrohet e te perterihet Ana-Maria Monti, nje nga viktimat me te humbura dhe me te poshteruara te luftes. Perteritja e saj eshte perteritja e viktimes nepermjet ndjenjave intime te fitimtarit, eshtë pastrimi i te perlyeres nepërmjet virgjinitetit moral te heroit. Prandaj një humanizem i till ështe, njeherësh, edhe poetizim, edhe sublimim i dashurise, e cila shnderrohet ne vlera morale për te tjeret. Keshtu, Leke Gurra eshte misionari i humanizmit mbarenjerözor, por i veshur me rrobat oficerit te asaj kohe.
Me ndjenjat e tij ai donte te shkelte mbi moralin patriarkal dhe mbi moralin zyrtar, duke dale hapur si dezertor i moralit komunist dhe si dezertor i heroit pozitiv qe kerkohej prej realizmi socialist.
Dashuria midis dy personazheve me vetedije dhe moral shum larg njeri-tjetrit duke qene vetem nje humanizem i skajshem, eshte gjithashtu edhe nje utopizëm i skajshem. Me kete Petro Marko pohon, ne menyren e vet, moralin e hapur per vlerat universale te njerezimit. Heronjte e tij kerkojně ta rigjejne dashurinë përtej tabuve dhe paragiykimeve. Ata e shenjterojne dashurinë.
Qyteti i fundit ështe shestuar mbi parimin e kontrastit (kundërvenies) sepse vetëdija qe e ka perftuar ate, nga njera anë, ështe vetedija kunder fashizmit, kunder luftes dhe, nga ana tjeter, eshtë po njeriut, po paqes. Ne te kundervihen dy sisteme shoqerore, dy botekuptime, dy morale dhe dy grupime kryesore te njerezimit. Keto grupime ishin: te mundurit, pra, ish fashistet, dhe fitimtaret, pra, te gjithë kunderfashistet. Ne kete kundervenie, Bashkimi Sovjetik paraqitet jo vetëm simbol i luftes kunder fashizmit, por edhe simbol i barazitizmit shoqeror dhe i vellazerimit te popujve. Ky ishte botekuptimi i personazheve fitimtare, prandaj shembelltyra e idealizuar e Bashkimit Sovjetik vjen me teper si nje e vertete historike sesa si pjese e idealit te shkrimtarit
Simbolika e titullit: “Qyteti i Fundit”
Eshte nje fakt historik qe ne Durres, pas luftes, u mblodhen te gjitha “mbeturinat” njerezore te perandorise fashiste italiane. Faktin historik te grrumbullimit ne nje vend te tipave te shumte njerezore dhe te fateve te tyre gjate luftes, Petro Marko e shnderroi ne fakt artistik. Ne nje hapesire shume te vogel qe quhet qyteti i fundit, u shestua drama e madhe e shkaktuar prej fashizmit. Ky eshte gyteti i fundit i imperios, d.m.th. qyteti i fundit i perandorise fashiste ne Shqiperi. Eshte nje qytet i papare, sepse eshte ngritur ne nje mol dhe eshte i ndertuar vetem me cadra dhe me dengje plackash. Eshte nje qytet-ekspozite i papare edhe per tipat qe e popullojne. Ata jane kryesisht tipat negative qe terhoqi fashizmi pas qerres se tij: ish oficere fashiste qe kane mundur te shpetojne, ish ushtare te fajshem dhe te pafajshem, tregtare, matrapaze, kolone, argate, sherbetor, prostituta, etj., te vetedijshem ose te pavetedijshem dje per misionin e tyre prej pushtuesi, ndersa sot jane te mundur ose te humbur, te evoltuar, te zhgenjyer apo te deshperuar.
Keshtu, bota e fashizmit, sikurse dhe bota e kunderfashizmit, vetvetiu eshte perqendruar ne hapesiren e vogël te qytetit te fundit, qe eshtë, gati, sa nje skene teatri. Prandaj romani, edhe pse ka një larmi te madhe tipash letrare dhe fatesh njerëzore, shquhet për një veprim teper te perqendruar si ne dramat klasiciste. Megjithatë, nepermjet kujtimevete personazheve, te cilat jane te shpeshta, veprimi e kapercen skenen e molit dhe zhvendoset ne qytete dhe fshatra te tjera te Shqiperise, ne Itali, Abisini e gjetke.
Shtrirja kohore dhe retrospektiva e romanit
Fabula, qe si kohe rrefimi zgjat shtatë dite dhe shtate net, shenon nje kohë historike pese-gjashte vjeçare (1939-1945). Kufijte e fabules një javore kapercehen me ane te retrospektives (prapakthimit ne kohe te ngjarjeve), duke perfshire, ne ketë menyrë, tere vitet e luftes. Prandaj, romani shquhet, gjithashtu, per shumesine dhe dendurine e ngjarjeve, per intensitetin e veprimit, pasi ndodhite kryesore te jetës se personazheve gjate pese-gjashte vjeteve rrefehen per shtate dite dhe shtate net.
Retrospektiva (prapakthimi ne kohe i ngjarjeve) sjell nga e kaluara, ne ditet dhe netet e molit, episode te shumta, sjell peripeci nga më te pabesueshmet neper te cilat kane kaluar personazhet kryesore, sikunder jane Ana Maria Monti, Leke Gurra, Arnaldo Massa, Gaetano Monti, Ugo, Ipaemri, etj. Keshtu qe nuk rrefehet vetëm per ditet dhe netet qe ata kalojne ne pritje te vaporeve per t’u kthyer ne atdhe, por rrefehet edhe per çastet vendimtare te jetës se tyre, për kthesat dhe te papriturat, per aventurat dhe rreziqet vdekjeprurese. Shkurt, rrëfehet per gjithe jeten e tyre te shformuar nga lufta. Ky eshte romani i pare i letersise shqiptare ne te cilin retrospektiva, si teknike e prozes, ka nje funksion te barazvlefshem me rrefimin qe shkon paralel me te tashmen.
Ngjarjet ndodhin brenda 7 diteve, aq sa qendrojne italianet e mbledhur ne portin e Durresit per t’u kthyer ne Itali. Ne kete menyre autori sjelle nje strukture te re romanit, duke e ndare ate ne 7 pjese. E fillon me nje nate ne portin e Durresit ku jane mbledhur njerez nga me te ndryshmit, te gjithe ne ankth per tu kthyer ne Itali, por edhe te lehtesuar pasi me e keqja, kaloi. Ne ditet ne vazhdim shume histori fillojne te shpalosen dhe te zbulohen se bashku me karakteristikat e personazheve. Ditet e fundit pritja ka mbaruar dhe cdokush ka vene re qe ne ato 7 dite cdo gje ka ndryshuar dhe fundi i pritjes duket akoma i pabesueshem, sic e hasim ne fillim te fragmentit: “Sa shpejt e c’montuan qytetin! Sikur e mori nata me vete… – i thoshte Raqit Bejkoja. – e shkaterruan menjehere! Sic e ngriten menjehere. Te vetmit jane! S’ke c’u thua!”
Çdo dite dhe çdo nate perben një kapitull te romanit. Numerimi diteve dhe i neteve te rrefimit shpreh pritjen shumëvjeçare te personazheve per t’u kthyer ne atdhe, shenon padurimin e madh dhe ankthin e tyre. Te gjithe ata jetojne me ankth, sepse nuk jane te sigurt nese do te mund te largohen nga toka e huaj ose jo.
Shpjegim i simboleve te perdorura ne roman
Personazhet tek Qyteti i fundit jane shembëlltyra te gjalla te tipave me fate tronditese, te pazakonshme. Ata karakterizohen, ne radhe te pare, me ane te dialogut, i cili eshte i thuket dhe shpesh dramatik. Thellesitë e vetedijes se personazheve, krahas monologut ose zerit te brendshëm, zbulohen edhe nepermjet një sere detajesh psikologjike. Disa prej ketyre detajeve, sikurse janë: shkëmbi, deti, vala, hena, elektriku i dores, cigarja, etj. shnderrohen ne simbole me vlere psikologjike, te cilet rritin ndjeshem shprehshmerinë e romanit.
- Shkembi, ku rri zakonisht Ana-Maria Monti, ngre ne reliev bukurine dhe vuajtjet e saj permbi vulgaretet e atij lloj qytetit ndotur nga veset.
- Shkembi, ku takonen dy heronjte, ngre ne reliev edhe laktiset e tyre dashurore, permbi poshterimet qe ka kaluar Ana-Maria Monti dhe, permbi moralin e detyren qe e ndalon oficerin Leke. Shkembi qe gjithmonë bashkeshoqerohet meidenë e qëndrueshmerise, krijon shembelltyren e asaj qendrueshmerie jetësore dhe morale qe i ka munguar Ana-Maria Montit; krijon shembëlltyrën e qëndrueshmerise qe i duhet asaj per te rifilluar nje jete tjeter, tanme persembari dhe me dinjitet. Shkembi eshte edhe nje metafore e vetedijes per jetën dhe e sjelljeve te moralshme mbi te cilat mund te ngrihet e nesermja e saj.
- Deti, i lidhur ngushtësisht me vendlindjen e heroines (Palermo Itali), si edhe me adoleshencen e saj te paster, eshte simboli nje shkaku psikologjik qe lind tek ajo ndjenjën e gabimeve, ndienjën e pergjegjesise ndaj vetes. Deti qe e solli ne Shqiperi si robinë te moralit, mund te rikthejë ne jeten e meparshme, te pastruar dhe te lire.
- Llamba elektrike e dores, qe perdor Leka ne erresiren e nates eshte perceptimi i tij i vonuar ndaj bukurisë femerore, eshte rizgjimi mashkullor i tij.
- Valet e detit, ne lojën e te cilave humbet shpesh here Ana-Maria Monti, jane edhe shpresat e vagullta te saj, edheperkedheljet mashkullore qe i behen me sy per bukurine, edhe sinjalet e dashurise qe i vijne dhe i largohen per mos t’ju rikthyer me, edhe keqardhja e te tjereve per vuajtjet qe ka kaluar.
Ne kuptimin psikanalitik ndalimi i dashurise se heroit Leke Gurra eshte metafora e ndalimit te dashurise se madhe te Petro Markos per mendimin e lire dhe letersine e lire. Ndalimi i mendimit te tij te lire filloi qe me burgimin (1947-1950) dhe vazhdoi gjate gjithë jetes me censurimin, kritikat dhe mosbotimin e veprave.
Kjo vepër nuk ka rënë në asnjë tezë të Maturës Shtetërore për 12 vitet e fundit.
Për të parë listën e veprave të Maturës Shtetërore 2018 së bashku me analizat, kliko këtu.
Për të parë provimet e letërsisë ndër vite, kliko këtu.