E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Pashalleqet – Histori

Shembuj mbi projektin “Pashalleqet”:

Në gjysmën e dytë të shek. XVIII në tokat shqiptare pati një zhvillim më të madh ekonomik e kulturor në krahasim me shekujt pararendës, u rrit prodhimi bujqësor e blegtoral për treg, dhe lidhur me këtë, qytetet shqiptare njohën një zhvillim mjaft të shpejtë. Ato u bënë tregje të rëndësishme në radhë të parë për artikujt e bujqësisë e në mënyrë më të kufizuar për prodhimet e esnafeve vendase. Sfera e veprimtarisë së këtyre qyteteve u shtri përtej tokave shqiptare, duke zhvilluar një tregti mjaft të gjallë tranzite midis viseve perëndimore e qendrore të Gadishullit Ballkanik dhe Evropës.

Veshtrim i pergjithshem i periudhes

Lidhjet që u krijuan çuan në forcimin e dy tregjeve me rëndësi ndërkrahinore që patën si bosht dy qytetet kryesore, Shkodrën dhe Janinën. Formimi i këtyre tregjeve ishte një hap i rëndësishëm përpara drejt bashkimit ekonomik të vendit. Këtu filloi të vepronte një shtresë e re shoqërore që po zhvillohej në qytete, borgjezia tregtare shqiptare. Të interesuar në fillim për të mos ndarë më me osmanët pushtetin ekonomik të vendit, ku kishin zotërimet e veta, oxhaqet shqiptare u drejtuan më në fund edhe kundër pushtetit qendror dhe përpjekjeve të tij për të mbajtur ende në këmbë sistemin e vjetër feudal ushtarak të timareve dhe për të ushtruar, nëpërmjet funksionarëve të dërguar nga qendra, pushtetin e vet në tokat shqiptare. Këta kishin nevojë për krijimin e një pushteti të fortë në vend, që të ishte në gjendje t’i vinte fre anarkisë, gjë që s’e bënte më pushteti qendror osman, dhe për krijimin e uniteteve politike më të mëdha se sanxhakët, tek të cilët shihnin jo vetëm një zgjerim të tregut të brendshëm, por edhe një përpjekje për të shkëputur trevat shqiptare, të Veriut e të Jugut nga kontrolli i administratës osmane. Në këta faktorë i kishte rrënjët formimi e fuqizimi i pashallëqeve shqiptare gjysmë të pavarura të Shkodrës e të Janinës në gjysmën e dytë të shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX.​

(ky projekt eshte punuar nga materialet e marra nga Google dhe Wikipedia)

Review Overview

Pashalleqet:

User Rating: 4.39 ( 7 votes)

Shihni dhe

Humanizmi dhe Rilindja Evropiane – Projekt në Histori

 Humanizmi dhe Rilindja Evropiane Humanizmi Humanizmi (lat. humanitas – njerëzia) është një filozofi etike dhe një botëkuptim, që drejtohet nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)