fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Krahinorizma të qytetit të Gjirokastrës dhe Vlorës – Letërsi

Krahinorizma të qytetit të Gjirokastrës dhe Vlorës

Hanko – Zonjë

Derbardh– Me fat

Derzi – Fatkeq

Trangull – Kastravec

Nikoqire – Punetore

Çupë – Vajzë

Molomen – Njeri kot

Babale – shok,vëlla

Çilimi – Fëmijë

Kulish – Qen i vogël

Xhade – Rrugë

Lumadh – I lodhur

Maci – Macja

Xhixhi – Xhaxhesha

Sini– Tepsi

Katua – Kotec

Qylaf – Qeleshe

Çitjane – Fustan

Disa fjalë që përdoren nga vendasit e Vlorës

Jamake – Enë

Dive – Gdhive

Babance – Bukë misri

Kukë – Koka

Qemshe – Kanë uji

Ceco – Xhaxha

Binz – Depo

Hajat – Kasolle lopësh

Xhixhivalle – Guaskë

Jashmak – Shami

 

Disa fjalë që përdoren nga vendasit e Gjirokastrës

I, e Ilimaksur– I, e babëzitur. Përdoret në rastet kur dikush ha diçka shpejt dhe me babëzi sikur të kishte kohë pa ngrënë. Ha si e ilimaksur.

Qifqi (Theks fundor)-Gatim tradicional. Qofte me oriz dhe nenexhik, të skuqura në një tigan special me forma. Është një nga emrat që do e hasni në shumicën e menuve të këtij qyteti. Vetëm kujdes: Mos i hani si të ilimaksur!

Thjam– I, e ndotur, shumë pis. Sa thjam je bërë!

Cuks-Ndjesia e djegies në lëkurë. Po më cuks plaga.

Qilis-Prek tokën me një copë që varet. Ngrije atë batanijen se e qilise.

Zabërhan-Bredharak. Je bërë një zabërhan ti!

Kselhasem-Çlodhem. Hiç, ja po kselhasem.

Sfarangonje (theks fundor)-Rrjetë merimangash. Paskan zënë muret sfarangonje.

Haraks-Hutim, humbje e mendjes, fiksim diku pa e pasur mendjen.  Pse rri si e haraksur?

Eflatun-Shumë i shkathët. Vajzë eflatune.

Zagar – I poshtër

Suk – Zog

Uore – Hë ore

Versnik – Një moshë

Llomotit – Flet shumë

Ortaja – Mesatare

Ksehasem – Çlodhem

Gajaset – Shkrihet së qeshuri

Adap – I zoti

Skupira – Plehra

Zok – Zog

Vlerësimi i projektit

User Rating: 5 ( 1 votes)

Shihni dhe

hamleti shekspir

Hamleti – Shekspiri, Analize e plote e Vepres!

Hamleti, tragjedia me e famshme e W.Sh, sipas kritikeve eshte shkruar me 1601-1602 mbi bazen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)