Shembull nga projekti “Bashkimi Evropian”:
Bashkimi Evropian (shkurtesa shqip : BE, zyrtarisht: EU) është një bashkësi e disa shteteve Europiane e themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të mallrave.
- Në fillim të themelimit përbëhej nga një numër i vogël shtetesh.
- Me rënien e Bashkimit Sovjetik, u bë paraqitja e kërkesave për anëtarsim nga shtete ish-komuniste.
- Edhe pse si organizatë gjithë-Europiane është Këshilli i Sigurimit të Europës, nga shumë vende të botës edhe BE njihet si organizatë gjithë Europiane.
- Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtem Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit 1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive europiane të qymyrit dhe çelikut.
- Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Europe të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur.
- Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Europian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit 1951.
- Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesë: Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Holanda dhe Luksemburgu.
- Një tjeter zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit 1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Europian dhe Komunitetin Evropian te Energjise Atomike. (EUROATOM).
- Këto komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit 1958.
- Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Europës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992, një numër pengesash gjatë proçesit të ratifikimit beri te hynte ne fuqi më 1 nentor të vitit 1993.
- Traktati përbën hapin e parë në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Europian, në të cilin do të përfshihen edhe vetë komunitetet.
- Bashkimi Europian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u nënshkrua me 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit 1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. ..
(Perpunuar nga materialet ne Google dhe Wikipedia)
12Vite.com Përgatitje për Shkollën e Lartë