HYRJE
Afrika Jugore zë pjesën jugore të kontinentit Afrikan dhe shtrihet nqa Oqeani Atlantik ne perendim deri ne Oqeanin Indian ne lindje.Ne veri kufizohet me Afriken Qendrore dhe ate Lindore.Në qendër të saj ndodhet gropa e Kalaharit dhe ne brendesi shkretetira e Kalaharit.Kjo gropë rrethohet ne perendim,jug dhe lindje nga pllajat dhe rrafshnaltat,të cilat bëjnë pjesë në pllajat dhe rrafshnaltat e Afrikës Jugperëndimore,Jugore e shkretetira e Namibisë,e cila ndryshe quhet dhe shkretetira e Diamanteve,nga prania e rezervave te shumta te diamanteve qe gjenden ne të.Skajin jugor e zënë malet e Kapit dhe atë juglindor malet e Dragoit.Në lindje te tyre ndodhet ishulli i Madagaskarit,që per nga madhësia vjen i treti ne botë(587 mijë km).Gjatë bregdetit të Oqeanit Indian shtrihet ultesira e Mozambikut.
Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës Jugore Afrikane së bashku me ishullin Princ Eduard është 1.219.912 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 29 00 V, 24 00 L.
Vija bregdetare e Afrikës së Jugut është 2.798 km e gjatë ndërsa kufiri tokësor 4.862 km i gjatë.
Klima e në Afrikën e Jugut është oqeanike e ndryshueshme. Përgjatë bregdeti mbretëron një klimë sub-tropikale me ditë të ngrohta dhe net të ftohta.
Rrafshnalta e gjerë e brendshme e Afrikës së Jugut përfundon në rrafshnaltën me male dhe terrene shkëmbore, si dhe rripin e ngushtë bregdetar. Pika më e ulët e relievit gjendet përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësinë mbidetare prej 3.408 metrave, në vendin e quajtur “Njesuthi” (ang.:Njesuthi) në pjesën lindore në kufi me Lesoton.
Afrika e Jugut është vend me një ekonomi të zhvilluar në nivel të lartë sa që disa organizata ndërkombëtare e radhisin ndër vendet e para (OKB, EU). Ka rezerva të mëdha të pasurive natyrore, si dimant e ar, një rrjet të mirë financiar dhe juridik, si dhe një rrjet në përgjithësi të mirë të infrastrukturës (komunikacionit, energjisë dhe transportit). Edhe pse dhjetë vitet e fundit janë përshkruar nga një rritje e zhvillimit ekonomik, përqindja e papunësisë vazhdon të jetë e madhe rreth 42 %
Burim informacioni: https://www.wikipedia.org/