fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Karakteristikat e qytetit të Gjirokastrës – Projekt në Gjeografi

Gjirokastra

Gjeografia

Gjirokastra është e vendosur në faqen e Malit të Gjerë,në shpatet verilindore të tij dhe në krahun e majtë të luginës së lumit Drino.Rrëza dhe faqja e malit ku ndodhet është pothuajse e zhveshur,pa bimësi.Duke qenë e tillë,në dimër kur rreshjet s’kanë të sosur,nëpër pjerrësi lëshohen përrenj të rrëmbyer me ujëra të shumta.Ato vijnë deri në qytet.Vetë qyteti ka shumë përrenj dhe çdo lagje ndahet nga njëra-tjetra me një të tillë.Gjirokastra ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga qendrat kryesore të pjesës jugore të Shqipërisë.Ajo ka pasur lidhje jugore me Janinën,me bregdetin shqiptar,Vlorën,dhe pellgun e Delvinës.Nëpërmjet grykës së Këlcyrës lidhet me qendra të tjera të Shqipërisë jugore.Është e lidhur gjithashtu me Kurveleshin e Sipërm dhe të Poshtëm,Lunxhërinë,Dropullin e Poshtëm,Pogonin,Zagorinë etj.Mali i Gjerë në rrëzë të së cilit është vendosur Gjirokastra,e ndan qytetin nga bregdeti.

Nga veriu qyteti Gjirokastër kufizohet me fshatin Mashkullorë, nga jugu me Lazaratin, nga lindja me lumin Drino dhe me fshatrat e Lunxhërisë dhe nga perëndimi me Malin e Gjerë.

Shtrirja gjeografike

E vendosur në Shqipërinë jugore, Gjirokastra qëndron në shpatet e pjerrëta të luginës së lumit Drino, në një pozicion mbisundues mbi një peizazh të pasur me histori, kufijtë e të cilit përvijohen nga maja malesh të larta. Ky është “qyteti i një mijë shkallëve” që përfshin qindra shtëpi-kullë të tipit otoman me çatitë dalluese të gurta, ballkonet e drunjta dhe muret e gurta herë-herë të zbardhura me gëlqere. E mbisunduar nga ana e vet prej kalasë madhështore që ngrihet mbi një kodër të thiktë, Gjirokastra është një qytet magjik me një të shkuar të trazuar. Nga bastion i feudalizmit në xhevahir otoman më pas në qendër e rëndësishme e pushtuesve fashistë italianë, qyteti ka njohur shumë sundimtarë dhe ka frymëzuar shumë poetë, shkrimtarë dhe artistë. Qyteti me popullsi 40 000 banorë, është qendra ekonomike e administrative e rrethit me të njëjtin emër.

Arkitektura

Ndërsa është pa dyshim me prejardhje otomane, arkitektura e ndërtesave historike në Gjirokastër, si dhe vetë qyteti i vjetër, është produkt i shumë përbërësve. Relievi i thyer ka lënë vulën në përcaktimin e vendosjes dhe mënyrën e shtrirjes së qytetit, që u krijua dhe u rrit nëpër kurrizet e kodrave, nën hijen e kalasë. Nga ana tjetër, afërsia e burimeve, prej ku sigurohej guri i nevojshëm për muret dhe për çatitë, mundësoi pamjen e veçantë që ka qyteti.

Gjirokastra ishte një qendër e rëndësishme administrative e shekullit XIX, e populluar nga pronarë tokash që u kishte xhepi të ndërtonin shtëpi-kulla madhështore të fortifikuara. Qyteti ka mbi 500 ndërtesa historike. Veçoritë e jetës së kohës në Shqipëri lanë gjithashtu gjurmë në arkitekturën e tyre: nevojiteshin strukturat mbrojtëse, sepse shqiptarët herë pas here luftonin kundër njeri tjetrit; për më tepër ata rebeloheshin kundra Portës së Lartë në Stamboll. Duhej një vend i sigurt edhe për bagëtinë në dimër; duhej dhe vendi për të rezervuar ujin për gjatë muajve të thatë të verës. Katet përdhese të kullave ishin edhe struktura mbrojtëse edhe magazina të shtëpisë. Ndërsa katet e sipërme shprehnin mikpritjen gjirokastrite, kulturën dhe mënyrën e jetesës së tyre; por, përmes interierëve të pasur, edhe rangun e pasurinë e të zotëve të shtëpisë. Herë-herë kjo e fundit duket sikur tejkalon dukshëm edhe vetë funksionin mbrojtës të shtëpisë[9]. Per tu nenvizuar eshte per qendren historike te Gjirokastres edhe prezenca e ndertimeve te stilit italian , te ndertuar ne fillim shekulin e kaluar. Objektet e stilit italian perfaqesojne elementet e pare europian te zhvillimit ne qytet : Hotelet Royal dhe Savoia , Banka Nacionale d’Albania dhe Banka di Napoli , Kompleksi tregetar Zigai , Vila Kokalari dhe Papavangjeli ,Gjimnazi , etj.

Ekonomia

Gjirokastra është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike në Jugun e Shqipërisë. Pika e Doganore e Kakavies, është pika kufitare me fluksin më të madh udhëtarësh dhe mallrash për në Greqi. Gjirokastra perveç te qenit qendër Administrative e rajonit, këtu kane prezencën e tyre kompanitë me te njohura prodhuese dhe tregtare te vendit si: Glina, Fresh Compani, Elka, Uji i Ftohte Tepelene, Harri Lena Grup, Ferruni, SAM 0-13 Baby Clothes etj. përben edhe qendrën me te madhe bankare ne jug te Shqipërisë ku kane selinë e tyre : Banka e Shqipërisë, Banka Kombetare Tregtare, Raiffaisen Bank, Intesa SanPaolo Bank, Alpha Bank, Tirana Bank, NBG Bank, Emporiki Bank, UNION BANK, Banka Popullore.

Aktivitet kryesore ekonomike ne rajonin e Gjirokastres jane Tregetia, Industria e amballazhimit te ujit dhe pijeve freskuese si Glina, Uji i Ftohete Tepelene, Uji Trebeshina, Uji Cajupi, Fresh Compani etj. Fabrikat e perpunimit te qumeshtit dhe prodhimit te djathrave dhe nenprodukteve te qumeshtit si Gjirofarma dhe Libohova. Industria e tregetimit dhe perpunimit te Drurit. Industria e prodhimit te Inerteve dhe Ndertimit. Repartet e shumta te prodhimit te veshjeve dhe kepuceve per tregjet e huaja. Industria e nxjerjes dhe perpunimit te gurit per ndertim dhe atij dekorativ.

Baza e ekonomisë është bujqësia, por në rajon po rritet dhe industria e përpunimit të ushqimit, duke shfrytëzuar mundësinë që jep prodhimi i frutave, perimeve dhe nënprodukteve blegtorale. Qyteti ka universitet dhe është qendër administrative rajonale. Turizmi po tregon se është një nga shpresat më të mëdha për zhvillimin ekonomik të qytetit, duke u bazuar në trashëgiminë unikale kulturore, historike dhe arkitekturore[14].

Kultura

Ne Vitin 1961 shteti shqiptar e shpall “qytet muze”.Ne Gjirokastër mund te vizitoni Muzeun Kombëtar te Armeve, Muzeun Etnografik e një sere banesash karakteristike si Zekatet, Skendulatet, Babametot, Angonatet, Dulajt etj. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombëtare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip. Qyteti i Gjirokastrës ka protokolle binjakëzimi me Bashkine e Potencës (Itali) si dhe me qytetin e Grottammarës (Itali). Fale këtij binjakëzimi dhe bashkepunimit ne shume projekte me Rajonin e Markeve, Provincën e Ascoli Piceno sot Gjirokastra ka bëre të mundur te ketë Hartografine e pare digjitale dhe Planin e Rikuperimit te Qendrës Historike. Kohet e fundit Bashkia Gjirokastër po shton bashkëpunimin edhe me Bashkine e Lecces(Itali), Agjensine për Pasuritë Kulturore Euromesdhtare (Itali). Si fillim i këtij bashkëpunimi ka qene një Protokoll i firmosur ne Tirane ne tetor te 2005 dhe qe vazhdoje me Shfaqjet e “Baletit Rajonal Pugliez” në Gjirokastër ne tetor te 2007. Bashkëpunime ka edhe Universiteti i Gjirokastrës me Universitetin e Macerates ne sektorin e arkeologjise. Persa i perket besimit fetar ne Gjirokaster mbizoteron feja Ortodokse e cila eshte perqafuar nga shumica derrmuese e popullsise Gjirokastrite dhe rrethinat.

Turizmi

Ka marrë zhvillim të madh pas viteve 90. Shumë te huaj vizitojnë Gjirokastrën për vlerat arkitekturale te ndërtimit të shtëpive me gur e çative me dërrasa. Ka shumë hotele private si Hotel Kalemi, i ndërtuar në një shtëpi te vjetër karakteristike. Hotele te tjerë: Hotel Çajupi, Hotel Freskia – Virua, Hotel Bleta, Hotel Dhima, Hotel The First, Hotel Qiqi, etj.

Turisti ne Gjirokastër mund te vizitoje Qendrën Historike me Pazarin dhe objektet e tij karakteristike si dhe Kështjellën ku përvec Muzeut te Armeve te ofron pamje shume te bukura te qytetit nga lart. Ne Gjirokastër vizitori mund te vizitoje edhe Muzeun Etnografik, Shtepite karakteristike te Zekateve, Skendulateve, Babametos, Kadarese, Hani i Zagorise, Dulajve, etj.

Ne Luginën e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rëndësishmit janë “Antigonea”, rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Adrianopolit shek.II ps.k. ne afërsi te fshatit Sofratike. Mbresëlënëse dhe me vlera historike e arkitektonike janë edhe Kishat paleokristiane te Shën Marise Labove dhe Peshkepi.

Për te apasionuarit e natyrës me shume vlera jane Parqet natyrore si Viroit, Sotires, Ujit te Ftohte Tepelenë, Hotova, Pllaja e Cajupit (1200 m), Ujrat Ternale te Benjes (Permet) si dhe kanionet e Lumit te Suhes Zagorise dhe Vjoses.

Me shume vlera per zhvillimin e rajonit te Gjirokastrës do te ishte edhe riaktivizimi i Aeroportit qe ndodhet ne pjesën e poshtme te qytetit ne qendër te luginës së Drinos. Ky aeroport i ndërtuar në vitet ’30 nga italianet, shërbente si një pikë lidhjeje e Gjirokastrës me qendrat e tjera të Shqipërisë. Sot aeroporti është i papërdorshëm.

Gjirokastra ka pamje të mrekullueshme e piktoreske. Shtëpitë karakteristike dhe arkitektura e veçantë i japin asaj pamjen e një anije në luginën e Drinos. Këto pamje mahnitëse mund t’i shikoni ne faqe të ndryshme interneti.

Vlerësimi i projektit

User Rating: 4.68 ( 2 votes)

Shihni dhe

Roli i hidrografisë – Projekt në Gjeografi

 Roli i hidrografisë Hidrografia Pozita gjeografike në brigjet e detit Adriatik dhe të detit …

One comment

  1. : D

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)