Në këtë faqe do të lexoni të rejat e fundit në lidhje me ndryshimet në Maturën Shtetërore 2020 të përmbledhura sipas datave, vendimeve dhe deklaratave zyrtare. Këto ndryshime vijnë si pasojë e pandemisë COVID-19.
Për cdo informacion të listuar më poshtë, do të keni të bashkangjitur një link ku ju drejton në videon apo dokumentin zyrtar se ku janë publikuar informacionet (Ministria e Arsimit, QSHA, Ministrja e Arsimit, Kanale televizive etj).
Deklarata në 2 Maj 2020 nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini (klikoni ketu per te pare videon e plote ne faqen zyrtare te Ministres)
- Kthimi në shkollë gjatë datave 18 maj deri ne 5 qershor nuk është e detyruar. Maturantët të cilët nuk do të paraqiten në shkollë mund të mësojnë në formë individuale, por duhet të njoftojnë drejtorin e shkollës para datës 11 maj.
- Duke filluar nga data 4 Maj, do të dalin udhëzime rreth përmbajtjes së provimit të Maturës.
- Të shtunën dhe të dielën nuk do të ketë shkollë.
- Mbrëmja e Maturës nuk do të lejohet, por mund të gjenden forma të tjera alternative për të festuar.
Deklarata në 29 Prill 2020 nga Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave të zhvillimit të Arsimit, Zamira Gjini. (klikoni ketu për të parë videon e plotë në ABCNews)
- Provimet e Maturës do te zhvillohen vetëm me alternativa.
- Do të synohet që provimet e Maturës të korrigjohen në formë digjitale.
- Shkollat e dëmtuara janë transferuar në shkolla të tjera. Duke pasur parasysh që nxënësit e 9-vjeçares nuk do jenë në shkollë këto kohë, atje do të shkojnë gjimnazistët.
- Në klasa do të jenë maksimumi 10 ose 12 nxënës (në raste të vecanta sipas madhësisë së klasave mund të ketë 15 nxënës) dhe do të kenë largesi midis tyre 1.5 metër.
- Brenda datës 1 korrik nxënësit do të pajisen me Dipolma.
Vendime të marra në 28 Prill 2020 nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini (klikoni ketu per te pare videon e plote ne faqen zyrtare te Ministres)
- Shkollat do të hapen vetëm për maturantët nga periudha 18 maj deri me 5 qershor, nën rregulla strikte të higjienës dhe distancimit social;
- Në shkolle do të zhvillohet mësim për lëndët të cilat do të jenë në provimet e Maturës. (lëndët me detyrim dhe zgjedhje)
- Provimet e Maturës Shtetërore do të mbahen mes datave 8-18 qershor, më të reduktuara dhe sipas plan-programeve të reja;
- Programet Orientuese janë rishikuar dhe mesimet te cilat janë zhvilluar online nuk do të jenë pjesë e provimit. (Për të parë programet Orientuese të rishikura, klikoni këtu)