fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Struktura e lëndës – Projekt në Kimi

Struktura e lëndës

Molekula

Molekula (nga lat. “molecula”, prej fjalës moles – masë, madhësi, “sasi e vogël”) është njësia (grimca) më e vogël përbërëse e një elementi kimik të pa jonizuar që mund të ekzistojë në gjëndje të lirë dhe që ruan vetitë e elementit kimik përkatës. Mund të jetë një atomike, që d.t.th. se është e përbërë nga një atom (si tek heliumiargonineonikseni), ose shumë atomike, që përbëhet nga shumë atome, të njëjtë ose të ndryshëm. Një molekule shumë atomike (poli atomike) është e pa elektrizuar (asnjanëse, neutrale) dhe është e formuar nga atome të bashkuar nga lidhje kovalente (njëvlerëshe); për shkak të ndërsjellës (raportit) mes numrit të atomeve të elementeve që e përbëjnë, shprehen nga numra të plotë. Formula kimike e një përbërjeje molekulare nuk është gjë tjetër veç se renditja e elementeve që formojnë molekulën dhe të teprisë së përkohshme të çdonjërës prej tyre. Molekulat e përbëra nga atome të njëjtë, por të lidhur në hapësirë në mënyra të ndryshme quhen izomere.

Midis molekulave te ujit formohen lidhje hidrogjenore

Molekulat e ujit janë polare, qe do te thotë së një skaj i molekules së ujit mbart një ngarkese te pjesshme pozitive dhe skaji tjeter një ngarkese te pjesshme negative; pra ngarkesat elektrike në këtë rast nuk janë të plota. Molekulat e ujit ne gjendjen e lengshme dhe ate te ngurte (akull) nderveprojne njëra me tjetrën me ane te lidhjve hidrogjenore.

Atomi i hidrogjenit i një molekule uji, i cili ka një ngarkese pozitive, terhiqet nga një atom oksigjeni i një molekule tjetër uji, i cili natyrisht ka një ngarkese negative dhe formojnë një lidhje hidrogjenore.

Atomi i oksigjenit ne molekulen e ujit ka dy rajone me ngarkese te pjesshme negative, dhe cdonjeri prej dy atomeve te hidrogjenit ka një ngarkese te pjesshme pozitive.
Keshtu, çdo molekule uji mund te formoje lidhje hidrogjenore me një maksimum prej katër molekulash e te tjera uji. Molekulat e uji kanë një tendence te forte për te qendruar së bashku (për te qendruar te “ngjitura” –ngjitur njera-tjetres), veti e njohur si kohezion.Vetia e kohezionit i detyrohet lidhjeve hidrogjenore qe formohen ndermjet molekulave. Fale vetise së kohezionit qe kanë molekulat e ujit, çdo force e ushtruar ne ne një pjese te një kollone uji transmetohet ne te tere kollonen,si një trup i tere.

Mekanizmi kryesor i levizjes së ujittek bimet varet nga kohezioni midis molekulave te ujit. Molekulat e ujitshfaqin edhe një karakteristike tjeter: adezionin, aftesine për “t’u ngjitur” tek shumë substanca te tjera, kryesisht ato me grupe apo atome te ngarkuara ne siperfaqe.

Kombinimi i aftesise ngjitese(adezive) dhe asaj te kohezionit ndikojne (shume) ne aksionin kapilar, qe është tedenca e ujit për te levizur ne gypa(tuba) te holle, edhe kundër forces së rendeses.Për shembull, uji leviz neper hapesirat mikroskopike midis therrmijave te tokes (dheut) dhe rrenjeve te bimeve fale aksionit kapilar.  

Uji ka një shkalle te larte tensioni siperfaqesor, për shkak te kohezionit te molekulave te veta, te cilat kanë terheqje me te madhe për njera-tjetren sesa për molekulat e ajrit (apo qe gjenden ne ajer). Kësisoj, molekulat e ujit grumbullohen se bashku duke prodhuar një shtrese te forte ndersa shtyhen/drejtohen poshte nga terheqja e molekulave te tjera te ujit qe gjënden nen to.

Vlerësimi i projektit

User Rating: 4.87 ( 3 votes)

Shihni dhe

24. Eteret – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Eteret Eteret përmbajnë C, H, O. Janë izomerë strukturorë me alkoolet. Formula e përgjithshme e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)