Sapunët
Çfarë janë sapunët?
Sapunet jane kripera te acideve yndyrore te larta. Zakonisht sapunet jane kripera te metaleve alkalin (Na,K) te acideve te larta yndyrore.
Llojet e sapunëve
Lloji i sapunit qe prodhohet varet nga baza qe perdoret per sapunifikim.
Sapunet ndahen ne dy lloje :Sapun i forte dhe sapun i bute.
Sapuni i forte eshte kripe e natriumit R-COONa.
Sapuni i bute eshte kripe e kaliumit, R-COOK.
Sapuni i forte ose i natriumit perdoret ne amviseri per larjen e rrobave ,si sapune tualeti etj.Sapuni i bute ose i kaliumit perdoret per pastrimin e rrojes,te dhembeve etj.
Historia e sapunëve
Sapunet u zbuluan nga egjiptasit e lashte disa mijera vjet me pare .Prodhimi i sapuneve u shkrua nga Julius Cezari .
Ata perdoren mbetjen e hirit te drurit po ashtu provuan ti zienin produket yndyrore krijuan perzierje te tyre dhe me procesin e sapunifikimit filluan ti pedornin sapunet.
Përfitimi i sapunit
Sapunet nuk jane produkte natyrore ,por perfitohen ne menyre natyrale me produkte natyrore.Kur yndyrat dhe vajrat ngrohen me tretesire ujore te hidroksidit te natriumit ose te hidroksidit te kaliumit,atehere perfitohen glicerina dhe kriperat e acideve te larta yndyrore te natriumit ose kaliumit. Ne te kaluaren hiri i drurit (qe permban baza si karbon-kaliumi) eshte perdorur ne vend te hidroksidit te natriumit . Procesi i formimit te sapunit nga bashkveprimi i yndyres me hidroksidin e natriumit quhet sapunifikim.
Sapuni perfitohet edhe nga bashkveprimi i acideve te larta yndyrore me karbonat natriumi ose karbonat kaliumi
Molekula e nje sapuni eshte e perbere prej dy pjeseve:prej radikalit ose mbetjes hidrokarburike edhe prej mbetjes jonike.Pjesa hidrokarburike e molekules eshte hidrofobike (Urrejtje ndaj molekulave te ujit apo jo dashamir i ujit), ndersa mbetja jonike eshte hidrofile (Dashamir i ujit).
Përdorimi I Sapunëve
Pasi tretesira e sapunit i largon papastertite (Njollat) qe gjenden ne rroba dhe ne sende tjera, arrin ta bejë kete duke i shkeputur ato njolla ne grimca te vogla te cilat zhduken me shkumen e sapunit.
Sapunet e Natriumit dhe Kaliumit treten ne uje duke formuar tretesira ujore koloideale te cilat shkumojne kur perzihen.E mete kryesore e spuneve eshte se ne uje te forte krijojne kripera te patretshme me acidet yndyrore te larta ,qe shkaktojne zvoglimin e tretshmerise se tyre.
12Vite.com Përgatitje për Shkollën e Lartë