Provimi i letërsisë po afron për mijëra nxënës në të gjithë Shqipërinë. Duke qenë se vit pas viti maturantët shprehen se hasin shumë vështirësi në testin e letërsisë, 12vite.com ka përgatitur 10 këshilla me dëshirën e madhe që ju të merrni notën 10. Të gjitha këshillat e mëposhtme janë bazuar në fakte dhe eksperienca të maturantëve ndër vite.
1) C’ka dashur të thotë autori me këtë?
Ndonjëherë autori ka dashur të thotë, thjesht atë që ka thënë… Shpesh herë nxënësit ngatërrohen sepse kërkojnë të gjejnë kuptime të thella të vargjeve të poezive, kur në të vërtetë përgjigja është shumë më e thjeshtë se kaq! Mjafton të lexosh poezinë disa herë, kupto kontekstin dhe mos u perpiq ta komplikosh. Ja një rast tipik:
- Testi i vitit 2012- “Mall” – Po aq e thjeshtë sa duket, përgjigja është alternativa D.
6. Në këtë poezi shiu është përdorur si: A) shenjë errësire B) simbol i trishtimit c) simbol i grisë d) fenomen i natyrës
2) Lexo kërkesën me vëmendje!
Një fjali që e degjoni shpesh dhe ndoshta mund tju ketë bezdisur por që në fakt, është vërtet shumë e rëndësishme: Lexoni kërkesën me vëmendje! Shpesh here ndodh që nxënësit të ngatërrohen me pyetje shumë të thjeshta, vetëm sepse nuk lexojnë me vëmendje kërkesën dhe ndodh që pasi mbarojne provimin të thonë: “Boh! Mendova se kërkonte këtë në vend të kësaj”. Nuk keni përse të nxitoni në plotësimin e testit. Koha ka vërtetuar që 2 orë e 30 minuta janë mëse mjaftueshem për të zhvilluar testin e letërsisë, kështu që merrni kohën që ju duhet dhe lexoni disa herë kërkesën derisa ta kuptoni dhe të jeni të bindur së cfarë ju kërkohet.
3) Fragmenti apo Vepra e Plotë?
Një nga gabimet kryesore të maturantëve i cili rrjedh nga mos leximi me vëmendje i kërkesës, është ngatërrimi i pyetjeve të cilat u referohen posacërisht fragmentit ose poezisë që është përzgjedhur me vëllimin e plotë të veprës. Pra, mund të ketë raste që një vepër i perkët periudhës së realizmit dhe synimi i saj është të shfaqë problematikat realiste të kohës, por kjo jo domozdoshmërisht do të thotë që cdo pjesë e fragmentit apo e poezisë shpreh po këtë vecori. Le të marrim një rast konkret:
- Testi i vitit 2015 – “100 Vjet Vetmi” – pyetja numër 13 i referohet specifikisht fragmentit, pyetje me alernativa të cilën mund ta ngatërrojnë me cilësitë e tij që janë shfaqur në situata të ndryshme në vepër.
13. Ç’cilësi të Hose Arkadio Buendias zbulojmë në këtë fragment?
- Testi i vitit 2013 – “Prometeu” – pyetja numër 24 e cila është në seksionin e pyetjeve me shtjellim kërkon atmosferën pikërisht në atë fragment. Në rastin konkret është një situate e zymtë por kjo nuk do të thotë që është e tillë në të gjithë veprën.
24. Cila është atmosfera që sundon në fund të këtij fragmenti?
- Testi i vitit 2012 – “Evgjeni Grande” – në pyetjen 21 kemi rastin që tiparet janë po njësoj ashtu si ato përshkruhen në thelbin e romanit por në një situate tjetër kur plaku Grande është afër vdekjes.
21. Si është dhënë portreti i Grandesë në këtë fragment? Gjeni të paktën dy shprehje, që japin thelbin e këtij portreti. (4 pikë)
4) Testet e letërsise *ndër vite*?
Zakonisht mësuesit rekomandojne që të zhvilloni testet e letërsisë ndër vite. Pse? Për dy arsye shumë të thjeshta të cilat po i shpjegojmë më poshtë:
- Gjithmonë kur provojmë dicka për herë të parë kemi emocione dhe truri e ka të vështirë të përqendrohet, kështu që i duhet pak kohë për tu mësuar. Duke plotësuar teza të ndryshme herë pas here ju tashmë e keni stërvitur trurin dhe nuk do të ndjeni shumë emocione duke u përballuar me dicka “të re”.
- Testoni njohuritë. Avantazh i lëndës së letërsisë, ndryshe nga lëndët e tjera (psh matematika) është që sido të ndryshojë struktura e tezës vit pas viti, përsëri veprat qëndrojnë po të njejta, po ashtu dhe analiza e tyre.
Ne ju rekomandojmë të zhvilloni tezat ndër vite të listës së veprave që janë publikuar nga MASR (Kliko këtu për të parë veprat dhe analizat e tyre). Ndërsa Tezat i gjeni këtu (kliko) mund ti pritoni dhe ti plotësoni në fletë ose ti zhvilloni online. Testet e një vepre të caktuar duhet ti zhvilloni vetëm pasi të keni lexuar/mësuar analizën dhe ndiheni të sigurt për të testuar njohuritë.
5) Figurat stilistike… cdo vit.
Cdo vit në provimin e maturës të paktën një nga pyetjet qoftë me alternativë apo me shtjellim është: identifikimi ose/dhe shpjegimi i një figure letrare. Pyetje të tipit: Cila është figura letrare në “këtë” varg?, Përse është përdorur “kjo” figurë letrare?, Identifikoni “këtë” figurë letrare në fragmentin e dhënë, Tregoni funksionin e “kësaj” figure, etj. Prandaj duhet të mesoni se cilat janë figurat stilistike dhe cfarë kuptimi, efekti ka secila prej tyre. Këtu do të gjeni një listë te plotë të figurave letrare të ilustruara me shembuj dhe të shpjeguara shumë thjeshtë. Disa autorë kanë figura specifike të cilat i përdorin më shpesh, cka formojnë dhe stilin e tyre. Marrim disa shembuj konkret të këtyre pyetjeve:
- Testi i vitit 2015 – “Katedralja e Parisit” – pyetja numër 16 mund të zgjidhet shumë thjeshte nëse e dimë se cfarë është antonimia.
16. Në cilën prej alternativave të mëposhtme është përdorur antonimia?
- Testi i vitit 2014 – “Cajld Harold” – sërisht në pyetjen 16 të kësaj teze shohim që është përdorur personifikimi ndërsa në pyetjen 18 kërkohet identifikim i metaforës.
16. Cila është figura e stilistikës mbi të cilën janë ndërtuar vargjet e mëposhtme? Pra, merrmë, o lundër, dhe vrapo në detin plot buçim; dhe shpjermë në çdo vend që do,veç jo në vendin tim! 18. Në cilin prej vargjeve metafora është shprehur me folje?
- Testi i vitit 2014 – “Rënia e Dëborës” – në pyetjen 15 në një farë mënyre është shpjeguar shkurtimisht se cfarë është inversioni.
15. Në poezi përdoret shpesh rendi i përmbysur i gjymtyrëve. Ky përdorim bën që të përftohet figura e:
6) “Mos! Vetëm kjo vepër të mos binte!”
Epo ja që kjo është vepra e përzgjedhur dhe nuk mundesh ta ndryshosh! Cdo vit dëgjohet nga nxënësit:
- “Këtë vit ra vepër shumë e veshtirë, vjet ishte më e thjeshtë”,
- “Mendova se do të na binte ajo vepra, na ra kjo tjetra”,
- “Të gjitha veprat i dija, vetëm këtë se kisha lexuar mirë”,
- “Pse duhet të më binte mua kjo vepër”,
- “Po të ishte vepër tjetër do kisha dal më mirë” e të tjera, e të tjera…
Tani që po i lexoni ju duken më shumë si justifikime dhe ju vjen për të qeshur apo jo? Kështu mendojmë edhe ne. Në fakt këto janë fjalitë që disa nxënës i bëjnë edhe për të qarë pas provimit. Këto janë thjeshtë justifikime, fjali të cilat të demoralizojnë dhe të bllokojnë turin. Mos e lejoni vetën të mendoni këto gjera dhe tju zërë paniku nese ju bie një vepër që ju apo të tjerët e konsiderojnë “të veshtirë”. Përpiqu të përqendrohesh në provim dhe të japësh maksimumin.
7) Identifiko dhe Argumento
Këto janë dy kërkesat tipike të pyetjeve me shtjellim. Kur kërkohet të identifikojmë do të thotë më thjeshtë: “Gjej në tekst fjalë/fjali që vërtetojnë një ceshtje të caktuar”. Në këto raste nuk ka nevojë për shpjegime të gjata, mjafton një fjali dhe listimi i pjesëve identifikuese. Ndërsa kur kërkohet argumentim nevojitet arsyetim, shtjellim dhe shembuj nga fragmenti/pozia ku ti bazon argumentin tënd. Pra lë të themi që identifikimi është pjesë përbërëse e argumentit. Duhet të qartësojme se: Fakti që ushtrimet të cilat kërkojnë argumentim, pra shpjegim nuk do të thotë që ju të tejzgjateni në përgjigjen tuaj duke devijuar nga thelbi apo të përdorni “fjalë të mëdha”, lërini për tek eseja. Fjalët e panevojshme nuk ju rrisin pikët. Për këto tipe ushtrimesh mjaftojnë maksimumi 3 fjali dhe 2 shembuj nga teksti i dhënë. Për shembull:
- Testi i vitit 2014 – “Cajld Harold” – Në këtë tip ushtrimi nuk ka nevojë për shpjegime, mjafton vetëm të shkruash dy motivet të cilat i gjen në tekst dhe merr një pikë për secilën.
21. Identifikoni dy motivet e largimit të heroit nga vendlindja, të cilat janë edhe shkaku i përjetimeve që ai po kalon.
- Testi i vitit 2014 – “Rënia e Dëborës“ – Në pyetjen 25 jepet 1 pikë për mendimin, 1 pikë për argumentimin pra shpjegimin e arsyes dhe 1 pikë për shembujt, pra faktet qe e mbështesin atë.
24. A mendoni se kjo është një poezi ku shfaqet kontrasti? Argumentoni mendimin tuaj me shembuj nga poezia. (3 pikë)
8) Nuk do të kesh një shancë të dyte për përshtypjen e parë!
Në fakt në këtë rast mund të mos kesh fare një shancë të dytë për asgjë. Po cfarë është përshtypja e parë për një test? Estetika dhe shkrimi. Sapo të marrë në dorë testin tuaj mësuesi/ja i/e letërsisë që do ta korigjoje, gjeja e parë që vë re është shkrimi dhe estetika, rregullsia. Me apo pa dashje kjo përcon një mesazh për nxënësin tek korigjuesi. Nxënësit që shkruajnë në formë të rregullt dhe kanë shkrimin të qartë kanë më shumë gjasa që të vlerësohen me rezultate më të larta në provime. Si ta arrini këtë? Organizoni mirë idetë përpara se ti shkruani që të eleminoni zhgarravinat, njollat, shigjetat apo cdo shënim ekstra. Përmblidhini idetë dhe mendojini para se ti shkruani në menyrë të tillë që të llogarisni ti pershtateni hapësirës që ju është dhënë për cdo përgjigje. Përpiquni të shkruani ngadalë dhe të rrumbullaksoni shkrimin. Përdorni stilolaps me majë të holle që shkrimi të zërë me pak vend.
9) Rregulli 3shit!
Metodë e vjetër por mund t’ju duhet. Ndodh që për përgjigjen e një alternative nuk jemi shumë të sigurt. Këtu mund tju hyjë në punë të zgjidhni me anë të përjashtimeve. Duke ditur pergjigjet të cilat nuk i përshtaten veprës, njëra do të jetë më e përafërt.
10) Shendeti mbi të gjitha!
Sigurisht, por këtë mendojeni edhe para provimit! Hani ushqime të shëndetshme. Ushqimet të cilat rekomandohen të konsumohen për funksionim të mirë të trurit janë: frutat e thata, molla, cokollata e zezë, kosi, brokoli, farat e kungullit dhe spinaqi. Mos shkoni në provim pa ngrenë një mengjes të lehtë, truri ka nevojë për ushqim që të funksionojë mirë!
Duke shpresuar se ju keni ndihuar me materialet tona dhe këshillat e dhëna, 12vite.com ju uron shumë suksese në provime!