fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Përshtypjet e para – Ese argumentuese

Thone se eshte e veshtire t’i ndryshosh pershtypjet e para. A jeni dakort me kete pohim? Argumentoni mendimin duke perdorur shembuj dhe arsye specifike per te mbeshtetur pergjigjen tuaj.

Përshtypjet e para – Ese argumentuese

Dua ta nis kete pune me shkrim me nje thenie te nje shkrimtari modest afrikan te viteve te fundit. Mendimi i tij per pershtypjen e pare eshte fjale per fjale keshtu: “Ti ke vetem nje shans qe te lesh pershtypjen e pare! Oh, por gjithsesi, cili tha qe ke tre shanse qe te lesh pershtypjen e dyte?!!”. Shkurt dhe sakte, pergjigjia ime e drejtperdrejte eshte se nuk jam dakort! Perse? Ate do ta shpjegoj ne rreshtat ne vazhdim…

Une mendoj se sa here takojme nje njeri, krijojme nje pershtypje te re. Sepse ne fund te fundit cfare kuptojme ne me pershtypje? Nga fjalori i gjuhes shqipe marrim perkufizimin se pershtypja nuk eshte asgje me shume se sa mendimi qe kemi formuar per dike apo dicka, pasi jemi njohur nga afer me te. Dua te qendroj tek pjesa e dyte e fjalise paraardhese. Aty thuhet se duhet te njihemi nga afer me dike qe te arrijme te krijojme pershtypjet tona. Por a arrijme ne te njihemi aq afer si duhet heren e pare? Patjeter qe jo! Nje nga sfidat e te gjithe filozofeve qe kane jetuar ne kete bote eshte njohja e njeriut se si ai funksionon. Psikologjine e tij! Ndaj dhe te njihesh nga afer me dike duhen vite, ndoshta edhe shekuj, sepse ne rradhe te pare ne nuk njohim veten tone. Kahlil Xhibran, shkrimtari i madh Libanez, shkruan se njeriu asnjehere nuk duhet te thote se gjeti veten e tij ne nje rruge, por se gjeti nje rruge te vetes se tij!

Me siguri kam kaluar nga dega ne dege vetem per t’u treguar mendimin tim. Po ndaloj se cituari te tjeret dhe po vazhdoj me te verteten time. Pershtypja e pare apo e dyte apo e cfaredo numri qofte, nuk eshte asgje me shume se nje tjeter rrebesh qe rrit nivelin e liqenit te pershtypjes se krijuar ose nje thatesire e tmerrshme qe krijon nje grope te re ne vend te ujit qe ndodhej po aty. Pra pershtypja e pare ndryshon ne baze te asaj qe vjen me pas. Nese edhe mendimi i dyte per dike eshte ne te njejten rrjedhe si i pari , aq me shume forcohet pershtypja e pare. Por kjo nuk do te thote se nuk ndryshon, pasi mjafton ta njohesh dike ne nje kendveshtrim tjeter dhe krijon absolutisht nje mendim te ri duke shkeputur nga themelet ate qe ishte krijuar me pare dhe duke lene ne vend te saj nje grope e cila mezi pret te mbushet perseri.

Nuk kam se si mos t’ju them se gjithsecili nga ne ka gabuar ne pershtypjen e pare, ate e dini edhe ju per veten tuaj dhe nuk kam pse t’ju tregoj une. Mjafton te mendoni per dike qe vertet nuk e pelqyet, pastaj rikujtoni nese i keni shansin ta njihnit. Cfare ndodhi pasi ja dhate? U bindet? Nuk ka problem edhe nese nuk u bindet. Ditet e fundit te gjitheve na erdhi lajmi per rizgjedhjen per here te trete te Angela Merkel ne postin e Kancelarit te Gjermanise. Rrugetimi i saj i gjate ka nisur qe ne vitin 2005 dhe do te perfundoje ne 2017. Ne vitin 2005 pershtypja e pare e popullit gjerman dhe mbare botes nuk ishte e mire per te. Te vendoset nje grua ne krye te nje partie eshte dicka e madhe, por te vendoset ne krye te shtetit me te fuqishem te Europes eshte komplet dicka tjeter. Te gjithe menduan se ajo nuk mund ta kryente detyren qe do t’i caktohej. Ajo nuk mund te fitonte besimin e popullit gjerman. Asnje femer nuk ishte bere kancelare e shtetit Gjerman, as ajo nuk mund te behej pasi supozohet qe shtete te tilla kane nevoje per doren e hekurt te nje mashkulli. Ja qe ndodhi e kunderta. Edhe pse ajo e nisi “me minus” ne syte e mbare botes sepse ishte femer dhe qe nuk vinte nga nje karriere politike, ajo arriti ta rikrijonte imazhin e saj ne syte e njerezve dhe te hidhte poshte ate opinion qe ishte krijuar per te.

Ky eshte rasti me i qarte qe pershtypja e pare mund te ndryshohet. Angela Merkel jo vetem qe fitoi perballjen e pare politike ne Gjermani, por arriti te fitonte edhe te treten. Eshte e vertete qe pershtypja e pare ka rendesi. Por rendesia e saj nuk eshte aq decizive dhe e pandryshueshme sa ne mendojme. Gjithcka qe nevojitet per ta ndryshuar ate eshte nje tjeter pershtypje. Njerezit njihen pak nga pak dhe askush nuk eshte aq i zoti sa te percaktoje sakte nje njeri vetem duke e pare njehere ne sy. Une nuk jam… Po ju jeni?

© Punoi : Jurgen Cama

Vlerësimi

User Rating: 4.66 ( 9 votes)

Shihni dhe

Të rinjtë e sotëm dhe studimi – Ese në Letërsi

Ese argumentuese “Të rinjtë e sotëm dhe studimi” Shpesh dëgjohet të thuhet se të rinjtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)