fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Luftoj për jetën – Ese për HIV/AIDS në Letërsi

“LUFTOJ PER JETEN”

Dua ta filloj kete ese duke treguar se cfare eshte virusi HIV dhe semundja e SIDES shkurtimisht. Virusi HIV eshte “Human Immuno-deficiency Virus” ose thene thjeshte eshte nje virus I cili shkaterron sistemin imunitar. Por SIDA cfare eshte? AIDS ose shqip SIDA eshte gjendja qe pason, kur trupi qe eshte I infektuar me virusin HIV, kalon nga faza e nje mbartesi te thjeshte, ne fazen e semundjes.

Duhet shpjeguar qarte se, nese je mbartes I virusit HIV, semundja e SIDES mund te shfaqet me vonese. Si duhet ta kuptojme kete. Deri para pak vitesh, virusi ordiner arrinte te kalonte ne fazen e pervuajtur perafersisht nje ose dy vjet ne trupin e nje personi. Por sot letrat kane ndryshuar. Njerezit, fale teknologjise dhe zgjuarsise kane asin nen menge dhe arritur te ngadalesojne e pse jo ne disa raste edhe ta ndalojne shfaqjen e semundjes se SIDES ne trupin e njeriut. Duhet theksuar se, ndonjehere SIDA edhe nuk shfaqet fare. Megjithate keto raste jane te rralla.

Nje rast shpresedhenes eshte rasti I lojtarit te madh te basketbollit amerikan, Magic Johnson. Dua te tregoj kete rast me arsyen se eshte ne kuptimin e plote te fjales, nje mrekulli. Lojtari amerikan I NBA eshte I infektuar me virusin HIV. Ai tregoi boterisht se e kishte kete virus ne vitin 1991. Pra sot jemi ne vitin 2011. 20 vjet me pas, Magic Johnson jeton shendoshe e mire, si nje person I shendetshem dhe merr pjese ne sensibilizimin e luftes kunder AIDS ne mbare boten. I quajtur si avokat I parandalimit te HIV, ai shpjegon qarte se kjo semundje mund te luftohet jo vetem kur nuk ndodhet brenda nesh, por edhe kur ne po e ushqejme ate. Pika kyce eshte vullneti, shpjegon ky lojtar. Sot shkenca mjekesore ka perparuar jashte mase e nuk eshte me aq e veshtire per cdo person qe te mjekohet megjithese nuk mund te kurohet. Magic Johnson, I quajtur si nje nga 50 lojtaret me te medhenj te historise se NBA, konsumon nje kombinim ilacesh cdo dite. Ai ka arritur te jape shprese per miliona njerez, sot te ngujuar nga kjo semundje parazite. Pra cili eshte thelbi? Thelbi eshte qe njerezit nuk duhet te dekurajohen e aq me pak te tremben nga virusi HIV, ata duhet ta lufojne ate me te gjitha menyrat.

Ne jetojme ne nje bote plot ngjyra, thelbi i se ciles eshte larmishmeria.

Eshte pjese normale e jetes te pranosh diversitetin. Te jesh ndryshe nga te tjeret, per shembull, per dike qe eshte i talentuar ne muzike, aktrim, shkence apo fusha te tjera, sigurisht qe eshte nje privilegj, por ka raste kur te jesh ndryshe nga te tjeret mund te jete diskriminuese deri ne kufijte e te rrezikshmes, depresionit, vetevrasjes apo pse jo dhe vrasjes. Te semuret me HIV/AIDS bejne pjese ne kete kategori te diskriminuar.

Jane ndryshe nga te tjeret per faktin se jane te semure, njesoj si dikush me semundje zemre, stomaku, veshkash, diabeti apo thene ndryshe, si cdo semundje tjeter. Por menyra sesi eshte marre semundja dhe fakti qe eshte ngjitese dhe ende pa kure i ben njerezit t’i shohin me rezerva personat qe vuajne nga kjo gjendje.

Ndoshta padashur njerezit bashkangjitin semundjen me aktivitete te tilla si droga, homoseksualiteti, prostitucioni dhe pikerisht ketu buron keqkuptimi dhe zanafilla e paragjykimit. Pervecse vuajne pasojat e kontaminimit me virusin vdekjeprures, keta te semure duhet te durojne dhe racizmin, sharjet , homofobine apo indiferencen e njerezve.

Kjo tablo e trishte jo vetem qe ndikon ne keqmenaxhimin e semundjes si ne nivel personal, por edhe ne nivel epidemik. Ata kane frike te flasin, te ndajne eksperiencat e tyre me dike tjeter, kan frike nga ‘bota’, a thua se ne vend te tyre po i vuan ‘ kjo bote’ simptomat e semundjes se tyre. Dhe njerezit vazhdojne te paragjykojne duke e bere keshtu paragjykimin pjese te pandashme te jetes se personave me HIV dhe duke permendur se eshte me e lehte eshte te thyesh nje atom se nje paragjykim, ka shkruar i madhi Ajshtajn.

Por a eshte i drejte ky paragjykim? A duhen pergjithesuar te gjithe? Cfare faji kane foshjat e gjora te botes se trete dhe jo vetem qe jane te infektuara? A mos valle deshironin te lindnin te semura sikur te mos mjaftonin hallet e jetes se mjere qe u bie per pjese? Po femijet e semure me talasemi, qe transfuzionin e gjakut e kane fryme e oksigjen dhe marrin gjak per te qetesuar nje semundje, pa e ditur qe nepermjet gjakut po marrin nje semundje tjeter, qe pervecese torturuese mbart me vete dhe paragjykimin dhe percmimin e njerezve.

Por kur perpiqesh “t’i mbyllesh gojen” gjykimit te drejte, paragjykimi fillon te bertase me te madhe. Ne jete nuk duhet fajesuar askush. Njerzit e mire na japin lumturi, te keqijte eksperience, njerezit e dashur te falin kujtime, ndersa njerezit qe gabojne te japin mesim. Pra ne vend qe te paragjykojme, duhet te solidarizohemi me dhimbjen dhe vuajtjen e tyre dhe te nxjerrim mesim. Ne mjedisin tone paragjykimi eshte ulur kembekryq.

Ajo qe duhet te bejme eshte t’a debojme ate! Ndryshimi duhet te filloje nga secili prej nesh. Vertet nuk mund te bejme gjithcka po sigurisht qe mund te bejme dicka dhe neqoftese nuk mund te qetesojme sado pak dhimbjet e ketyre njerezve te pakten te mos i veshtiresojme ato duke ua bere jeten lufte me te veshtire per t’u fituar.

Ne nuk duhet te zhvillojme beteja te pervitshme vetem ne daten 1 dhjetor. Beteja kundra kesaj semundje torturuese e panik-perhaperse per njerezimin, duhet te jene cdo dite e cdo jave. Ta shkaterrojme kete semundje nje ore e me pare. Forca qe ka njeriu, nuk mund te shperfillet kaq lehte. Rraca me e fuqishme planetare, ka treguar se ka patur probleme vdekjeprurese ne historine e saj mijeravjecare, por ka arritur t’I beje balle e te dale ne vendin qe I takon, me krenarine qe e karakterizon. Edhe kete here do ta fitojme kete lufte! Patjeter qe po! Nese njerezit bashkohen, mund te ndodhin mrekullira.

 

Punoi: © Jurgen CAMA

Vlerësimi

User Rating: 5 ( 2 votes)

Shihni dhe

Të rinjtë e sotëm dhe studimi – Ese në Letërsi

Ese argumentuese “Të rinjtë e sotëm dhe studimi” Shpesh dëgjohet të thuhet se të rinjtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)