Ese argumentuese “Njeriu dhe kërkesat e tij për identitet”
“Jeta nuk eshte per te gjetur veteveten, por per ta krijuar ate.”
Njeriu lind, rritet dhe vdes. Kjo eshte rrjedha kronologjike e jetesore, por jo vete jeta. Krijimi dhe formesimi i vetvetes, zbulimi dhe zhvillimi i asaj qe te ben unik, gjetja e te ashtuquajturit ‘identitet’. Por c’eshte ne vetvete identiteti? Në kontekstin linguistik, identiteti nënkupton përfshirjen e karakteristikave themelore të përkatësisë së një bashkësie, profesioni, grupi politik, gjinor, race, profesioni, kulture, nacioni etj. Ai u shërben njerëzve të orientohen në organizimet shoqërore, politike dhe kulturore. Nocioni identitet është me prejardhje latine dhe do të thotë përsëritje e të njëjtës. Nocioni identitet është me prejardhje latine dhe do të thotë përsëritje e të njëjtës. Si në kuptimin matematikor.
Identiteti nuk është kategori statike. Gjuha, tradita, kultura dhe përkatësia nacionale, janë disa nga elementët që i merr njeriu dhe i shndërron në pjese të identitetit personal. Prandaj edhe këto copeza sado të ngurta të jenë, mund të ndryshojnë krahas ndryshimit dhe zhvillimit kulturor, shoqëror dhe civilizues. Ndodh te shkatërrohen mikro-identitete apo edhe identitete të vjetra si dhe ndodh që ato të transformohen. Krijohen identitete të reja edhe brenda një njeriu, personi, individiumi, dhe ndërthuren shumë mikroidentitete.
Procesi i socializimit, hyrja në grupe të caktuara, kërkon edhe ndërtimin e vlerave të reja identitare. Kur ne e shtrojmë pyetjen mbi pozitën tonë në shoqëri, e shtrojmë në fakt, pyetjen se cili është identiteti ynë? Sa është i theksuar dhe sa është i respektueshëm, është i dallueshëm apo nuk është i dallueshëm. Krijohen identitete të reja edhe brenda një njeriu, personi, individiumi, dhe ndërthuren shumë mikroidentitete.
Identitetet kombëtare europiane u krijuan nga mikroidentitetet e popujve, nga diversitetet, nga pluralitetet socio-kulturore dhe historike dhe kështu ndodhi edhe me identitetin kombëtar të shqiptarëve.
Identiteti shqiptar paraqet tërësinë e pjesëve. Ky pluralitet, ky diversitet, jo njëherë, i parë ngushtë dhe njëanshëm, është apostrofuar si fragmentaritet i përjashtimeve. Përjashtimet stimuluan sistematikisht nje grup miltantësh: Patriotë-tradhtarë; vrasës-çlirimtarë; bandë-ushtri; trima-frikacakë.
Mehdi Frashëri, kur e trajton temën e robërisë, konkludon me të drejtë: E tërë kjo robëri e hapi një gropë të gjerë dhe të thellë midis shqiptarëve dhe qytetërimit europian.
Por ne jemi sot nje popull qe pasi kane gjetur identitetin kombetar, kerkojme europianin. Nuk jemi me mirenjohes qe I shpetuam zhdukjes, por te etur per te vazhduar me tej. Identiteti shqiptar, është duke u konsoliduar, duke u ngritur, duke na bere ne ta pranojme si pjese tonen.Historia botërore tregon se shumë popuj të lashtë janë shuar, shumë gjuhë antike janë harruar dhe shumë qytetërime janë zhdukur. Kjo faze kaloi, sot kerkojme dicka tjeter..
Punoi: ©Gledis Kodra